Nga një mbledhje e KAS-it

Politikë

PD kërkoi pavlefshmëri të rezultatit në Dibër, KAS ua rrëzon ankimimin! Në shqyrtim ka mbetur vetëm Elbasani

11 Qershor, 18:40| Përditesimi: 11 Qershor, 20:22

  • Share

1749466799_kas.JPG

Nga një mbledhje e KAS-it

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve rëzoi sot ankimim e Partisë Demokratike për shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve të 11 majit dhe përsëritjen e tyre për qarkun Shkodër dhe Dibër. 

Me shumicë votash, KAS vendosi të rrëzonte kërkesën e PD-ADSHM për qarkun e Dibrës mbledhje që në fakt u shty pas kërkesave të reja dhe rinumërimit të 42 kutive të pretenduara nga kandidati Xhemal Gjuknshi, për vjedhje të votave preferenciale të votave brenda partisë. Rinumërimi faktoi devijimin e votave brenda PD-së në dëm të Gjunkshit dhe favor të Përparim Spahiut, por sipas KAS nuk zjell ndryshim rezultati.

Në përfundim u rrëzuan të gjitha kërkesat e PD-ADSHM dhe kandidatit, si për rinumërim total, ashtu edhe për pavlefshmëri, duke i dhënë fund procesit të shqyrtimit për këtë qark. Por KAS vendosi që rinumërimi i bërë për 42 kutitë, të pasqyrohej në tabelat përmbledhëse, pra të reflektohej rezultati i rinumërimit të votave preferenciale në tabelën përfundimtare.

Aktualisht ka mbetur vetëm qarku Elbasan në proces. Më parë KAS kishte rrëzuar PD-në edhe për qarqet Berat, Korçë, Gjirokastër, Vlorë, Kukës dhe Lezhë.

Ndërkohë që ka vendosur me iniciativë të 2 anëtarëve të PD-së, e drejtë ligjore që ia njeh Kodi Zgjedhor, rinumërimin e të gjitha kutive të qarkut Tiranë pas ankimimit të kandidateve të PD-së që pretendojnë transferim vote brenda partisë, rinumërim tëkutive edhe në qarkun e Fierit, si dhe rinumërim të pjesshëm në Durrës, për 2 KZAZ, votat e diasporës dhe 60 kuti të pretenduara nga kandidati Aulon Kalaja.

PD aktualisht ka dërguar në Kolegjin Zgjedhor me padi rrëzimet që i ka bërë KAS për qarqet e Gjirokastrës, Kukësit dhe Korçës.


Lajmi kryesor:

Hapen 42 kutitë e Dibrës, demokratët vodhën votat e njëri-tjetrit! Ngushtohet diferenca Spahiu-Gjunkshi! KAS rrëzon ankimin e PD për Shkodrën


A.Q/S.B/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord me kërkesën e gjyqtarëve për rritje të pagës me 700 euro?