Patate me spinaq dhe kos ( në furrë) nga zonja Vjollca

10 Dhjetor 2020, 11:34| Përditesimi: 10 Dhjetor 2020, 12:14

  • Share

Patate me spinaq dhe kos ( në furrë)

Pëbërësit:

1 kg spinaq

1 kg patate

1 qepë

vaj

kripë, piper të zi dhe arrëmoskat

1 lugë çaji piper të kuq

150 gr djath të bardhë

Salca

3 vezë

1 lugë çaj miell

500 gr kos

kripë, piper të zi arrëmoskat

1 thelpi hudhër

Përgatitja:

Lajmë dhe kullojmë spinaqin. E presim atë hollë, qërojmë patatet dhe i presim ato në feta rrumbullake. Në një tigan me vaj bimor skuqim patatet sa të zverdhen ( jo të marrin ngjyrë, i largojmë nga tigani duke i vendosur në një pjatë me letër kuzhine )

Në një tigan tjetër vendosim 3 lugë gjelle vaj ulliri shtojmë qepën të prerë në kubikë të vegjël, e kaurdisim qepën deri sa të bëhet transparente. Shtojmë spinaqin dhe i përziejmë sëbashku deri sa spinaqi të ulë volumin. Shtojmë kripë, piper të zi, arrëmoskat, piper të kuq, vazhdojmë përzierjen, vendosim kapakun për 2-3 minuta dhe e largojmë nga zjarri. Në një tepsi shtojmë 1 rresht patate një rresht spinaq përsëri një rresht patate, përsëri spinaq vazhdojmë me patatet dhe alternojmë shtresat sa të përfundojë spinaqi dhe patatet.

Më pas në një tas rrahim 3 vezë, shtojmë kripë, piper të zi, arrëmoskat, 1 lugë gjielli miell, kos, 1 thelpi hudhër. I përziejmë mirë sëbashku dhe shtojmë mbi rreshtin e fundit të patateve. Vendosim tepsinë në furrë në temperaturë 190 gradë Celsius për 25 minuta.Pasi të ftohet pak e presim dhe e shërbejmë të vakët.

D.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?