Gjergji Nika

Politikë

PD mbështet Dionis Sotën në Vlorë/ Anëtari i Këshillit Bashkiak, Gjergji Nika kritika Berishës: Strategjia me kandidatë të pavarur s’e heq përgjegjësinë politike

11 Tetor, 09:04| Përditesimi: 11 Tetor, 10:01

  • Share

Strategjia e PD-së për të mbështetur kandidatë të pavarur për zgjedhjet në 5 bashki ka sjellë pakënaqësi. Në Vlorë, aty ku edhe kanë nisur reagimet e para, kandidat i pavarur është Dionis Sota. Anëtari i djathtë i Këshillit Bashkiak Gjergji Nika thekson se një qasje e tillë tregon rrënimin e partisë.

Në një reagim në rrjete sociale, teksa rendit në një listë kandidatët dhe kryetarët e PD për Vlorën ndër vite, shprehet se procesi politik në këtë qytet ka degraduar nga gara reale dhe alternativa e vërtetë.

“Nuk është e lehtë, madje është e dhimbshme të shohësh qytetin tënd të rrëshqasë nga një periudhë ku kandidaturat kishin qytetari, peshë, integritet, pasion dhe vizion, në një realitet ku gjithçka është kthyer në një lojë interesash, tallje dhe degradim moral.”, shkruan ai, ndërsa shton se kandidati i opozitës duhet të kishte një peshë reale, dhe jo të jetë një eksperiment.

Sipas tij, mbështetja për kandidatë të pavarur dhe jashtë politikës nuk e heq përgjegjësinë nga opozita. Ai thotë se kandidatura me integritet është kushti më minial që duhet plotësuar. Më tej, arsyeton se qyteti i Vlorës ka nevojë për një kandidat të vërtetë dhe jo për emra që “janë dhuratë për pushtetin”.

Reagimi i plotë:

Rrënimi i Partisë Demokratike

Gjergji Nika

Nuk është e lehtë, madje është e dhimbshme të shohësh qytetin tënd të rrëshqasë nga një periudhë ku kandidaturat kishin qytetari, peshë, integritet, pasion dhe vizion, në një realitet ku gjithçka është kthyer në një lojë interesash, tallje dhe degradim moral.

Vlora ka pasur njerëz që kanë kontribuar me vlera të qarta qytetare dhe politike, por ndër vite, përfaqësimi lokal është dobësuar ndjeshëm.

Kryetarët dhe kandidatët për Bashkinë Vlorë ndër vite:

1992 – Kryetar: Elham Sharra

1996 – Kryetar: Gezim Zilja

1997 – Kryetar i komanduar: Agron Shehu

1999 – Esat Hasani

2003 – Kristaq Bisholla

2007 – Kreshnik Alimerko

2011 – Ardian Kollozi

2015 – Genc Deromemaj

2019 – Opozita nuk mori pjesë – asnjë kandidat

2023 – Hysni Sharra

2025 - (09 Nëntor) – Zgjedhje të parakohshme – kandidati?.... No comment

Kjo listë tregon qartë degradimin e procesit politik në qytet: nga gara reale dhe përfaqësim i peshës politike, në periudha ku mungon alternativa e vërtetë.

Kandidati i opozitës në Vlorë për zgjedhjet e pjesshme duhet të kishte peshë reale politike dhe kontribute qytetare të prekshme, jo produkt kompromisesh, eksperimenteve apo mungesë emrash apo alternativash.

Mbështetja e opozitës për kandidatë "jashtë politikës" nuk e zhvendos përgjegjësinë politike, sepse drejtimi i qytetit është përgjegjësi politike dhe institucionale.

Sot, në vend të pasionit dhe vlerave, kemi vetëm interes dhe degradim moral.

Kandidatura me integritet nuk është luks moral, por kusht minimal për përfaqësim real.

Por integriteti nuk është slogan. Nuk ka nevojë për deklarime, sepse njerëzit me integritet njihen nga jeta e tyre, nga mënyra si kanë jetuar e punuar, nga aftësia për të thënë “Jo”. Një njeri që ka heshtur përballë padrejtësisë, që ka përfituar nga pushteti apo që ka ndryshuar qëndrime sipas erës politike, nuk mund të bëhet papritur simbol i moralit publik.

Vlora ka nevojë për një kthesë të vërtetë, për njerëz me integritet, vizion dhe lidhje reale me qytetin.

Vlora nuk ka nevojë për kandidatë të opozitës dhe që janë dhuratë për pushtetin!

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kualifikueset e Botërorit, si e parashikoni ‘finalen‘ Serbi-Shqipëri?