Pastiçe me brokoli
Përbërësit:
500 gr makarona tub
800 gr brokoli
200 gr djath ( sipas preferencës )
50 gr parmixhano
pak vaj ulliri
kripë dhe piper të zi
Beshameli
75 ml vaj ulliri
75 gr miell
1 litër lëng brokoli ( nga zierja)
kripë dhe piper të zi
Përgatitja:
Ndajmë brokolin në boçe të vogla. Kërcellin e saj e presim në copëza dhe sëbashku me boçet e vendosim të ziejë në ujë të valuar , me kripë për 4-5 minuta. Largojmë boçet nga tenxherja dhe ruajmë 1 litër lëng nga uji që ziejmë brokolin. Shtojmë në tenxhere dhe pak ujë dhe e lëmë deri sat ë ziejë dhe shtojmë në të makaronat për të valuar, 2 minuta më pak se minutat e shkruara në etiketë.
Në një tigan ngrohim 75 ml vaj ulliri, shtojmë miellin dhe e kaurdisim atë për 203 minuta, shtojmë lëngun e brokolit dhe e përziejmë vazhdimisht deri sa beshamlei të trashet dhe të marrë valë, rregullojmë shijen me kripë, piper të zi dhe e largojmë nga zjarri shtojmë në beshamel pak djath dhe kërcellin e brokolit të prerë në kubikë të vegjël e kalojmë në blender dore dhe e kthejmë atë në krem. Kullojmë makaronat. Lyejmë tavën në fund me pak beshamel.
Shtrojmë një shtresë makarona mbi to vendosim një shtresë me brokoli dhe disa kubikë me djath. Beshamel dhe përsëri vazhdojmë përsërisim shtresat, makarona, brokoli, djath, beshamel, në fund spërkatim mirë me parmixhano dhe vendosim pastiçen në furrë në temperaturë 190 gradë Celsius për 20-25 minuta.