TIRANË- Nëse administratori i pallatit te Rruga e Kosovarëve nuk do të kishte njoftuar policinë, Alda Klosi ndoshta s’do kishte folur kurrë për eurot dhe bizhuteritë e vjedhura në banesën e saj. Report Tv pati një bisedë telefonike me administratorin Ajet Nelaj, i cili thotë gjithashtu se nuk e kishte e parë pastruesen të hynte në shtëpi.
“Të them të drejtën unë kam informuar policinë por unë nuk di dhe nuk kam asnjë lloj të dhëne për atë punë, fare, absolutisht. Atë personin (Alda Kolën) e njoh pjesërisht sepse ka ardhur kohët e fundit aty në pallat, jo më tepër se dy muaj apo një muaj e gjysmë ka pasur aty ajo kur ka ndodhur kjo ngjarje. Unë çuditem që si kam parë (Rozeta Dobin dhe të birin), jo vetëm unë por edhe pallati që nuk i ka parë ata persona të qarkullojnë, atë pastruesen dhe atë djalin në pallat. Kur kanë ardhur, kur vinin e kur shkonin, nuk më kanë dalë para syve fare, fare në memorien time”, tha administratori.
Hetuesit kanë dyshime se pastruesja Rozeta Dobi të ketë vjedhur edhe në shtëpi të tjera, pasi me publikimin e lajmit të vjedhjes në shtëpinë e ish-shefes së kabinetit të ministrit Arben Ahmetajt, persona të ndryshëm kanë identifikuar si të tyret disa nga bizhuteritë e vjedhura, por sipas burimeve, nuk kanë bërë denoncim në kohën që sendet kanë humbur. 410 mijë eurot e gjetura me kontrollin e dytë në banesën e pastrueses, të fshehura tek aspiratori janë ende pa Zot, pasi Rozeta Dobi ka zgjedhur të mos flasë në gjykatë, por vetëm në polici në deklaratën e parë ka pranuar se 120 mijë euro, përfshirë në këtë vlerë edhe bizhuteritë, i ka marrë në shtëpinë e Alda Klosit.
Report Tv ka zbardhur përgjimin e nënë e bir, Rozeta e Havier Dobi, në ambientet e paraburgimit, i cili riktheu blutë për kontroll në banesë. Diskutimi i të dyve ka qenë me kode, duke u shprehur se paratë janë lart në shtëpi, të cilat do i përdorte Rozeta për të nxjerrë Havierin nga burgu, çka dëshmon se ajo do të merrte vetë fajin përsipër.
Havieri: Çfarë ke thënë ti për mua?
Rozeta: Asgjë, do rri unë këtu! (Nënkupton se do marrë përsipër vjedhjen)
Havieri: Lekët atje lart të shtëpia do t’i nxjerr unë.
Në vijim të përgjimit, Rozeta Dobi dëgjohet të kritikojë të birin pse ka marrë shumë para dhe ai i përgjigjet se ka marrë vetëm 50 mijë, duke nënkuptuar euro.
Por, çfarë thonë banorët për ish-shefen e kabinetit të Arben Ahmetaj, fqinjën e tyre për të cilën ka nisur hetimi për origjinën e parave që kishte në banesë?
“Të marrësh e të fusësh në shtëpi e të vjedhësh është poshtërsia më e madhe. Një shqiptar që të jep bukë dhe nga ana tjetër pastaj ta vjedhës, unë se di, nuk e imagjinoj dot se çfarë njeriu mund të jetë ai; Jo o bir jo, nuk e kam njohur, unë nuk dalë; Absolutisht jo”, deklarojnë banorët e Rrugës së Kosovarëve.
Ish-shefja e kabinetit të Arben Ahmetaj, Alda Klosi sipas të dhënave që Shqiptarja.com disponon është pronare dhe bashkëpronare e 7 pasurive të paluajtshme në Shëngjin dhe në Tiranë. Dy apartamente në Shëngjin në pronësi të saj i ka marrë me kontratë dhurimi në tetor 2021 dhe nuk dihet nga kush janë dhuruar dhe as rrethanat. Në kryeqytet Klosi është bashkëpronare në 3 apartamente, dy truall me sipërfaqe 376 m2 dhe makinë Toyota RAV4, e vitit 2013. Mbetet për t'u parë nëse Alda Klosi, si subjekt i deklarimit të pasurive, i ka deklaruar apo jo paratë që mbante në banesë, bizhuteritë si dhe pasuritë e paluajtshme në Shëngjin dhe Tiranë.
Rozeta Dobi, vijonte të punonte pastruese në shtëpinë e Klosit deri në momentin që e vodhi. Në apartament hyri lehtësisht pasi i kishte bërë kopje çelësit, por derën e la të hapur dhe shtëpinë e ktheu përmbys duke dashur ta bëjë të besojë se në shtëpi i kishin hyrë hajdutë, pa menduar se policia do të binte në gjurmët e saj dhe të birit që e priti të largoheshin me makinë me kasafortën, florinj e diamant mbështjellë në batanije.
Janë zbuluar dy emra të tjerë që janë grabitur nga pastruesja Rozeta Dobi, e arrestuar për vjedhjen e banesës së Alda Klosit, ish-shefes së kabinetit të Arben Ahmetajt.
Sipas mediave përflitet se personat në fjalë janë Leonard Ciko e Altin Dine. Këta të fundit kanë deklaruar në prokurori se 49-vjeçarja u ka vjedhur vetëm bizhuteri, po jo para.
Një tjetër personazh i njohur që kanë rënë pre e grabitjes është edhe eksperti Ervin Karamuço.
Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço ka rënë pre e vjedhjes nga pastruesja Rozeta Dobi, e cila i vodhi zyrtares Alda Klosi 120 mijë euro, ndërsa rreth 500 mijë euro të tjera iu gjetën në shtëpi.
Dobit iu gjetën edhe bizhuteri me vlerë, ndrësa Karamuço ka treguar se i është vjedhur një unazë ‘Ervinit me dashuri’, që e kishte dedikim nga gruara. Karamuço ka thënë për Albeu.com se 49-vjeçarja Rozeta Dobi ka qenë njëherë në shtëpinë e tij kur e kanë lyer atë dhe i ka vjedhur unazën, e cila tashmë i është kthyer nga policia.
“Unaza në fjalë më përket mua. Ka një dedikim: Ervinit me dashuri! Gruaja në fjalë ka qenë njëherë në shtëpinë tonë kur kemi lyer dhe duket se në atë moment ka kryer vjedhjen”, tha Karamuço për Albeu.com duke shtuar se e kishte denoncuar humbjen e unazës, ndërsa pas arrestimit të Dobit është telefonuar nga policia, të cilët u kanë konfirmuar gjetjen e sendit.
“E njohën për shkak të dedikimit. Më morën në telefon dhe më thanë që unaza u gjet”, tha ai për Albeu.com
Zbardhet përgjimi mes Rozeta e Havier Dobit që zbuloi mbi 400 mijë euro e tjera në shtëpinë e Rozeta dhe Havier Dobit. Të dy janë përgjuar teksa flasin me njëri-tjetrin edhe për vlera të tjera parash që i kishin akoma në banesë dhe që nuk janë gjetur nga policia. Diskutimi i nënë e bir ka qenë me kode, duke u shprehur se paratë janë lart në shtëpi, të cilat do i përdorte Rozeta për të nxjerrë Havierin nga burgu. Pas përgjimit policia menjëherë zbarkoi në banesë dhe gjeti 404 800 euro, 8500 dollarë dhe aksesorë floriri, të cilat ishin të paketuara, të fshehura në tubin e aspirimit.
Në bisedë ka edhe një debat nënë e bir për para që ka prishur 20-vjeçari.Rozeta Dobi dëgjohet të kritikojë të birin, teksa ai i thotë se ka marrë vetëm 50.
Biseda e nënë e bir
Havieri: Çfarë ke thënë ti për mua
Rozeta: Asgjë do rri unë këtu
(Nënkupton se do ta marre ajo përsipër vjedhjen)
Havieri: Lekët atje lart të shtëpia do t’i nxjerr unë
(Bazuar në këtë fjali është urdhëruar kontroll i dytë ku u gjetën paratë e tjera në tubin e aspirimit)
Me pas Rozeta Dobi dëgjohet të kritikojë të birin pse ka marrë shumë para. Ai i përgjigjet kam marre vetëm 50 mije duke nënkuptuar euro
Nuk ka sufllaqe sot??? Shum qetsi...ku jan Agimi,Miri, Agroni, Zana...
PërgjigjuPo organet e verifikimit te pasurise, ILDKPKI duhet te jene me proaktive
PërgjigjuAto lek sdo ken qen as te rozetes as te kesaj klosit kushedi ku fle lepuri,eshte metod e mir per te shpetuar ish keshilltarja dhe pastuesja del me dicka nga kjo histori ose familja e pastrueses.
PërgjigjuAjo qe i ka vjedhur e di se ne cilen shtepi, kshu ska ne nevoje te pritet per denoncues, te pyesin Rozeten.
Përgjigju