Kronikë

Pastrimi i Vlorës nga mbeturinat, Rama thumbon Lelin: S’jemi në pyjet e Amazonës! Nuk duhet ushtria për të pastruar territorin

7 Nëntor 2021, 12:02| Përditesimi: 7 Nëntor 2021, 12:18

  • Share

Kryeministri Edi Rama aksionin për pastrimin e Shqipërisë e ka nisur nga Pylli i Sodës në Vlorë, ku nuk la pa thumbuar kryebashkiakun Dritan Leli se në vend që Vlora të ishte model është kthyer në shembullin më të shëmtuar të abuzimit me mjedisin. Rama u shpreh se nuk jemi në pyet e Amazonës, që ky territor të mos pastrohet dot nga strukturat e Bashkisë.

“Nëse Kryetari i Bashkisë do ti bjerë kryq e tërthor me makinë kësaj hapësire, mjaftojnë 3 minuta. Nuk jemi në pyjet e Amazonës, nuk duhet as ushtria, as gjysma e qeverisë, as deputetët, as vullnetarët, për të pastruar këtë territor.Vlora në fakt në vend që të ishte model, pasi siç është bërë model për transformimin, për pikat e tërheqjes së më shumë turistëve, për rritjen e aktiviteteve të biznesit të vogël, për mbledhjen e të ardhurave, rritjen e xhiros është paralelisht modeli më i shëmtuar për abuzimin me mjedisin dhe indiferencën lapidare të bashkisë që është e pakonceptueshme. Këtu nuk ka nevojë për ushtri dhe vullnetarë, apo që të vij unë e gjysmën e qeverisë, por mjafton kryetrari i bashkisë dhe 5 veta të tjerë me një qese në dorë çdo ditë dhe duke i thënë qytetarëve ‘mos na ktheni prapë këtu’, pylli i Sodës të bëhet një vend ku askush nuk hedh më asnjë mbeturinë tjetër”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama në Vlorë: Task-forcë pastrimi për bregdetin, sanksione kryebashkiakëve që krijojnë vendgrumbullime të paligjshme plehrash! Bashkitë që mbajnë pastër vendin, paratë u kthehen pas


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?