Politikë

Pasi nuk faktoi dot farsën elektorale me votën brenda vendit, Berisha i 'qepet’ diasporës: Rama i manipuloi, kemi provat!

20 Qershor, 12:52| Përditesimi: 20 Qershor, 15:24

  • Share

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, teksa nuk ka arritur dot që të provojë farsën elektorale të 11 majit nëpërmjet votimit brenda vendit, ku pretendoi trenin bullgar që i doli vetëm devijim votash preferenciale brenda partisë së tij sipas rinumërimit të deritanishëm, i është “qepur” tani votës së diasporës.

Në një dalje sot për gazetarët, (dje paralajmëroi se do kishte lajme të reja), Berisha deklaroi “luftën pa kompromis për votën e lirë të diasporës”. Një kauzë e re kjo e tij, ku pretendon proces manipulimi dhe parregullsi me votën e diasporës. Dukshëm ai po kërkon që të shpallet i pavlefshëm edhe ky proces, nëpërmjet të cilit do të arrijë synimet e qarta politike për tezën e “farsës elektorale”.

KAS deri tani ka rrëzuar PD pothuajse në të gjitha qarqet, kurse në këto që po rinumërohen nuk po gjendet provë apo trend për përmbysje dhe faktim. KQZ fillimisht, KAS më pas dhe aktualisht Kolegji në 4 qarqe, e ka rrëzuar PD për pavlefshmëri dhe përsëritje zgjedhjesh. Berishës i ka mbetur rruga e procesit të Diasporës, nëpërmjet të cilës do kërkojë të shpallë pavlefshmërinë. Deri tani është vendosur të hapet vetëm vota e diasporës për qarkun e Durrësit.

“Diaspora të mobilizohet kundër narkodiktaturës së Edi Ramës. U realizua manipulimi më i madh i votës së diasporës nga Rama. Duhet të rikthejmë të drejtën e votës së lirë të diasporës shqiptare. Ftoj qytetarët shqiptarë që të përgatiten për një luftë pa kompromis ndaj narkoshtetit, për krimin antikushtetues, ndaj të drejtës së votës”, tha ai.

Ndërsa më tej kaloi tek ato që i deklaroi prova të dokumentuara, që i kishin ardhur nga Selaniku i Greqisë prej grupit të shqiptarëve, “kali i tij i betejës” edhe gjatë nisjes së procesit të numërimit të parë, ku kërkoi të bllokonte numërimin e votave të diasporës së Greqisë, por u rrëzua nga KQZ e KAS.

“Këtu kemi video se si Edi Rama nëpërmjet kontraktorëve të tjerë të shtetëzoj procesin e votimit. Përgëzoj shqiptartë e Selanikut për dokumentimin e shkëlqyer që i kanë bërë manipulimit të këtij procesi”, tha kreu i PD-së, teksa shfaqi edhe intervista me dy nga emigrantët shqiptarë në Greqi, ku nën shënjestër u vu DHL.

Dhe më tej vijoi:

“Këto janë parregullsi të procesit dhe faktohen manipulime e fakte që kalojnë imagjinatën. Ne po bëjmë këtë verifikim, se nuk është i thjeshtë, është i komplikuar dhe konsumues, më i vështirë se kontrolli i videove dhe kutive të votimit. Ky është proces që do i shkojmë deri në fund. Kjo konstaton se sa gjerësisht është përdorur treni bullgar”, tha Berisha mes të tjerash.

Berisha duket se kërkon që nëpërmjet votës së diasporës të arrijë te shpallja e pavlefshme e zgjedhjeve edhe në rang vendi, por deri tani ëshë rrëzuar në dy shkallët e para (KQZ e KAS) dhe po vijon të rrëzohet edhe në të tretën. Kolegji Zgjedhor ka ‘vulosur’ deri tani 4 nga qarqet, duke i certifikuar në total zgjedhjet, përfshi edhe diasporën në këto qarqe.

Berisha u pyet nga gazetarët për strategjinë opozitare në Kuvendin e ri, nëse do shkonin apo do e bojkotonin. Teksa këmbënguli se do fillonte një betejë në të gjitha frontet, ai shtoi se ky është opsioni më i parapëlqyer.

“Vota vdiq pa hyrë në kuti. Nuk mund të ketë kurrë opozitë të vërtetë pa votën e lirë, pa të ajo është e pavlerë. Çdo opsion është në tavolinë, por në tërësi beteja në çdo front është opsioni më i pëlqyer”, tha kreu iselisë blu.

Ora 14:32
Shkolla verore e socialistëve, Berisha thirrje deputetëve të PS: Dorëzoni mandatet, s’keni vend në Parlament, përfaqësues të krimit! Zgjedhje të reja

 

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk la pa komentuar sot as Akademinë Politike të PS-së, e cila zhvillohet me qëllim trajnimin e deputetëve socialistë që marrin mandatin në shtator të këtij viti.

I pyetur nga gazetarët për strategjinë opozitare në vijim dhe Parlamentin e ri në shtator, teksa u shpreh se ligjvënësit e sapozgjedhur socialistë përfaqësonin kartelet e drogës, u bri thirrje edhe që të dorëzojnë mandatin e deputetit, me qëllim që zgjedhjet të përsëriteshin.

Në ditën  kur deputetët e rinj të PS nisën trajnimin në Akademinë Politike, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u kërkoi të lënë mandatin e fituar më 11 maj.

“Me deputetët e partisë së krimit kisha vetëm një fjalë: nuk përfaqësoni popullin, përfaqësoni kartelet e drogës dhe krimin në Shqipëri. Ju vend në parlament nuk keni! Kaq. Dorëzoni mandatet, të bëhen zgjedhje dhe kjo është e gjithë puna. Kanë ndodhur gjëra që ndoshta Treni Bullgar është thjesht njëri komponent se duket se ka pasur dhe ndërhyrje të tjera shumë më të mëdha. Pra, vijnë baronët e drogës. Kjo është e vërteta e parlamentit që vjen”, tha ai mes të tjerash.

A.Q/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ben: 20/06/2025 16:51

    Mbrojtja me e mire,sulmi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Çmimet më të larta se në BE, a mendoni se duhet të ndërhyjë qeveria?