Partia Demokratike

Politikë

PD reagon për zjarret: Shqipëria e pushtuar nga flakët, banorët të largohen nga zona e rrezikut! Me Ramën paratë harxhohen për luks

26 Korrik, 21:38| Përditesimi: 26 Korrik, 21:40

  • Share

Partia Demokratike ka reaguar sot për situatën e zjuarreve në vend, duke bërë përgjegjëse qeverinë që ka dështuar në marrjen e masave.

Me një deklaratë për shtyp, selia blu tha se qytetarët duhet të ruhen, pasi me kryeministër Edi ramën paratë shpenzohen për lukse dhe situata e zjarreve do të jetë e njëjtë këtë verë dhe tjetrën.

Teksa dënoi aksionet për lirimin e hapësirave publike dhe atë në Theth, PD bëri përgjegjëse qeverinë për situatën e krijuar, duke u bërë thirrje banorëve që të evakuoheshin në zonat me rrezik të shtuar nga flakët.

Deklarata e Partisë Demokratike:

“Nga Jugu në Veri, Shqipëria është pushtuar nga zjarret.

Ndërkohë që, u bëjmë thirrje banorëve, qytetarëve dhe turistëve të tregojnë kujdes të shtuar, të largohen sa më parë nga zonat e kërcënuara, dhe të ndihmojnë këdo në rrezik. Partia Demokratike shpreh indinjatën e thellë me reagimin minimalist dhe thuajse përqeshës të autoriteteve.

Jo vetëm ndërhyrjet bëhen me vonesë, por janë mungesa e alarmit dhe angazhimit që e bëjnë situatën  të duket edhe më kaotike, kërcënuese dhe dëshpëruese.

Zjarret, përmbytjet, fatkeqësitë natyrore përsëriten në Shqipëri, si në të gjithë botën, dhe kjo nuk është në dorë të qeverive, por përgatitjet, gatishmëria, vullneti, janë detyrë dhe në dorë të tyre.

Siç e kemi parë prej vitesh, qeveria dërgon ushtrinë dhe zjarrfikësit, të cilët u sulen zjarreve me shkurre, me lopata dhe batanije, si në një vend të Botës së Tretë, apo të sapodalë nga lufta dhe në mungesë të mjeteve bazike.

Një pamje tjetër shohim prej tri javësh në Theth, Tiranë dhe gjithandej nëpër Shqipëri.

Për të shembur bujtinat në Theth dhe marrë para shitësit të rigonit në Sarandë, qeveria dërgoi IMT, Tatimet, Policinë dhe Ushtrinë, me mjete të rënda, me arrogancë, të armatosur deri në dhëmbë, në luftë me qytetarët.

Për Edi Ramën, prioritet absolut është uzurpimi i pushtetit lokal, jo zjarret dhe dhjetëra problemet që kërcënojnë qytetarët dhe jetën e tyre.

Për Edi Ramën, prioritet është spektakli me satelitët “Albania 1” dhe “2”, apo dronët për të cilët, pasi i hedh në Facebook për t’u mburrur nuk ka kush as t’i lexojë dhe as kush t’i komandojë. Sepse, Edi Rama e ka bërë ushtrinë e një vendi të NATOs, një organizatë që shkon të fikë zjarret me shkurre dhe pagure.

Prandaj, përballja me zjarret dhe fatkeqësitë natyrore që kërcënojnë qytetarët janë të mekura.

Do të jetë kështu këtë verë dhe tjetrën, sepse Edi Rama nuk kujtohet dhe as kujdeset për infrastrukturën e shtetit, për fondet e emergjencave, për modernzimin e ekipeve të kërkim-shpëtimit. Paratë që i merr nga taksat i bën shpenzime luksi për vete dhe ministrat, udhëtime me charter, koncerte të shtrenjta apo kopësht 4 milion euro në oborrin e Kryeministrisë.

Edi Rama është me pushime, pasi bëri zhurmën me drejtorët, me heqjen e tendave dhe terrorizimin e Thethit, por zjarret nuk bëjnë pushim dhe pyjet, territori, bizneset, shtëpitë dhe jeta e qytetarëve është në rrezik.

Edi Rama nuk është zjarrfikës, por ai nuk mund të lejohet të jetë Kryeministri që hedh Shqipërinë në zjarr”.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Linda: 26/07/2025 23:21

    Per shpifje dembelet e demokratikes jane te paret,sot duhet te jene te zjarret jo te selia per fjalime e neper udhetime!!!Ata qe vjedhin dhe grabisin popullin jane te gjithe keta qe kane gjithe kanalet prone te tyre private qe per cudi drejtesia shqiptare nuk i heton kurre burimet e pronave te tyre !!!

    Përgjigju
  • Beni: 26/07/2025 22:31

    I thote gomari lepurit i ke veshet e gjate dhe keta te pd , kur e kishit ju pushtetin perse nuk keni blere aviona per fikjen e zjarreve ? Keta qe jane sot plera jane por edhe ju te pd nuk ngeleni mbrapa

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Lirim me kusht pas 35 vitesh për të dënuarit përjetë, si e vlerësoni?