Vlore/ ‘Pavarësia’, hotelet dalin me paketë turistike festive: 2500 lekë nata për person, përfshirë dhe mëngjesin

21 Nëntor 2023, 17:00| Përditesimi: 21 Nëntor 2023, 17:45

  • Share

Vlorë- Në prag të festës Kombëtare të Pavarësisë, qyteti ku i Ismail Qemali ngriti flamurin 111 vite më parë, synon të jetë edhe këtë vit epiqendra e festimeve.  

Të gjithë operatorët turistikë të Vlorës kanë dalë me një paketë të përbashkët duke synuar të tërheqin sa më vendas e turistë. Nga data 23-29 nëntor, kushdo që prenoton dy netë në hotelet e Vlorës, përfiton natën e tretë të qëndrimit falas. Po kështu hyrja në të gjithë muzetë dhe kalatë do të jetë pa bileta për festa.

“Të gjithë sipërmarrësit kanë dalë me një paketë të unifikuar; 2500 lek/ nata për person, përfshirë mëngjesin. Rezervimi duhet bërë për dy netë dhe nata e tretë është falas”, tha Luixhino Isufaj.

Administratorët e hoteleve ne Vlore konfirmojnë njëkohësisht se interesimi për prenotimet ka nisur prej fillimit te muajit nëntor dhe janë kryesisht shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë së veriut.

“Janë shqiptarët e Kosovës ata që vijnë gjithmonë me flamur në dorë. Patriotët që zgjedhin Vlorën edhe këtë nëntor”, tha Vasil Bedinaj.

Nga data 23 deri më 29 nëntor në qytetin bregdetar do të organizohen një sërë aktivitetesh kulturore e sportive për festën e Pavarësisë dhe të Çlirimit.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?