Politikë

PD bllokon numërimin e votës nga Greqia, Celibashi: Po vlerësojmë situatën, do marrim vendim! Askush nuk mund ta sfidojë ligjin

12 Maj, 00:23| Përditesimi: 12 Maj, 00:39

  • Share

 

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka folur për kontestimin e PD për votat e Greqisë

“Mesazhet që përcollën në përfundim të procesit ët votimit, nuk kanë rezonuar mirë për të gjithë, po vlerësojmë situatën, kemi komunikuar me anëtarët e grupeve të numërimit për ta zgjidhur këtë situatë. Është në kompetencën e anëtarëve të grupit të numërimit për të vlerësuar çdo zarf, nëse ata nuk marrin vendim, këtë vendim e merr komisioni i administrimit të votave nga jashtë. Do marrim një vendim me këtë situatë. Jemi duke e vlerësuar, po bëjmë të gjitha përpjekjet që procesi të ecë.

Do marrim një vendim për ta zgjidhur këtë situatë. Me çfarëdolloj veshje askush nuk mund ta sfidojë ligjin, ne kemi gjithë qetësinë për ta zgjidhur. Është çështje kohe që çdo të kthehet në shinat e ligjit. Nëse dikush ka iluzione që me tematika të caktuara ka interes të sfidojë ligjin, është çështje kohe. Për ne është e rëndësishme që vendimmarrjet të jenë të qarta dhe të pakontestueshme nga kushdo. Nuk po i plotësojmë tekat një subjekti”, tha Celibashi.


Lajmi kryesor:

Diaspora/ PD bllokon numërimin e votës së Greqisë, KQZ merr vendimin: Zarfet do lihen mënjanë, numërohen vetëm votat e shteteve të tjera! Balla: Po shkelet ligji (VIDEO)


SI.E./E.H/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria votoi për Kuvendin e ri, si ju duk procesi i votimit?