Deklaratat e kryeministrit Rama, PD i quan tallje me pensionistët që sipas saj janë harruar nga Qeveria. Këshilltari për Çështjet Ekonomike Dorian Teliti, tha se Qeveria ka dështuar edhe në reformën e paralajmëruar të pensioneve 11 vite më parë.
“Pamë se si Kryeministri, ministrat dhe zëdhënësit e tij zyrtarë ose jo, mundoheshin, të justifikoheshin para shqiptarëve, dhe sidomos pensionistëve të harruar prej tyre.
Pamë sot sesi kreu i qeverise dhe stafi i tij na flisnin për arsyet e rreme të mos rritjes sa duhet të pensioneve, dhe për deficitin e skemës së pensioneve. 11 vite më parë ishte i njëjti Kryeministër që na shiste si mrekulli reformën e re të pensioneve, që sipas tij do zgjidhte njëherë e përgjithmonë problemet e pensionistëve. Sot është i gjithëpranuar dështimi i saj nga çdo aktor i tregut, dhe nga pensionistet vetë, dështim të cilin ne e paralajmëruam”, tha Telili ne deklaratë për mediat.
Teliti thekson se çmimet janë rritur me nga 2-3 herë pergjate nje dekade ndersa pensionet janë rritur me pak se 30%.
“U tallet me 790 mijë pensionistë duke u dhënë 25 lekshin ditor, ndërkohë që Kosova fqinje, me një qeverisje serioze i rriti pensionet 5 herë më shumë”, tha ai.