PD: Rama po vjedh me tenderin e respiratorëve, i bleu me dyfishin e çmimit, prokuroria të dalë nga karantina

24 Prill 2020, 14:44| Përditesimi: 24 Prill 2020, 20:36

  • Share

TIRANE-Ish-deputetja demokrate Albana Vokshi akuzon qeverinë për vjedhje me tenderin e respiratorëve. Gjithashtu ajo akuzon se një respirator është blerë nga qeveria me gati dyfishin e çmimit të tregut.

"Sot ne do të tregojmë dokumente zyrtarë që provojnë se qeveria ka vjedhur edhe me tenderin e respiratorëve. Kjo është aparatura që mban në jetë me oksigjen personat në gjendje të rënduar nga sulmi i virusit në mushkëri.

Gati një muaj pas shpërthimit të epidemisë, qeveria porositi më 3 prill, 54 copë respiratorë, një fakt që tregon sesa e papërgatitur ishte për situatën. Kushti kryesor i tenderit ishte koha e shpejtë e sjelljes së respiratorëve. Kompania fituese duhet të sillte 20 respiratorë brenda 7 ditëve dhe të tjerat më vonë.

Por kjo nuk ndodhi. Kontrata u shkel në mënyrë flagrante. Dokumentet qe ne kemi siguruar tregojnë se kompania TBS 96 ka sjellë vetëm 5 respiratorë nga 54. Megjithatë qeveria nuk e ka prishur kontratën me të, siç e detyrim ligji në raste të tilla. Ka vetëm një arsye që mund të çojë një zyrtar të mos zbatojë ligjin dhe ky është rryshfeti, korrupsioni, vjedhja. Shifrat e kontratës e faktojnë këtë.

Një respirator është blerë nga qeveria me gati dyfishin e çmimit të tregut. Një respirator është zhdoganuar me 7.7 milionë lekë dhe është blerë nga qeveria me 14 milionë lekë, pra me çmim gati 2 herë më të lartë. Janë këto çmime stratosferike dhe abuzive arsyeja pse Edi Rama i mban këta tendera sekret, duke paguar qindra milionë lekë më shumë klientët e tij në kohën më të vështirë për qytetarët.

Vetëm kompanisë TBS 96, që ka shkelur kontratën për respiratorët, qeveria e Edi Ramës i ka paguar nga paratë e shqiptarëve 11 milionë euro në 6 vjet. Me siguri Edi Rama do të heshtë edhe sot në përpjekje për t’u fshehur nga skandali që i ka plasur në dorë me kontratat e tij sekrete. Prokuroria duhet të dalë nga karantina, ku e mban qeveria. SPAK ka mjaftueshëm fakte të çojë para drejtësisë hajdutët e qeverisë që bëjnë që pasurohen si të babëzitur, kur shëndeti dhe puna e qytetarëve janë në rrezik" akuzon PD-ja.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • PER EMËN: 24/04/2020 17:34

    Ema respekt po ti tregon që je njeri me kultur e njeri me horizont. Po kjo e pështira femër albana edepsëze vokshi është kryehajdutja e partis pler pd. Kjo mendon se gënje sa më shum se diçka do besohet. Ju shikoni se si e ka deformuar ZOTI ktë femër e ka bër si kallup sapuni se kjo lop ska të ngopur. Kjo po uluret çdo dit se do me çdo kusht të vi në pushtet për ti hyr me kok SHQIPRIS për ta vjedhur e në fund ta shesi SHQIPRIN siç e bën me Detin. Respekt për ju zonja Ema.

    Përgjigju
  • Ema: 24/04/2020 16:21

    Kjo zonja qe flet ne kete menyr e di sa kushton nje aparat i till dhe aq me teper ne kete situat qe ndodhet bota, ato variojm nga 13 mij €-15 mij € nje aparat me cmim fabrike apo dalim e tregojm perralla per kalamajt se nuk kan me cfar te merren gjith diten ne shtepi .

    Përgjigju
  • BURRI SHËMTUAR: 24/04/2020 15:18

    Kjo albana vokshi grua me fytyr burri të shëmtuar është hajdutja numur 1 e partis kak pd. Kjo është më ordinerja e partis kyk. E vetëm di me lef nga mēngjesi deri në dark.

    Përgjigju
  • Vlora: 24/04/2020 14:56

    Po ik moj pise ti bashke me eksorten hajdute te PD .. se ju e katandiset shqiperine ne kete derexhe... pise

    Përgjigju
  • Juri: 24/04/2020 14:50

    Po cfare cmim tregu moj handikapate,mor njerez te keqinj! Jane mbyllur tregjet per respiratoret o hale! Nuk te shet njeri,faleminderit Turqise qe ka bere perjashtim per ne,e ti thuash faleminderit dhe per 5 fish te cmimit po ta shiti,se vend tjeter nuk shet. Tregu thote handikapatja a thua jemi ne kushte normale dhe firmat po bejne gare kush te na i shesi me pare. Ptu fare e keqe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?