Këshilli Bashkiak Shkodër

Politikë

PD dhe PSD bëhen bashkë, bllokojnë sërish këshillin bashkiak të Shkodrës! Një këshilltar i Doshit 'thyen' bojkotin dhe shkon te Benet Beci

7 Maj, 19:54| Përditesimi: 7 Maj, 23:26

  • Share

Për herë të dytë bllokohet mbledhja e Këshillit Bashkiak në Shkodër.

Këshilltarët e Partisë Demokratike janë larguar nga salla, duke vendosur të bojkotojnë mbledhjen e Këshillit Bashkiak, ndërsa Partia Socialdemokrate e kishte paralajmëruar një ditë më parë se nuk do të merrte pjesë, duke e cilësuar rendin e ditës si të motivuar politikisht dhe abuziv, në prag të zgjedhjeve të 11 majit.

Zëvendëskryetarët e Bashkisë Shkodër theksuan se projektvendimet në rend dite ishin të një rëndësie të veçantë, pasi përfshinin miratimin e fondit 6% të ndihmës ekonomike për familjet në nevojë, menaxhimin e sezonit turistik në plazhet e Velipojës, dhe investime në fushën e kulturës. 

Sipas përfaqësuesve të bashkisë, vendimi i bojkotit është i motivuar politikisht dhe nuk i shërben interesit të qytetarëve, të cilët presin zgjidhje konkrete dhe jo përplasje partiake.

Këshilltarët e mazhorancës e konsideruan bojkotin si një akt të turpshëm, që i vë interesat partiake mbi nevojat reale të komunitetit dhe paralizon funksionimin normal të qeverisjes vendore.

Një këshilltar i PSD Gjovalin Ndoj bëri një lëvizje surprizë këtë të mërkurë dhe vendosi t'i bashkohet grupit të PS, duke mbështetur investimet dhe zhvillimin e Shkodrës.

Ky është rasti i dytë radhazi ku mbledhja e Këshillit Bashkiak dështon për shkak të mungesës së kuorumit, duke shtyrë vendime thelbësore që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e përditshme të qytetarëve të Shkodrës.

Ora 19:08
Shkodër/ Një këshilltar bashkiak largohet nga PSD-ja e Tom Doshit dhe i bashkohet PS-së! Gjovalin Ndoji shpall mbështetjen për Benet Becin

Shkodër- Gara e fortë elektorale në qarkun e Shkodrës ka sjellë edhe lëvizje tek forcat politike vendore.

Gjovalin Ndoj, anëtar i Këshillit Bashkiak i zgjedhur nën siglën e Partisë Socialdemokrate (PSD), të Tom Doshit, ka braktisur sot këtë forcë politike (7 maj).

Ai ka shpallur publikisht mbështetjen e tij për Partinë Socialiste dhe për punën e kryer deri tani nga kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci.

PSD është forcë me peshë në këtë qark, teksa kohët e fundit ka pasur edhe një garë brenda Këshillit Bashkiak, ku këshilltarët e PSD kanë bllokuar disa nga projektet apoligjet e Bashkisë.

H.K/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se zgjedhjet do ndikojnë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së?