Politikë

PD e PS përplasen për 11 majin/ Tabaku: S'ishin zgjedhje europiane! Balla: Brenda qershorit hapen të gjithë kapitujt, po bllokoni integrimin

2 Qershor, 15:41| Përditesimi: 2 Qershor, 15:46

  • Share

Zgjedhjet mbaruan dhe palët iu rikthyen sërish debatit dhe retorikës politike në pozitat e fituesve dhe humbësve.

Për opozitën zgjedhjet e 11 majit ishin hapa pas në procesin e integrimit europian

“Vetëm zgjedhje europaine nuk ishin, një mundësi e humbur. Këto zgjedhje të konfirmuara edhe nga OSBE treguan që jo vetëm nuk jemi gati, por ishin hapa pas në organizmin e proceseve zgjedhore. Nuk ka rëndësi sa grupkapituj hap, rëndësi ka sesi përmirësohen standardet. Më vjen keq që këtë mundësi të humbur Shqipëria e pati vetëm 1 vit pas hapjes së negociatave”, tha Tabaku.

Ndërsa mazhoranca akuzon opozitën se po përpiqet të bllokojë integrimin europian të vendit, tentativë që sipas Taulant Ballës do të jetë e dështuar, pasi Shqipëria do të çelë të gjithë grupkapitujt brenda këtij muaji.

“Këto ishin zgjedhjet më të mira që ka zhvilluar Shqipëria. Të dalim nga retorika e njëjtë dhe individuale e një personi që nuk ka pranuar kurrë rezultat zgjedhjes. Është e turpshme për partinë që ju përfaqësoni, që dërgoni letra lartë e poshtë ku kërkoni kushtëzimin apo bllokimin e negociatave me Shqipërinë sa i përket marrëveshjes së anëtarësimit për hallet personale të një personi që ka marrë peng partinë”, u shpreh Balla.

Balla i referohet rezolutës së një organizate të partive të djathta IDC-CDI për zgjedhjet e 11 majit, ku me propozim të Partisë Demokratike është kërkuar kushtëzimi i procesit të integrimit evropian me “reforma konkrete zgjedhore”. Diskutimet u zhvilluan në komisionin për çështjet evropiane ku u miratuan 3 marrëveshje që lidhen me fondet e paranëtarësimit që Shqipëria përfiton nga Bashkimi Evropian.

Ndonëse Sali Berisha ka deklaruar se PD do të miratojë të gjitha ligjet që kanë të bëjnë me integrimin dhe bashkimin europian, në komisionin e politikës së jashtme dhe atë të çështjeve europiane, opozita nuk mori pjesë në votimin e fondeve të paraanëtarësimit nga Komisioni Europian.

SI.E./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ben: 02/06/2025 17:34

    Tabaku,iden si Sala ne qendrim.Kjo eshte deputetja më pa ngjyre e Pd-ës.Kjo ben gam gam qe ta shohi Sala.Hajde Jorida,kur do ta keni koncertin e dyte muzikor,qe te tundesh belin e holle?

    Përgjigju
  • Linda: 02/06/2025 17:14

    Jorida Tabaku ologarja hajdutja te largohet urgjentisht nga komisini i negociatave se po tregon edhe nje here se sa e pa fytyre eshte vazhdon te punoj kunder interesave te popullit shqiptar!! Dosja qe pritet te hapet ndaj saj ne Spak cuditerisht nuk po hapet nga drejtesia shqiptare!!!!!!!

    Përgjigju
  • Mara emigrante ne Itali: 02/06/2025 17:04

    Po pse lodheni neper komisione , si gjithmon PS nderton , pd i shkateron .A ka ligj per kete parti antishqiptare ? Çfar pret drejtesia , sovrani vendos dhe as nje Force apo parti tjeter nuk ka te drejte te zhbej vullnetin e sovranità.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Bëri mirë Berisha që akuzoi Shqipërinë si narkoshtet në samitin e PPE?