PD Shkodër ka shkelur heshtjen zgjedhore duke sulmuar politikisht kryesocialistin Edi Rama dhe kryebashkiakun Benet Beci, përmes një deklarate publike.
"Sot është një ditë e rëndësishme për Shkodrën dhe Shqipërinë! Sot kemi në dorë ndryshimin e shumëpritur. Sot kemi mundësinë, përmes votës tonë të lirë, të refuzojmë qeverinë Rilindase dhe qeverisjen e Becit që sollën vetëm shkatërrim dhe varfëri për Shkodrën! Dilni masivisht në votime, pjesëmarrja e secilit prej jush, bën ndryshimin e madh. Një votë ka rëndësi të jashtëzakonshme në ndryshimin e sistemit neokomunist që ka persekutuar Shkodrën në këto 12 vjet! Përpara se të votoni dhe të zgjidhni alternativën, mendoni për mungesën e investimeve, rritjen e çmimeve, rritjen e të gjitha taksave dhe tarifave vendore, rritjen e çmimit të ujit, kthimin me pagesë të autostradave të veriut ndryshe nga jugu që i ka pa pagesë, një diskriminim i pastër ndaj veriorëve! Mendoni për shpopullimin masiv të shkodranëve, të rinjve e të rejave, famijjeve të tëra që kanë lënë Shkodrën në mungesë të shpresës dhe thellimit të varfërisë! Dilni dhe votoni, sot do bëjmë ndryshimin e madh! Fitorja jonë është e padisjutueshme pasi pjesëmarrja dhe shifrat po flasin qartë për një fitore të sigurt të Partisë Demokratie dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore! Sot është dita që të gjithë bashkë t’i kthejmë dinjitetin Shkodrës tonë dhe të dënojmë me votë narko shtetin e Edi Ramës dhe Benet Becit! Sot ata kanë rënë sepse sot vendos qytetaria shkodrane dhe jo krimi e droga! Së bashku për ndryshimin e madh",- thuhet në deklaratën e PD.
Lajmi kryesor:
Voton opozita/ Berisha: Dita e dytë e verës! Salianji nga burgu i Fierit: Dënimi im politik! Meta nga qelia: Nuk lejuan gazetarët të më filmojnë! Basha thirrje të rinjve për votim
K.M/ReportTv.al
