Partia Demokratike

Politikë

PD: Gjykatat e pushtetit lirojnë eksponentët e PS, burgosin opozitën! Irena nxori nga arresti lejtnantët e korrupsionit në Tropojë

1 Gusht, 15:42| Përditesimi: 1 Gusht, 15:56

  • Share

Partia Demokratike denoncoi GJKKO-në sot se liroi përfaqësuesit e Partisë Socialiste të Bashkisë së Tropojës nga arresti, teksa ndjek standard tjetër me opozitën, duke ia burgosur drejtuesit.

Selia blu e quan skandal lirimin e sotëm të kryebashkiakut të Tropojës, Rexh Byberi dhe nënkryetarit Abedin Kërrnaja nga arresti shtëpiak, pas gjashtë muajsh mase shtrënguese, si dhe moskalimin e dosjes për gjykim, duke akuzuar gjyqtaren Irena Gjoka.

“Gjykatat e pushtetit lirojnë eksponentët e PS, burgosin opozitën. Irena me tre mbiemra nxorri nga arresti lejtnantët e korrupsionit në Tropojë”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.

PD e cilëson kapje të sistemit të drejtësisë dhe dëshmi se drejtësia në Shqipëri nuk është e pavarur.

Deklarata e plotë e PD-së:

“Partia Demokratike e Shqipërisë dënon me forcë një tjetër akt të rëndë të kapjes dhe përdorimit politik të drejtësisë nga regjimi i Edi Ramës, për të mbrojtur pushtetin e tij te dale nga farsa elektorale.

Sot, gjyqtarja me ‘tre mbiemra’, Irena Gjoka, një prej simboleve të drejtësisë së kapur dhe të komanduar politikisht, ka vendosur të shpëtoje pushtetin e dalë nga gryka e zgjedhjeve te vjedhura te 11 majit, duke liruar kryetarin e bashkisë Tropojë, Rexh Byberin, dhe nënkryetarin Abedin Kernaja. Të dy janë lejtnantë të korrupsionit dhe farsës elektorale të Edi Ramës në Tropojë.

Vendimi i Gjykatës së Posaçme është një tjetër dëshmi të qartë se drejtësia në Shqipëri nuk është e pavarur, por funksionon si një instrument i verbër në duart e Edi Ramës. Me Byberin dhe Kërnajen vendoset një precedent edhe në radhët e hajdutëve në PS: Rama mbron dhe lëshon kë të dojë. Të dy këta janë të parrezikshëm për pushtetin në Tiranë, por të nevojshëm për të mbajtur pushtetin e krimit në Tropojë.

Ndërkohë që opozitarët përndiqen, izolohen dhe mbahen në ‘arrest; pa prova, vetëm mbi bazën e urdhrave politikë.

E njëjta gjyqtare që sot i shërben Partisë Socialiste duke liruar 2 kryebashkiake të korruptuar, mbajti për 333 ditë në ‘arrest shtëpie’ liderin historik të opozitës, Sali Berisha, pa asnjë provë, me një proces te montuar dhe dirigjuar politik, me qellim politik hakmarrës zhbërjen e opozitës.

Po kjo drejtësi e kapur ka kthyer Ilir Metën në një të burgosur politik. Burgosi për një vit deputetin e opozitës Ervin Salianji, mbajti në qeli e arrest shtëpiak anëtarin e këshillit kombëtar të PD, Jamarbër Malltezi, përndjek kryetarin e Partisë Republikane, Fatmir Mediu.

Rama nëpërmjet Irena se Ballës dhe Altinit të Troplinëve, kërkon të eliminojë çdo zë kritik dhe çdo kundërshtar politik.

Me këtë vendim të sotëm, Irena Gjoka duket se i ka bërë një tjetër shërbim Edi Ramës, pasi nëse kryebashkiaku do të vazhdonte të qëndronte në masën ‘arrestit’ bashkia e Tropojës që pothuajse 1 vit funksionon me nënkryetar, duhet të shkonte në zgjedhje.

Kapja e drejtësisë është kërcënimi më i madh ndaj të ardhmes europiane të Shqipërisë. Nuk mund të ketë integrim, nuk mund të ketë zhvillim dhe nuk mund të ketë drejtësi pa një sistem gjyqësor të pavarur dhe të çliruar nga regjimi i Edi Ramës”.

A.Q/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Prokuroria, GJL e Dhoma Avokatisë kundër Kodit Penal, a duhet ndryshuar drafti?