Foto nga KAS

Politikë

Zgjedhjet e 11 majit/ Kërkoi pavlefshmëri të rezultatit në Kukës, KAS rrëzon ankimin e PD: S'keni prova

5 Qershor, 10:19| Përditesimi: 5 Qershor, 14:29

  • Share

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve, (KAS) ka rrëzuar ditën e sotme ankimimin e PD-së pas kërkesës për pavlefshmëri të rezultatit në qarkun e Kukësit në zgjedhjet e 11 Majit. Rezultati përfundimtar në qarkun e Kukësit doli 2 mandate për demokratët dhe 1 mandat nga socialistët.  

Kjo është kërkesa e parë që i rrëzohet PD për pavlefshmëri të zgjedhjeve, ndërsa vijon shqyrtimi dhe për qarqet e tjera . 

KAS vendosi rrëzimin e kërkesës së Partisë Demokratike-ASHM, duke argumentuar se nuk kishte prova të mjaftueshme për të çuar pavlefshmëri dhe në rivotim në qarkun e Kukësit. Votat nuk do të rinumërohen dhe rezultati mbetet i pandryshuar.

'Detyra jonë si trup nuk ka qenë të përcaktojmë nëse janë të vërteta të gjitha faktet apo jo në seancat e parashtruara. Detyra jonë ka qenë që, midis morisë së fakteve, të identifikonim ato fakte që kanë lidhje me kërkesën për pavlefshmëri zgjedhjesh. Për këtë të fundit, ne duhej të verifikonim nëse provohej vërtetësia e tyre. Pas kësaj, do të verifikonim se sa kanë ndikuar ato në rezultatin e zgjedhjeve. Vendimi ynë nuk duhet të bazohet mbi hipoteza, por mbi prova. Kemi vendosur rrëzimin e kërkesës ankimore numër 37, për subjektin zgjedhor PD-ASHM, për shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve të datës 11.05.2025 në zonën e Kukësit, si të pambështetur në ligj dhe në prova.'-tha Ilirjan Rusmali 

PD paraqiti si prova të vetme për qarkun Kukës vetëm raportin e OSBE-ODIHR dhe një lajm të portlait të familjes Berisha, ku pretendohej se Eduard Shalsi   akuzohet se u ka ushtruar presion policëve, por në fakt ajo foto është publikuar nga vetë Eduard Shalsi ditën e dëshmorëve, në nderim të një polici të rënë në krye të detyrës.


Lajmi kryesor:

Dy anëtarët e PD në KAS vendosin rinumërim votash për qarkun e Tiranës, do hapen 1282 kuti! Rrëzohet ankimi i opozitës në 4 qarqe


H.K/SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni vendimin për rinumërimin e kutive të Qarkut Tiranë?