Partia Demokratike mblodhi sot Kryesinë për herë të parë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, kur shënuan humbjen e radhës në betejën elektorale. Mbledhja nisi me fjalën e kryedemokratit Sali Berisha, i cili siç pritej, tha se Kryesia do të diskutonte për humbjen në zgjedhje, të cilat opozita i quan “farsë elektorale”.
Në fjalën e tij para anëtarëve të Kryesisë, Sali Berisha bëri sërish akuza ndaj qeverisë duke thënë se Shqipëria është në diktaturë autokratike. Por kjo gjë, siç tha Berisha, nuk është shumë e njohur dhe nuk është kuptuar nga qytetarët dhe anëtarët e mbështetësit e PD-së.
Për këta të fundit, kryedemokrati u shpreh se është gabim i Partisë Demokratike sepse ka bërë punë të dobët për të bindur qytetarët, që sipas tij, vendi është në diktaturë autokratike.
“Jemi mbledhur për qëndrimin e forcës tonë politike ndaj farsës elektorale të 11 majit 2025. PD si forca kryesore opozitare, u angazhuan në një përpjekje intensive serioze ndërkombëtare për paraqitjen e gjendjes së rëndë. E theksoj këtë moment si një moment të një rëndësie kapitale sepse për fat të keq, për shkaqe më shumë njohje nuk është gjerësisht realizuar se Shqipëria përjeton një diktaturë autokratike. Kjo sigurisht më shqetëson në opinionin publik, por më tepër më shqetëson në anëtarësinë dhe mbështetësit tanë. Kjo nuk vjen nga mosdashja e tyre, ka disa faktorë por njëri prej tyre është puna e dobët e jona për të qartësuar anëtarësinë dhe mbështetësit tanë në këto koncepte fondamentale politike. Diktaturat totalitare, ata që e përjetuan thonë që kjo e sotmja nuk është e tillë. Dhe kanë të drejtë. Sepse diktatura totalitare përjashton pluralizmin, diktatura autoritare nuk e përjashton por e shtyp pluralizmin. Dhe është mizore në përqëndrimin e të gjitha pushteteve në një dorë”.
Teksa vijoi akuzat për zgjedhjet, Sali Berisha deklaroi se 218 mijë punonjës të administratës shtetërore janë zgjedhur nga Partia Socialiste.
“Nga 220 mijë rrogëtarë të këtij shteti, nga presidenti tek punonjësi më i thjeshtë, vetëm 2000 nuk janë emëruar apo zgjedhur nga partia shtet. 218 mijë në një përqëndrim pothuajse total i përkasin partisë shtet, partisë së krimit. Jetojmë në një diktaturë autokratike sepse, siç kanë faktuar studime të pavarura nga ne, 90 përqind e audiencës dhe hapësirës mediatike kontrollohet nga qeveria dhe mediat e qeverisë. Cilido që lexon Hannah Arendt apo autorë të tjerë, gjen se në mungesë të medieve të lira, mund të ndodhë çdo gjë. Dhe se diktaturat, totalitare apo jototalitare, për t’u instaluar nuk duan gjë tjetër përveçse kontrollin e mediave. Kontrolli i medieve është kontrolli i informacionit. Pa media të lira nuk ka informacion. Qytetarët mashtrohen dhe vetëm mashtrohen. Askush nuk mund të gjykojë duke u nisur nga mjedisi rreth tij. Por kur studimi tregon se audiencën e dominojnë ato media që në doktrinën e mashtrimit paraqesin disfatat për suksese, bëjnë gjithçka të përqendrohen në çështje tretësore, katërsore, për të shmangur skandalet, listën e zezë të rekordeve të qeverisë.
Siç pritej, Sali Berisha i kërkoi Kryesisë së PD që të mos i njohë zgjedhjet e 11 majit, por tha se Parlament do të futen për ta bërë aty betejën.
“Ftoj Kryesinë që të mos njohim këto zgjedhje. Njohja e këtyre zgjedhjeve do bënte PD bashkëautore në një farsë më e shëmtuara në 32 vite. Duke kërkuar këtë nga kryesia, unë di se ka një debat të marrim pjesë të mos marrim pjesë në parlament. Ja u them ju personalisht: Unë mendoj se në këtë diktaturë ne nuk duhet të lëmë asnjë hapësirë bosh nga e cila të mos luftojmë kundër saj. Dhe në qogftë se ka një gjë themelore që kërkohet nga secili prej nesh, kërkohet qëndrimi si do ndryshojmë ne në raport me narkodiktaturën që ka uzurpuar pushtetin? Cili do jetë qëndrimi ynë i ri? Asnjëri s’kemi bërë sa kemi mundur. Tani kërkohet ribrendim, kërkohet një ndryshim, ndaj para këtij mali të farsës elektorale beteja jonë kërkon energji të reja, forca të reja, forma të reja”, u shpreh Berisha ndër të tjera.
Në këtë mbledhje nuk ishin thirrur deputetët demokratë të cilët nuk u rizgjodhën. Vlen të përmendet se i pranishëm është edhe Ervin Salianji, i cili la qelinë në muajin korrik pasi vuajti dënimin me 1 vit burg për shpifje.
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha thotë se shumë shpejt opozita do të organizojë protesta, por nuk bëri të ditur një datë fikse.
Në përfundim të mbledhjes së Kryesisë së PD, Berisha tha për gazetarët se është dakord me propozimin që dha Ervin Salianji, por nuk ka ende një datë kur do të nisin këto protesta.
Sa i takon sugjerimeve, z.Salianji propozoi që të shoqërohet me revolta, madje me protesta.
Sali Berisha: Absolutisht, një propozim shumë i drejtë. Shumë i drejtë, dhe jam 100% dakord me Ervin Salianjin.
Kur do të nisin protestat z.Berisha?
Sali Berisha: Në kohën më të shpejtë të duhur, dhe unë i garantoj mbështetësit tanë dhe mirëkuptoj gjendjen e tyre, por janë përpara një misioni të ri dhe të madh, misionit të shpëtimit të Shqipërisë nga diktatura autoritare, e bazuar në drogën, krimin dhe vjedhjen e shqiptarëve.
Drejtuesi i partisë do të jetë njëlloj, Sekretari i Pëgjthshëm, kreu i Grupit Parlamentar, dhe pjesa tjetër?
Sali Berisha: Partia Demokratike ka të gjitha fuqitë për të marrë çdo vendim që e quan të drejtë dhe të arsyeshëm.
Do të ketë zgjedhje?
Sali Berisha: Se çfarë do të ketë partia, ka një statut dhe do të jetë në përputhje me statutin e saj. Por, analiza do bëhet, kjo është e sigurtë.
Bashkë me analizën e këtyre zgjedhjeve, do të keni dhe analizën e vitit 2023, zgjedhjet lokale?
Sali Berisha: Jo, në një mënyrë ajo… ke të drejtë që nuk është bërë, por ajo kishte një arsye tjetër, sepse kryetari i partisë u vendos nën arrest 333 ditë, dhe një seri procesesh u bënë të pamundura. Por, u përgatit libri i zi që i damksoi zgjedhjet. Dhe, mbi bazën e atij libri të zi, mbi bazën e atyre fakteve u votuan 4 rezoluta ndërkombëtare, se e 5-ta është pas zgjedhjeve, në të cilat Edi Rama u cilësua si narodiktator që zhvillon farsa elektorale, mbi bazën e atij libri të zi. Pra, nuk u bë brenda partisë, por bëri një punë, e cila i shërbeu, them unë.
Report Tv mësoi se në mbledhjen me dyer të mbyllura të Kryesisë, Salianji kërkoi që protesta të ketë që në ditën e parë të parlamentit, më 12 shtator.
PD mblodhi sot për herë të parë Kryesinë, pas disfatës së thellë të 11 majit. Por, pavarësisht humbjes, anëtarët e Kryesisë u shfaqën mjaft të gëzuar në mbledhje, siç shihet edhe në këto foto.
Të gjithë anëtarët e kryesisë së PD-së janë shfaqur të buzëqeshur dhe shumë miqësor ndaj njëri-tjetrit.
Selia e PD
Partia Demokratike do të mbledhë nesër në 13:00 Grupin Parlamentar. Kjo është mbledhja e parë e grupit pas disfatës së thellë më 11 maj dhe vjen një ditë pas mbledhjes së kryesisë.
“Përshëndetje miq. Nesër ne ora 13:00 zhvillojmë mbledhjen e parë të grupit parlamentar në selinë e Partisë Demokratike. Ju lutem merrni masa për pjesëmarrje”, thuhet në mesazhi e dërguar nga PD.
Po nesër, PS do të mbledhë Asamblenë Kombëtare ku kryeministri Rama pritet të shpallë emrat e qeverisë së re.
Ervin Salianji ka kërkuar në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Partisë Demokratike që opozita të reagojë fuqishëm në ditën e parë të Parlamentit më 12 shtator, pra këtë të premte.
Kjo bëhet e ditur nga burime brenda mbledhjes për gazetaren e Report Tv, Danjela Maloku, e cila ka mësuar se Salianji është shprehur që të ketë reagim në formën e protestave, siç PD ka mbajtur shpesh gjatë vitit të kaluar jashtë parlamentit.
Por kjo kërkesë e Salianjit ka qenë më së shumti një qëndrim i tij, pasi në këtë mbledhje të Kryesisë nuk u diskutua për protestat opozita. Megjithatë, mbetet një alternativë e hapur.
Kujtojmë se në mbledhjen e sotme të Kryesisë së PD, ishin ‘përjashtuar’ deputetët që nuk u rizgjodhën. As Salianji nuk ka mandat deputeti, por ishte thirrur pasi ai në muajin korrik doli nga qelia teksa ishte dënuar me 1 vit burg për shpifje.
Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike në Shkodër, Luçiano Boçi, është shprehur se është bërë një kohë e gjatë që PD-ja nuk po fiton më.
Duke folur për gazetarët nga oborri i selisë blu para se të niste mbledhja e Kryesisë së demokratëve, Luçiano Boçi u shpreh se Partia Demokratike do të bëjë analizën e humbjes së zgjedhjeve. Sipas tij, PD-ja ka bërë analizë zgjedhjesh edhe kur ka fituar, megjithëse ka kaluar disa kohë.
“Analiza është thënë që do bëhet pas vendimit që do marri Kryesia sot dhe pas përcaktimeve të hapave të tjerë të aksionit. Pjesa e organizimit është pjesë e rëndësishme, PD gjithmonë e ka bërë analizën, edhe kur ka fituar, megjithëse kohë e largët kjo paksa. Edhe kur ka humbur në të gjitha rastet është një analizë që është e brendshme, është domosdoshmëri dhe kësaj radhe do bëhet. Përcaktimi i situatave zgjedhore në një parti respekton statusin e saj dhe mandatet zakonisht në demokraci janë 4-vjeçare. Është vota e demokratëve ajo që vendos më pas të gjitha ndryshimet që do bëhen”, u shpreh Luçiano Boçi.
Kurse Ivi Kaso e konsideroi mbledhjen e parë të Kryesisë, si fillimin e proceseve të PD-së.
“Sot është dita e parë e fillimit të proceseve të PD. Në mbledhjen e Kryesisë ku do kristalizohet qëndrimi i artikuluar deri tani mbi farsën zgjedhore të 11 majit”, tha Ivi Kaso.
Parlamenti do të mblidhet për herë të parë pas zgjedhjeve të premten më 12 shtator, që pritet të jetë më shumë një seancë formale.
Edhe pse pritet të nisë një sezon i ri i legjislaturës parlamentare, avazi i demokratëve është i vjetër.
Sali Berisha, në mbledhjen e sotme të Kryesisë së PD, tha se opozita do të nisë Parlamentin me një komision hetimor parlamentar për zgjedhjet.
“Parlamentin do ta hapim prapë me komision hetimor për zgjedhjet, themelor, fjala e lirë, vota e lirë. Ti nxjerrim kriminelët elektoralë para shqiptarëve, siç nxorrëm kriminelët e djegësave. Ti nxjerrim aty”, u shpreh Berisha.
Kujtojmë se edhe në vitin 2021, në shtator opozita kërkon ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për zgjedhjet e 25 prillit, me argumentin se qeveria socialiste bleu votat.
Sali Berisha deklaroi publikisht se Partia Demokratike nuk do t’i njohë zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ku humbi thellë përballë rivalëve socialistë.
Në fjalën e tij në mbledhjen e Kryesisë së PD, e para pas zgjedhjeve, Sali Berisha u kërkoi anëtarëve që të votojnë mosnjohjen e zgjedhjeve.
Por edhe pse PD nuk i njeh zgjedhjet, Sali Berisha tha se do të futen në Parlament dhe nuk do ta bojkotojnë.
“Ftoj Kryesinë që të mos njohim këto zgjedhje. Njohja e këtyre zgjedhjeve do bënte PD bashkëautore në një farsë më e shëmtuara në 32 vite. Duke kërkuar këtë nga kryesia, unë di se ka një debat të marrim pjesë të mos marrim pjesë në parlament. Ja u them ju personalisht: Unë mendoj se në këtë diktaturë ne nuk duhet të lëmë asnjë hapësirë bosh nga e cila të mos luftojmë kundër saj. Dhe në qogftë se ka një gjë themelore që kërkohet nga secili prej nesh, kërkohet qëndrimi si do ndryshojmë ne në raport me narkodiktaturën që ka uzurpuar pushtetin? Cili do jetë qëndrimi ynë i ri? Asnjëri s’kemi bërë sa kemi mundur. Tani kërkohet ribrendim, kërkohet një ndryshim, ndaj para këtij mali të farsës elektorale beteja jonë kërkon energji të reja, forca të reja, forma të reja. Nuk është një variant.
Edhe demokratëve që mendojnë se është më mirë mos futemi në parlament. Jo nuk është më mirë. Në një diktaturë duhet të falenderosh Zotin që të jep mundësinë ta luftosh atë. Në këtë diktaturë e pëson si Salinji, por përsëri s’mund ta mohojmë se mundësitë për ta luftuar janë dhe kërkon një angazhim dhe përkushtim shumë të madh nga secili prej nesh, kërkon shfrytëzimin e të gjitha kapaciteteve në një betejë për t’u rikthyer shqiptarëve votën e lirë e cila me Edi Ramën nuk ndodh kurrë. Me Edi Ramën nuk ka zgjedhje”, u shpreh Sali Berisha.
Komente

o sali kokrra e legenit pse se pranon humbjen dhe qe ste don populli o legen o bastard i ndyre
PërgjigjuO Sali bajga zgjedhjet nuk i njef por lekēt do ti fusēsh nē xhep o wc publike.
PërgjigjuSali je humbës historik.Sali i thonë që nuk ke mendere për të fituar,sepse atë e ke shitur që në kohë tëTitos.Je humbës i lindur,zvaranik që në genë.Sali lëre P.D. të jetë pasuri kombëtare mos e merë me vehte kudo që të shkosh.SALI JE FATKEQËSI E KOMBIT SHQIPTAR E LUMJA SERBI QË TË KA.
PërgjigjuO kriminel , keto jane genjeshtrat e tua kur nuk I njeh zgjedhjet nuk duhet te hysh ne parlament .Je i djegur sali miu , tu shofte rraca e poshter qe ke .Kriminel i lindur .