Pastrimi i parave nga Drejtoria e Pastrimit, në Agjenci të Inteligjencës! Xhoxhi: Rrisim pagat, të ngjashme me Byronë e Hetimit

6 Mars 2023, 20:53| Përditesimi: 6 Mars 2023, 22:58

  • Share

Hetimi i pastrimit të parave përmes kriptomonedhave dhe zgjidhja e krizës së burimeve njerëzore, janë thelbi i ndryshimeve ligjore të propozuara nga Deputeti socialist Klevis Xhoxhi. Ndër amendamentet e propozuara është edhe ndërrimi i emrit nga “Drejtoria e Pergjithshme e Parandalimit te Pastrimit te Parave" në "Agjencia e Inteligjences Financiare”.

Për eliminuar vakancat e krijuara, Xhoxhi tha se propozohen paga më të larta, të karahasueshme me Byronë Kombëtare të Hetimit, por edhe duke I nxjerrë punonjësit nga skema e shërbimit Civil.

“Niveli i pagave të lidhet me nivelin e organeve në sistemin e drejtësisë, pikë referimi të jetë paga e drejtorit të përgjithshëm të Byrosë Kombëtare të Hetimit,” tha Xhoxhi.

Po ashtu parashikohet hetimi i rasteve të këmbimit të kriptomonedhave, si dhe këmbimi mes valutave të ndryshme, përmes gjurmimit të IP-ve ku bëhen këto transaksione. Sipas ndryshimeve ligjore, Agjencia e Inteligjencës Financiare ka akses në fushën e komunikimeve elektronike, ku mund të kërkojë informacion, të dhëna dhe dokumente të plota nga operatorët që lidhet me identifikimin e klientëve apo abonentëve. Operatorët iu përgjigjen kërkesave të Agjencisë brenda 10 ditëve, dhe në raste urgjente brenda një afati më të shkurtër. Në të kundërt mund të përballen me penalitete.

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?