Pasi presidenti Ilir Meta ka deklaruar se ai ka shkëmbyer mesazhe me deputetin Belind Këlliçin lidhur me protestën në selinë blu dhe i ka thënë që të mos bien pre e provokime, PD e akuzon atë si bashkëorganizator të dhunë ndaj PD.
Partia Demokratik shkruan se Meta jepte direktiva në protestë që të dhunonin e shkatërroni selinë blu.
"Ilir Meta u shfaq sot si bashkëorganizator i dhunës ndaj PD. Ai merrte informacion dhe jepte direktiva për sulmin nga banda e Berishës. Berisha dhe Meta donin ta shkatërronin PD-në për hallin e tyre, por nuk ja dolën", shkruan PD.
Gjatë konferencës së sotme, Ilir Meta doli në mbrojtje të Sali Berishës dhe protestës së tij të dhunshme duke bërë publik edhe një mesazh në Whatsapp me deputetin demokrat, mbështetës i Berishës, Belind Këlliçi ku i jepte këshilla dhe e orientonte mbi mënyrën se si duhet të sillen në protestë.
Lajmi kryesor:
Basha i përgjigjet presidentit: Tronditëse! Meta pranoi rolin në sulmin ndaj selisë! Është në aleancë me Berishën për të shkatërruar PD-në
//ReportTv.al