PD prezanton kandidatin për bashkinë e Vorës, Ymer Markun: Duhet të punojmë dyfish, koha nuk premton

5 Shkurt 2022, 14:51| Përditesimi: 5 Shkurt 2022, 14:52

  • Share

Ymer Marku

Prezantohet kandidati PD për Vorën, Ymer Marku: Vora me qeverisje lokale inekzistente, rindërtimi ka ngecur! Do punoj për qytetarët!

Ditën e sotme në qytetin e Vorës nënkryetarja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku bashkë me Sekretarin Organizativ Flamur Hoxha prezantuan kandidatin e Partisë Demokratike Ymer Markun.

Në një atmosferë tejet të ngrohtë kanditati Marku u mirëprit nga qytetarët e Vorës. Në prezantimin e kandidatit Ymer Marku deputetja Tabaku u shpreh se "Kandidatura e Ymer Markut është realisht zgjedhja e duhur dhe për të ardhmen e Vorës. Ai ka qenë pranë PD dhe ka punuar për forcën tonë politike edhe në ditët e mira edhe në ato të këqija.”

Ky është test dhe ne do ta kalojmë me sukses, u shpreh Tabaku, pasi rivali Markut është një kandidaturë e panjohur dhe pa të shkuar. Vora është keqtrajtuar nga bandat dhe keqqeverisja, koha të zgjedhim të ardhmen!

Pas fjalës së nënkryetares së PD qytetarëve iu drejtua kandidati Ymer Marku. Ai u shpreh se eksperienca e tij politike ëahtë provë e mënyrës se si ai ka punuar dhe di të punojë.

Ne kemi parë një qeveri lokale inekzistente, u shpreh Marku. Rindërtimi nuk ecën dhe qytetarët janë pa shtëpi. Në bashkinë e Vorës gjen më shumë sekserë se sa të punësuar në Bashkinë e Vorës.

Ne duhet të votojmë për të ardhmen, u shpreh Marku, për fëmijët tanë dhe për veten tonë.

Ai u shpreh i bindur që qytetarët e përbuzur dhe trajtuar padrejtësisht nga bashkia Vorë. Në fund të takimit Marku u shpreh se tanimë duhet të punojmë dyfish sepse koha nuk premton.


Lajmi kryesor:

PD prezanton kandidatin për kryebashkiak në Rrogozhinë dhe Shkodër! Ferdinand Saraçi: Demokratët na bashkohen ne dhe jo LSI! Xhemal Bushati: Aleancë vetëm me qytetarët


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?