Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk la pa komentuar sot as Akademinë Politike të PS-së, e cila zhvillohet me qëllim trajnimin e deputetëve socialistë që marrin mandatin në shtator të këtij viti.
I pyetur nga gazetarët për strategjinë opozitare në vijim dhe Parlamentin e ri në shtator, teksa u shpreh se ligjvënësit e sapozgjedhur socialistë përfaqësonin kartelet e drogës, u bri thirrje edhe që të dorëzojnë mandatin e deputetit, me qëllim që zgjedhjet të përsëriteshin.
Në ditën kur deputetët e rinj të PS nisën trajnimin në Akademinë Politike, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u kërkoi të lënë mandatin e fituar më 11 maj.
“Me deputetët e partisë së krimit kisha vetëm një fjalë: nuk përfaqësoni popullin, përfaqësoni kartelet e drogës dhe krimin në Shqipëri. Ju vend në parlament nuk keni! Kaq. Dorëzoni mandatet, të bëhen zgjedhje dhe kjo është e gjithë puna. Kanë ndodhur gjëra që ndoshta Treni Bullgar është thjesht njëri komponent se duket se ka pasur dhe ndërhyrje të tjera shumë më të mëdha. Pra, vijnë baronët e drogës. Kjo është e vërteta e parlamentit që vjen”, tha ai mes të tjerash.
Lajmi kryesor:
Pasi nuk faktoi dot farsën elektorale me votën brenda vendit, Berisha i 'qepet’ diasporës: Rama i manipuloi, kemi provat!
A.Q/I.M/ReportTv.al
