Partia Demokratike dega Fier ka festuar sot njëkohësisht Ditën e Pavarësisë edhe Ditën e Çlirimit të Shqipërisë. Ish depuetet i PD Fier Luan Baçi së bashku me anëtar dhe simpatizantë të PD kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora me lule në memorialin kushtuar 28 nëntorit.
Të pranishëm kanë qenë dhe një grup flautistësh të cilët kanë shoqëruar homazhet.
"Jemi këtu si çdo vit në 28 nëntor si një ditë e veçantë për gjithë shqiptarët kudo që janë është një ditë e veçantë jo vetëm për shqiptarët e Shqipërisë por për të gjithë shqiptarët në të gjithë botën. 28 nëntori si ditë kombëtare e shpalljes së pavarësisë ku Ismail bej Vlora së bashku me njerëz të shquar shqiptarë. I kujtojmë me respekt dhe nderim të veçantë këta burra të nderuar. Urojmë që Shqipëria të jetë e lirë dhe e pavarur gjithmonë. Urojmë gjithë shqiptarët kudo që janë për të kaluar sa më shpejt këtë kohë ku jemi" - tha Baçi.
Lajmi kryesor:
Nëntori i dytë i pazakontë/ Sot 108 vite nga shpallja e Pavarësisë! Meta, Ruçi dhe Rama në Vlorë! Kryeministri: Gëzuar për Thaçin dhe luftëtarët e tjerë të UÇK
E.M./ReportTv.al