Politikë

Voton opozita/ Berisha: Dita e dytë e verës! Salianji nga burgu i Fierit: Dënimi im politik! Meta nga qelia: Nuk lejuan gazetarët të më filmojnë! Basha thirrje të rinjve për votim

11 Maj, 09:13| Përditesimi: 11 Maj, 18:49

  • Share

TIRANË- Përfaqësues të opozitës votuan për zgjedhjet e 11 majit. Kreu i PD, Sali Berisha bashkë me familjen hodhën votën në qendrën e votimit te Liceut Artistik “Jordan Misja”. Berisha e cilësoi këtë ditë si “dita e dytë e verës”, ndërsa pyetjes nëse do të njohë rezultatin e zgjedhjeve nëse PD humb, ai preferoi t’i shmanget. I pyetur për dokumentet e zbuluara se ka kërkuar vizë për në SHBA, Berisha gënjeu sërish duke thënë se nuk ka kërkuar vizë.

“Atë që kam thënë, do ta them dhe kjo është e vërtetë”, tha Berisha.

Ndërkohë, dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi në arrest shtëpie për aferën Partizani mori leje nga SPAK dhe votoi bashkë me bashkëshorten e tij, Argita Malltezi.

Për herë të parë që pas dënimit për kallëzim të rremë për dosjen Babale, nga burgu i Fierit u shfaq duke votuar ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji, i cili dënimin e tij e cilëson politik. Një mesazh e pati për Ramën.

“Ky është një dënim politik, hakmarrje personale, përdorimi i drejtësisë për interesa personale të Ramës. Njerëzit paguajnë në cirk për të parë shimpanzetë. Është thellësitë dhe qartësisht një kryeministër qe mendon se njerëzit janë kavje, që i nënshtrohen vullnetit të tij personal. Rama ka ndërtuar një Shqipëri ku i nënshtrohen autoritetit të tij personal, ose bandave që janë në fushatë për Ramën", tha Ervin Salianji.

Ndryshe nga Salianji, i cili u shfaq para kamerave me zë e figurë, kreu i PL, Ilir Meta që garon si deputet në listën e hapur të Tiranës të “Aleancës për Shqipërinë Madhështore”, nuk u shfaq para kamerave, ndërsa votën e hodhi në qendrën e votimit te burgu 313. Ai hodhi akuza se gazetarët nuk u lejuan që ta filmonin.

“Sapo patronazhistët njoftuan se unë dola i veshur Kuq e Zi nga qelia e narkoregjimit, gazetarët nuk u lejuan të hynin në qendrën e votimit. Kreu i Organizatës tmerrohet nga ngjyrat Kuq e Zi në përgjithësi por në veçanti nga ngjyrat Kuq e Zi të Ilir Metës sepse ato i kujtojnë atij, por mbi të gjitha të gjithë shqiptarëve patriotë, mbrojtjen e Kushtetutës”, tha Meta në një audiomesazh nga qelia.

I pari që iu drejtua qendrës së votimit nga radhët e opozitës ishte drejtuesi i Koalicionit Euroatlantik Lulzim Basha, i cili votoi së bashku me të bijën. Basha, në një prononcim, apeloi të rinjtë që të shfrytëzojnë të drejtën e votës.

Deputetja Monika Kryemadhi votoi e shoqëruar me të ëmën dhe djalin e saj, Besart Meta. Votën e hodhën edhe krerët e partive të vogla e të reja.

Ora 18:47
Vijon thyerja e heshtjes zgjedhore, PL: Pavarësisht provokimeve të shëmtuara të Edi Ramës, procesi i votimit vazhdon pa u ndalur

1746982115_aa.JPG

Nga opozita vijon thyerja e heshtjes zgjedhore, ku zëdhënësja e fushatës në Partinë e Lirisë, Arla Merja, ka hedhur akuza se qytetarëve u janë bërë provokimeve.

Ajo u bëri thirrje qytetarëvë që të marrin pjesë në votim.

'Pavarësisht parregullsive, incidenteve, provokimeve të shëmtuara të Edi Ramës dhe të të gjithë lakenjve të tij nëpër Shqipëri procesi i votimit vazhdon pa u ndalur.  Ju bëj një thirrje sërish që të merrni pjesë masivisht në votime, kushdo që nuk ka votuar ende, patjetër të shkojë dhe të ushtrojë këtë të drejtë të shenjtë, që lidhet pikërisht me veten e tij dhe familjen e tij. Askush tjetër perveç jush nuk mund ta kryejë këtë detyrë kaq të madhe dhe mënyren e vetme për të zgjidhur problemet e jashtëzakonshme, shumë të rënda që kanë dërrmuar familjen shqiptare. Ky votim, kjo votë e juaja, është një vote edhe për fëmijët edhe për nipat edhe për mbesat edhe të rinjtë që votojnë për veten e tyre’, tha ajo.

Ora 15:36
Zgjedhjet/ Kandidati Aurel Bylykbashi i bën thirrje strukturave të PD: Nxirrni në votime çdo mbështetës tonin

Kandidati për deputet i koalicionit Aleanca për Shqipërinë Madhështore në Qarkun Elbasan, Aurel Bylykbashi, u bën thirrje strukturave të Partisë Demokratike që të kontaktojnë sa më shumë votues dhe t’i nxisin të marrin pjesë në proces.

“Edhe 4 orë kanë mbetur derisa të mbyllen qendrat e votimit. Ftoj të gjithë kryetarët e grup-seksioneve në përgjegjësinë maksimale për atë që duam të arrijmë në këto zgjedhje, të nxjerrim çdo votues të Partisë Demokratike dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore dhe ta drejtojnë drejt kutive të votimit. Nga ana tjetër ftoj çdo kimisioner të Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë me gjithë fuqinë e shpirtit të rezistojnë, të zbatojnë ligjin dhe të mos lejojnë asnjë devijim të votës së qytetarëve. Ky është verdikti jonë, ne shkojmë drejt një fitoreje të sigurt. Prandaj jepini gaz fort sepse edhe 4 orë kanë ngelur deri në momentin që mbyllen kutitë e votimit”,- shprehet

Ora 13:21
Zgjedhjet/ Sali Berisha thyen heshtjen zgjedhore, del në deklaratë për media: Voto për veten tënde, ai që shkel ligjin do mbajë përgjegjësi

 

Kreu i PD Sali Berisha ka thyer heshtjen zgjedhore dhe ka dal në një deklaratë për media ditën e sotme, nga ku u kërkoi qytetarve që të dalin dhe të votojnë.

'Falënderoj ata qytetarë që gjer tani kanë hedhur votën e tyre, kanë votuar duke kryer kështu një detyrim madhor të çdo shqiptari mbi moshën 18-vjeçare. Detyrim madhor ndaj vetes, familjes, shoqërisë, Shqipërisë dhe kombit. Një falënderim i veçantë dhe mirënjohje e pakufishme për ata mijëra e mijëra shqiptare dhe shqiptarë që nuk u regjistruan dot për shkak të burokracirave dhe frikës së qeverisë ndaj votës së tyre, por kanë vërshuar nga ajri, nga toka dhe nga deti dhe janë dyndur sot dhe po votojnë në Shqipëri.

Mirënjohja ime është e pakufishme ndaj tyre. Ata me votën e tyre i gjenden vendit dhe kombit në një moment, në të cilin kanë nevojë shumë të madhe. Së fundmi, edhe njëherë thirrja ime është për çdo shqiptar: voto, voto, voto për veten tënde, për fëmijët e tu, për vendin tënd, për të ardhmen tënde, të fëmijëve të tu, për biznesin, për rrogat, për pensionet, për fermën.

Pra, është një votim më shumë se kurrë për interesat më të rëndësishme të çdo qytetari. Tani, çdo gjë ka një vëzhgim ndërkombëtar shumë serioz dhe vëzhgim kombëtar po kaq serioz. Dhe secili që merr përsipër të shkelë ligjin në këtë proces, do bëhet përgjegjës në mënyrë absolute. Një gjë mund t’u them se sot sovrani jep një verdikt historik. Unë them sot sovrani do japë një verdikt historik dhe kjo është e vërteta. Po cili është ai që nuk i bindet historisë? Pra, kështu është kjo.

Ora 12:56
PD Shkodër shkel heshtjen zgjedhore: Sot kemi mundësinë që përmes votës të refuzojmë qeverinë Rilindase dhe qeverisjen e Becit

PD Shkodër ka shkelur heshtjen zgjedhore duke sulmuar politikisht kryesocialistin Edi Rama dhe kryebashkiakun Benet Beci, përmes një deklarate publike.

"Sot është një ditë e rëndësishme për Shkodrën dhe Shqipërinë! Sot kemi në dorë ndryshimin e shumëpritur. Sot kemi mundësinë, përmes votës tonë të lirë, të refuzojmë qeverinë Rilindase dhe qeverisjen e Becit që sollën vetëm shkatërrim dhe varfëri për Shkodrën! Dilni masivisht në votime, pjesëmarrja e secilit prej jush, bën ndryshimin e madh. Një votë ka rëndësi të jashtëzakonshme në ndryshimin e sistemit neokomunist që ka persekutuar Shkodrën në këto 12 vjet! Përpara se të votoni dhe të zgjidhni alternativën, mendoni për mungesën e investimeve, rritjen e çmimeve, rritjen e të gjitha taksave dhe tarifave vendore, rritjen e çmimit të ujit, kthimin me pagesë të autostradave të veriut ndryshe nga jugu që i ka pa pagesë, një diskriminim i pastër ndaj veriorëve! Mendoni për shpopullimin masiv të shkodranëve, të rinjve e të rejave, famijjeve të tëra që kanë lënë Shkodrën në mungesë të shpresës dhe thellimit të varfërisë! Dilni dhe votoni, sot do bëjmë ndryshimin e madh! Fitorja jonë është e padisjutueshme pasi pjesëmarrja dhe shifrat po flasin qartë për një fitore të sigurt të Partisë Demokratie dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore! Sot është dita që të gjithë bashkë t’i kthejmë dinjitetin Shkodrës tonë dhe të dënojmë me votë narko shtetin e Edi Ramës dhe Benet Becit! Sot ata kanë rënë sepse sot vendos qytetaria shkodrane dhe jo krimi e droga! Së bashku për ndryshimin e madh",- thuhet në deklaratën e PD.

Ora 12:15
Blushi: Administrata e Burgjeve pengoi qëllimisht mediat të komunikonin dhe filmonin Ilir Metën gjatë procesit të votimit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi thotë se administrata e burgjeve ka penguar qëllimisht Ilir Metën që të filmonin gjatë kohës kur ai ka votuar në burgun 313.

"Në emër të Partisë së Lirisë dënoj me forcën më të madhe cënimin flagrant të lirive dhe të drejtave të njeriut, të Kushtetutës dhe Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut ndaj Presidentit të Partisë së Lirisë, z.Ilir Meta, i cili nuk është lejuar të flasë dhe as të filmohet si gjithë të tjerët, në momentin e votimit. Në respekt të interesimit të mediave, që kishin kërkuar të ishin të pranishme, në procesin e votimit të Presidentit të Partisë së Lirisë, z.Metaj ishte dakordësuar prej dy ditësh me administratën e IEPV “Jordan Misja”, pas kërkesës së tyre, që të votonte sot pikërisht në orën 10:00, siç ishin njoftuar edhe mediat nga administrata e burgjeve dhe vet Partia e Lirisë.

Edhe sot në kontaktet që kemi patur me administratën e burgjeve jemi njoftuar se në ora 10:00, mediat do të lejoheshin të merrnin pjesë në procesin e votimit. Por sapo patronazhistët njoftuan se Presidenti i Partisë parlamentare të Lirisë, Z.Ilir Meta doli i veshur Kuq e Zi nga qelia e narkoregjimit, gazetarët nuk u lejuan të hynin në qendrën e votimit.

Ky është një rast flagrant i dhunimit të lirisë dhe të drejtave të njeriut, sa kohë personave të dënuar me vendim gjykate u lejohet të flasin dhe të filmohen gjatë procesit të votimit, ndërsa Presidentit të Partisë së Lirisë, e cila nga nesër do të jetë një parti parlamentare me 12 deputetë, i mohohet e drejta të flasë para mediave dhe t’u përgjigjet interesimit të gazetarëve, i cili mbahet ne izolim ekstrem pa fakte dhe pa prova penale dhe eshte i padenuar.

Kreu i Organizatës tmerrohet nga ngjyrat Kuq e Zi në përgjithësi por në veçanti nga ngjyrat Kuq e Zi të Ilir Metës sepse ato i kujtojnë atij, por mbi të gjitha të gjithë shqiptarëve patriotë, mbrojtjen e Kushtetutës. Se ato u kujtojnë të gjithë shqiptarëve patriotë në Shqipëri dhe anembanë botës mbrojtjen e kufijve të Kosovës nga Presidenti Ilir Metaj.

Edi Rama ka tmerr edhe nga pamjet live të Ilir Metaj sepse ka tmerr nga vota e lirë dhe liria e shqiptarëve. Në emër të Partisë së Lirisë i ftoj të gjithë shqiptarët patriotë dhe kuqezinj, të votojnë, të votojnë dhe vetëm të votojnë. Ndryshon vetëm ai popull që lufton dhe voton! Ne jemi popull shqiponjash dhe sot është koha për ta dëshmuar si kurrë më parë", tha Blushi. 

Ora 12:14
Meta voton nga burgu: Gazetarët nuk u lejuan që të hynin brenda qendrës së votimit

 

 

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka votuar nga burgu për zgjedhjet e 11 majit. Ai ka përcjellë edhe një mesazh nga qelia, ku thotë se gazetarët s’janë lejuar që të hyjnë në qendrën e votimit. 

“Të dashur qytetarë!

Unë sapo votova sepse sot është një ditë historike për të gjithë ju dhe për Shqipërinë tonë!

Në respekt të interesimit të mediave, që kishin kërkuar të ishin të pranishme, në procesin e votimit të Presidentit të Partisë së Lirisë, isha dakordësuar prej dy ditësh me administratën këtu, pas kërkesës së tyre, që të votoja sot pikërisht në orën 10:00, siç ishin njoftuar edhe mediat.

Por sapo patronazhistët njoftuan se unë dola i veshur Kuq e Zi nga qelia e narkoregjimit, gazetarët nuk u lejuan të hynin në qendrën e votimit.

Kreu i Organizatës tmerrohet nga ngjyrat Kuq e Zi në përgjithësi por në veçanti nga ngjyrat Kuq e Zi të Ilir Metës sepse ato i kujtojnë atij, por mbi të gjitha të gjithë shqiptarëve patriotë, mbrojtjen e Kushtetutës.

Se ato u kujtojnë të gjithë shqiptarëve patriotë në Shqipëri dhe anembanë botës mbrojtjen e kufijve të Kosovës nga Presidenti Ilir Metaj.

Ai ka tmerr edhe nga pamjet live të Ilir Metaj sepse ka tmerr nga vota e lirë dhe liria e shqiptarëve.

Ndaj sot në këtë ndeshje historike midis “status quo”-së dhe Ndryshimit i ftoj të gjithë shqiptarët patriotë dhe kuqezinj, të votojnë, të votojnë dhe vetëm të votojnë.

Ndryshon vetëm ai popull që lufton dhe voton!

Ne jemi popull shqiponjash dhe sot është koha për ta dëshmuar si kurrë më parë!”, thotë Meta. 
 

Ora 11:41
Në arrest shtëpie për aferën 'Partizani', Malltezi merr leje për të votuar

 

Jamarbër Malltezi i pandehur i dosjes "Partizani" i është miratuar leja nga prokurori Arben Kraja për të votuar. Siç shihet ai është shoqëruar nga Argita.

Malltezi që prej muajit nëntor të vitit 2023 është lënë në “arrest shtëpie”.

Ora 11:31
Zgjedhjet/ Voton Tom Doshi: Do ‘korrim’ një rezultat surprizues për gjithë Shqipërinë! Nuk bëj koalicion me Berishën, me PS sipas rezultatit

Kreu i PSD, Tom Doshi, ka votuar paraditen e sotme për parlamentin e ri të vendit. Ai tha se PSD do të “korrë” një rezultat surprizues për të gjithë Shqipërinë dhe përjashtoi kategorikisht mundësinë e një koalicioni me Sali Berishën.

“Ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve që të dalin të votojnë sot sepse është dita më e rëndësishme për të ardhmen e tyre për 4 vitet e ardhshme se kush do të jetë përfaqësuesi I tyre në parlament’,- tha Doshi.

“Sot nuk mund të përcaktojmë por kam shuëm shpresë se rezultati për Partinë Social Demokrate do të jetë një surprizë për të gjithë Shqipërinë”,-tha Doshi.

“Me Zotin Berisha nuk bëj koalicion kjo është e rëndësishme. Përsa i përket i përket Partisë Socialiste do të shohim ecurinë e rezultatit”,- tha Doshi.

Ora 10:35
Voton Berisha, sinjalizon se s'do ta njohë rezultatin e zgjedhjeve! Gënjen sërish për vizën në SHBA dhe pse u demaskua me dokumente

 

Kreu i PD, Sali Berisha, së bashku me bashkëshorten, djalin dhe gruan e këtij të fundit, votuan mëngjesin e sotëm për parlamentin e ri.

Berisha u bëri thirrje qytetarëve të votojnë masivisht, por nuk i dha përgjigje pyetjes se a do të njohë rezultatin e këtyre zgjedhjeve.

“Së pari, një thirrje zemre për çdo qytetar shqiptar: Sot të votojnë, të votojnë, të votojë për veten e tyre, për fëmijët e tyre, për pensionet dhe rrogat e tyre, për punën, punësimin, biznesin, fermën e tyre, të votojnë për të ardhmen e fëmijëve të tyre në këtë vend”,- tha Berisha.

“Të votojnë. Unë, meqë më pyet çdo njeri që takova, unë takova njerëz të gëzuar, të sigurtë në votën e tyre dhe mezi presin rezultatin. Pra, do të kemi një ditë të dytë vere. Do të kemi një ditë të dytë vere, ndaj dhe një herë thirrja ime: votoni, votoni, votoni”,- tha Berisha.

Krydemokrati gënjeu edhe pas zbulimit të dokumenteve, duke mohuar sërish se ka kërkuar vizë për udhëtimin në SHBA.

“Ate që kam thënë, do ta them dhe kjo është e vërtetë”,-tha Berisha.

 

Ora 09:47
Zgjedhjet/ Voton Blushi, thirrje qytetarëve: Mos qëndroni në shtëpi, votoni që askush të mos vendosë për të ardhmen e tuaj

Foto: Tedi Blushi

Sekretari i Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka votuar për zgjedhjet parlamentare. Ai u bën thirrje qyteterëve të votojnë që askush tjetër të mos vendosë për të ardhmen e tyre.

"Vota është themeli i lirisë, i dinjitetit dhe i fuqisë së qytetarëve. Demokraci do të thotë pjesëmarrje, ndaj apeli im është pjesëmarrje, pjesëmarrje dhe vetëm pjesëmarrje.

Hallet që kanë zbritur në çdo familje shqiptare mund të ndryshojnë, mund të marrin zgjidhje, vetëm duke votuar. Ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve, të marrin pjesë në votime, të mos qëndrojnë në shtëpitë e tyre, në mënyrë që askush tjetër të mos vendosë për të ardhmen e tyre", thotë Bushi.

Ora 09:30
Zgjedhjet/ Monika Kryemadhi voton me të birin dhe nënën! Besart Metaj: Ju bëj thirrje qytetarëve dilni votoni masivisht

 

Monika Kryemadhi, bashkë djalin dhe nënën e saj, kanë votuar mëngjesin e sotëm për parlamentin e ri. Nëna e deputetes së Partisë së Lirisë pati një problem me identifikimin biometrik, ndaj ky proces për të u zhvillua në mënyrë manuale.

E vetmja mënyrë për të shpëtuar këtë demokraci të brishtë është të shkojmë të votojmë”,-tha për mediat Monika Kryemadhi, duke i pasuar fjalën djalit, Besart Metajt, me arsyetimin se ka ai ka qenë më aktiv në fushatë.

“Në radhë të parë, ju falënderoj juve gazetarëve, sepse jeni ju që do të përcillni informacionin te qytetarët. Në radhë të dytë dhe kryesorja, do të kisha dëshirë t’u bëj thirrje të gjithë qytetarëve të dalin të votojnë masivisht, që këtë ditë votimi, sot, ta kthejmë në një ditë historike”,- tha djali i Monika dhe Ilir Metajt.

 

Ora 09:21
Zgjedhjet, voton kreu i koalicionit 'Nisma Shqipëria bëhet' Adriatik Lapaj

 

Edhe kryetari i koalicionit “Nisma Shqipëria bëhet” Adriatik Lapaj e ushtroi të drejtën e tij të votës. 

Ai votoi në Shkollën e Mesme Ekonomike, e cila ndodhet në rrugën “Myrtezim Këlliçi” në Tiranë.
 

Ora 09:19
Ervin Salianji voton nga burgu i Fierit, thirrje qytetarëve: Votoni masivisht! Dënimi im politik, bandat në fushatë për Ramën

 

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji ka votuar nga burgu i Fierit. Salianji u arrestua në shtator 2024 pasi u shpall fajtor për kallëzim të rremë për dosjen Babale. Pasi votoi, Salianji kishte edhe një mesazh për qytetarët, të cilëve u bëri thirrje të dalin masivisht në votime. Salianji foli edhe për fushatën, për të cilën tha se i mungon, ndërsa dënimin e tij e quajti politik. Një mesazh e kishte edhe për kryeministrin Rama.

"Thirrja ime është për të dalë masivisht në votime, për të bërë të mundur ndryshimin. Masiviteti do bëjnë të mundur për të tejkaluar çdo intimidim.

Ju ka munguar fushata? Padiskutim. Lufta dhe beteja për liri dhe të drejta ka pasur, edhe heronjtë vet në gjithë botën. Kufizimi që më është bërë jo vetëm fizik, pro edhe për të më marrë mandatin që kisha, por si drejtues i Elbasanit, për të më privuar nga pasioni im i madh, duke që është jo vetëm privim, por një mungesë e madhe. Ju e dini, që pavarësisht se çfarë thonë zyrtarët nuk i pyes shumë, prandaj jam këtu se nuk i nënshtrohem vullnetit të qeverisë. Ajo që është e rëndësishme është të fokusohemi te mesazhi. Votoni, votoni pjesëmarrja në votimi dhe tejkalimi i deformimit të zgjedhjeve është ilaçi për të shëruar Shqipërinë.

Ky është një dënim politik, hakmarrje personale, përdorimi i drejtësisë për interesa personale të Ramës. Njerëzit paguajnë në cirk për të parë shimpanzetë. Është thellësitë dhe qartësisht një kryeministër qe mendon se njerëzit janë kavje, që i nënshtrohen vullnetit të tij personal. Rama ka ndërtuar një Shqipëri ku i nënshtrohen autoritetit të tij personal, ose bandave që janë në fushatë për Ramën", tha Ervin Salianji. 

Ora 08:50
Basha voton bashkë me vajzën, thirrje të rinjve: Sot keni një të drejtë të çmuar! Votoni për të ardhmen tuaj 

 

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha votoi pak momente më parë në qendrën e votimit të qendrës nr 13 në Tiranë. Ai ishte i shoqëruar me vajzën e tij Dafina, e cila voton për herë të parë. Në një prononcim për mediat, Basha përcolli një mesazh edhe për të rinjtë.  

“Uroj një ditë të paqtë të gjithë qytetarët shqiptarëve. T’i drejtohen kutive të votimit për të ushtruar një të drejtë, për të zgjedhur me votë qeverinë, parlamentin, deputetët që ju përfaqësojnë. E kam këtë ftesë në veçanti për brezin e ri kur edhe vajza ime e madhe Dafina voton për herë të parë. Sot keni një të drejtë të çmuar, dilni nga shtëpitë dhe votoni për të ardhmen tuaj. Besoni te Shqipëria, vetja juaj dhe te e ardhmja”, tha Basha. 
 

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Julia: 11/05/2025 12:36

    Ky nuk me duket se po ben burg,

    Përgjigju
  • Fshati: 11/05/2025 11:12

    E mjera Shqipëri, i mjeri shtet shqiptar, këna mbete duke pritur dhe duke u lutur, Berisha të na njohë reultatin e votës, Rama mos ta bleje voten, Berisha mos te na përvetësojë prona të tjera shtetërore, Rama mos te zgjerojë vilën në Surrel, presim kur te na dalin tapitë e tokave apo të shtëpive, presim prej mëngjesit herët para zyres që të na vijnë parët e pensionit, presim që tirana të ketë uje 24 orë para se të shtrohet rrjeti i ujësjellësit, presim që të bëhen shkollat deri në orën 16 dhe me drekë,por akoma i kemi me turne, presim që të kthehen emigrantë dhe te punojnë për shqiperine. Vetëm presim ndërsa politikanet lodhen nga pak duke vjedhur dhe shpenzuar paratë e vjedhura.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria votoi për Kuvendin e ri, si ju duk procesi i votimit?