Nënë e bir para gjykatës

Vodhën qindra mijëra euro, zbardhet biseda e përgjuar e nënë e bir në komisarit! Rozeta Dobi: Do rri unë këtu! Havier Dobi: Ç’ke thënë për mua?

10 Janar 2023, 11:26| Përditesimi: 10 Janar 2023, 15:43

  • Share

Zbardhet përgjimi mes Rozeta e Havier Dobit që zbuloi mbi 400 mijë euro e tjera në shtëpinë e Rozeta dhe Havier Dobit. Të dy janë përgjuar teksa flasin me njëri-tjetrin edhe për vlera të tjera parash që i kishin akoma në banesë dhe që nuk janë gjetur nga policia. Diskutimi i nënë e bir ka qenë me kode, duke u shprehur se paratë janë lart në shtëpi, të cilat do i përdorte Rozeta për të nxjerrë Havierin nga burgu. Pas përgjimit policia menjëherë zbarkoi në banesë dhe gjeti  404 800 euro, 8500 dollarë dhe aksesorë floriri, të cilat ishin të paketuara, të fshehura në tubin e aspirimit.

Në bisedë ka edhe një debat nënë e bir për para që ka prishur 20-vjeçari.Rozeta Dobi dëgjohet të kritikojë të birin, teksa ai i thotë se ka marrë vetëm 50. 

Biseda e nënë e bir

Havieri: Çfarë ke thënë ti për mua

Rozeta: Asgjë do rri unë këtu

(Nënkupton se do ta marre ajo përsipër vjedhjen)

Havieri: Lekët atje lart të shtëpia do t’i nxjerr unë

(Bazuar në këtë fjali është urdhëruar kontroll i dytë ku u gjetën paratë e tjera në tubin e aspirimit)

Me pas Rozeta Dobi dëgjohet të kritikojë të birin pse ka marrë shumë para. Ai i përgjigjet kam marre vetëm 50 mije duke nënkuptuar euro


Lajmi kryesor:

Pastrueses iu gjetën mbi 550 mijë euro në shtëpi, ende ‘jetime’ 400 mijë euro! Administratori i pallatit raportoi i pari vjedhjen! Nis verifikimi i pasurisë për zyrtaren


K.T.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?