Kryetari i Komisionit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani

Politikë

PD 'revoltohet' nga batuta e Ramës për gafën e Trump: Skandal diplomatik! Rrëzohet kërkesa për seancë dëgjimore te Komisioni i Jashtëm

6 Tetor, 13:48| Përditesimi: 6 Tetor, 13:54

  • Share

TIRANË - Përkundër sqarimit të kryeministrit Edi Rama për shakanë për Donald Trump, i cili ngatërroi Shqipërinë me Armeninë teksa fliste për konfliktin mes kësaj të fundit dhe Azerbajxhanit, PD-ja kërkoi seancë dëgjimore në Komisionin për Evropën dhe Punët e Jashtme.Deputetja Albana Vokshi, duke e cilësuar komentin si “skandal diplomatik”,  tha se Rama duhet të japë sqarime në këtë komision, pasi sipas saj, rrezikohen marrëdhëniet diplomatike mes vendit tonë dhe Shteteve të Bashkuara. 

Por Taulant Balla i kujtoi se ky Komision nuk ka “tagër” për të shqyrtuar çështje të tilla, ndërkohë që ripërsëriti edhe njëherë marrëdhëniet e forta mes Shqipërisë dhe SHBA-ve. Edhe kryetari i Komisionit, Igli Hasani tha se maxhoranca nuk e konsideron komentin e Ramës si një skandal diplomatik. 

Në fund, kërkesa e Vokshit për seancë dëgjimore u rrëzua, ashtu sikundër edhe kërkesa e bërë nga Tritan Shehu që Shqipëria të shprehë qëndrimin e saj lidhur me planin 20 pikësh të Trump për paqen në Gaza. 

Pjesë nga diskutimi: 

Albana Vokshi: Për shkak të talljes në kufijtë e një skandali diplomatik që bëri Rama, kërkova që të thirrej kryeministri dhe të raportonte para këtij komisioni. Nuk duhet të presim edhe tre javë të tjera sepse mund të ketë skandale të tjera. Kërkoj që javën që vjen të futet pjesë e axhendës. Të shtohet edhe diskutimi i marrëveshjes me 20 pika të Trump që ka kërkuar zoti Tritan Shehu që herën tjetër. 

Tulant Balla: Unë nk di të kemi në shqyrtim në këtë komision ndonjë nismë ligjore që ka të bëjë me ndonjë çështje që ndërlidh partneritetin e fortë strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA. Jo unë por asnjë deputet i grupit Parlamentar të PS, përfshirë këtu kryetarin e PS nuk kemi asnjë dyshim për fortësinë dhe partneritetin strategik me SHBA. Por në çdo rast e vlerësojmë çdo përpjekje që bën Trump për paqen në botë dhe nuk di të kemi diskutim këtu në tryezë që të bëjmë seancë dëgjimore për këtë çështje. Dhe po ky nen, në një pargraf më sipër, e ka përcaktuar edhe mënyrën se si bëhet kërkesa. 

Igli Hasani: Nuk mendojmë se kemi ndonjë skandal diplomatik, sepse ne i kemi marrëdhëniet të konsoliduar. 

Komenti i kryeministrit të bërë për gafën e Trump, teksa fliste me presidentin francez Emmanuel Macron dhe atë të Azebajxhanit, Ilham Aliyev në Samitin e Komunitetit Politik Evropën në Kopenhagen, bëri xhiron e mediave botërore. Kjo detyroi kryeministrin që të bënte një reagim në X, duke sqaruar se fjala e tij ishte nxjerrë nga konteksti dhe se ishte thjesht një humor mes miqsh dhe asgjë më shumë. 

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Eri: 06/10/2025 14:08

    Boll u lepite tek Trump o ligavece se na veshtiroset figuren e burrit shqiptare, o letyra njerez. Sa karagjoze dukeni kur doni te tregoni ne cdo rast qe jeni gati te uleni ne gjunje, vec administrata Trump t'u shkeli njehere syrin. Imagjino sikur t'i hiqet Non grata Berishes, jarget nga goja e tij do lepinit, qenie pa shtylle kurrizore.

    Përgjigju
    • Mara emigrante ne Itali: 06/10/2025 14:43

      Rama tha nje te vertete qe doli nga goja e Trampit , dhe kjo eshte e vertete .Shume mire beri se trapi i ngateron emrat e shteteve çfar faji ka Rama ? Ju nuk keni per te aritur as nje qellim sepse populli e mbeshtrt Ramen pd lepirese bythe e trapit .

  • Sondazhi i ditës:

    PD pritet të mbështesë kandidatë të pavarur në 6 Bashki, si e vlerësoni?