Pasuria në fshat vjen nga trafiku i drogës? Andrea Shtëpenja në Report Tv: Kam qenë i dënuar me burg! Familja nuk ka lidhje, babanë e njeh e gjithë zona

22 Qershor 2022, 14:11| Përditesimi: 22 Qershor 2022, 16:03

  • Share

Dënimi me 5 vite burg për trafik droge në Itali i Andrea Shtëpenjës ka bërë që i gjithë fshati Kozare të paraqitet në GJKKO për të dëshmuar. Në një intervistë për gazetarin e Report Tv, Arsen Rusta, vetë Andrea Shtëpenja konfirmoi se ka qenë i dënuar por kërkon që familjarët të mos ndikohen nga veprimet e tij të së shkuarës.

"Kam qenë i dënuar, çfarë problemi kam bërë, e kam paguar. Tani nuk e kuptoj çfarë kanë familjarët e mi. Nuk ka ndonjë lidhje me jetën time familjare çfarë kam bërë unë, kështu që çfarë kanë, e kanë ata", tha Andrea Shtëpenja, i cili ka ndërruar mbiemrin nga Shtëpenja në Dinga.

Ndërsa i ati nuk ka pranuar të shkojë në gjykatën e posaçme me pretendimin se po korr grurë, ndonëse dyshohet se ka pasuri prej parave të krimit. E ëma e Andreas, Ruzhdije Shtëpenja tha se çdo gjë e kanë përfituar nga puna me 3 autokambajna.

"Kërkon të dijë pse kemi blerë shtëpi. Kemi kaq vite që punojmë me 3 kambajna për misër dhe grurë. Fëmijët kanë qenë në Greqi e Itali. Ai nuk ka lekë për vete, jo për mua. Ndejti 5 vite në burg atje dhe erdhi. Kemi paguar për rrobat se erdhi lakuriq. Kërkoj drejtësi. Nëse i kam me lekë droge, t'i marrë", tha Andrea Shtëpenja.

Ndërsa Andrea shtoi se është larguar rreth moshës 12-13 vjeçare nga Shqipëria, por nuk ka punuar që në atë moshë. Ndër të tjera thotë se prindërit nuk kanë asnjë lidhje me të shkuarën e tij pasi i ati ka vite që punon.

"Kushdo që të shkojë, këdo që të pyesi do u thojë se e njeh të gjitha zona, ka qenë mekanik, brigadier i mjeteve bujqësore dhe nuk ka asnjë mashtrim në mes. Unë nuk e dija se isha jashtë dhe kur kam ardhur, ditën e 3 më erdhën në shtëpi. Mendoja se do vinin, por çfarë lidhje kanë me familjarët. Jetoj me prindërit", tha Andrea Shtëpenja.


Lajmi kryesor:

Gjyq i pazakontë në GJKKO, 240 fshatarë dëshmitarë! OFL ‘në sitë’ pasurinë e fermerit: E bëri nga paratë e trafiqeve të të birit! I akuzuari: Punoj me autokombajnë


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?