Partia Demokratike thotë se presidenti Ilir Meta është në aleancë me Sali Berishën. Sipas PD-së, Meta e tregoi hapur sot në një deklaratë për mediat, se pati edhe rol aktiv në sulmin ndaj selisë qendrore protestën e 8 janarit, duke ju referuar telefonatës me Belind Këlliçin të presidentit, ku e udhëzonte si të protestonte para selisë. Aleanca mes Metës dhe Berishës, ka vetëm një qëllim sipas PD-së, për të shkatërruar këtë parti, vetëm për faktin se ajo nuk bëhet bunker ku strehohen ata që kanë halle personale. Partia Demokratike ka ripërsëritur kërkesën që Ilir Meta dhe njerëzit e tij të qëndrojnë larg selisë së Partisë Demokratike.
‘Qëndrimi i sotëm i Ilir Metës, ku nuk fshehu aleancën me Sali Berishën kundër Partisë Demokratike dhe rolin e tij aktiv në sulmin ndaj selisë qendrore të Partisë Demokratike, është e vërteta tronditëse që po kuptojnë dita-ditës demokratët. Sali Berisha dhe Ilir Meta janë në një aleancë për të shkatërruar Partinë Demokratike, vetëm për faktin se ajo nuk bëhet bunker ku strehohen ata që kanë halle personale. Partia Demokratike ripërsërit kërkesën që Ilir Meta dhe njerëzit e tij të qëndrojnë larg selisë së Partisë Demokratike. Koha kur PD përdorej si mburojë nga Ilir Meta ka përfunduar në 9 Shtator, kur PD u distancua nga Sali Berisha. Ndërhyrja e Presidentit të Republikës, njëlloj si Edi Rama, në një debat të brendshëm në Partinë Demokratike, tregon atë që kemi thënë që në nisje, që trekëndëshin Berisha-Rama-Meta e bashkon një hall i madh, por që nuk është as halli i Partisë Demokratike dhe as halli i qytetarëve shqiptarë.’- shkruan PD.
Në protestën e 8 janarit, Ilir Meta nuk ka luajtur rolin e tij si president për të mbajtur një qëndrim asnjanës, por ka dalë hapur në mbrojtje të Sali Berishës, ndaj të cilit për të disatën herë e tregon hapur dashamirësinë që ka për të. Vetë ai, ka bërë publik një mesazh në Whatsapp me deputetin demokrat, mbështetës i Berishës, Belind Këlliçi ku i jepte këshilla dhe e orientonte mbi mënyrën se si duhet të sillen në protestë. Mesazhi i është dërguar Këlliçit, pak minuta para se të hapej dera dhe protestuesit të "mësynin" në selinë blu dhe Meta e këshillonte që të ruanin qetësinë nga provokimet.
8 ditë pas protestës, heshtja e tij ka marrë fund ku del hapur duke përkrahur dhunën e Sali Berishës! Këtë herë mbështetjen nuk e ka bërë përmes statuseve në Facebook, por nga zyra e presidentit. Ai tha se kishte dhunë nga të dyja palët, por theksin e vuri te dyert e blinduara në selinë blu si edhe prezencën e personave të armatosura brenda PD-së, që e cilësoi si alarmante dhe të dënueshme dhe jo te varret, çekiçët apo edhe shkallët.
Pasi presidenti Ilir Meta ka deklaruar se ai ka shkëmbyer mesazhe me deputetin Belind Këlliçin lidhur me protestën në selinë blu dhe i ka thënë që të mos bien pre e provokime, PD e akuzon atë si bashkëorganizator të dhunë ndaj PD.
Partia Demokratik shkruan se Meta jepte direktiva në protestë që të dhunonin e shkatërroni selinë blu.
"Ilir Meta u shfaq sot si bashkëorganizator i dhunës ndaj PD. Ai merrte informacion dhe jepte direktiva për sulmin nga banda e Berishës. Berisha dhe Meta donin ta shkatërronin PD-në për hallin e tyre, por nuk ja dolën", shkruan PD.
Gjatë konferencës së sotme, Ilir Meta doli në mbrojtje të Sali Berishës dhe protestës së tij të dhunshme duke bërë publik edhe një mesazh në Whatsapp me deputetin demokrat, mbështetës i Berishës, Belind Këlliçi ku i jepte këshilla dhe e orientonte mbi mënyrën se si duhet të sillen në protestë.
O njerez te vuajtur e puntore keta kriminele e hajduter e hellin vallen bashke duhet te zgjohemi nga ky gjum i thelle e te besojme tek dicka e re jo me me keta
Përgjigju