Politikë

Zgjedhjet/ Sali Berisha thyen heshtjen zgjedhore, del në deklaratë për media: Voto për veten tënde, ai që shkel ligjin do mbajë përgjegjësi

11 Maj, 13:21| Përditesimi: 11 Maj, 15:44

  • Share

 

Kreu i PD Sali Berisha ka thyer heshtjen zgjedhore dhe ka dal në një deklaratë për media ditën e sotme, nga ku u kërkoi qytetarve që të dalin dhe të votojnë.

'Falënderoj ata qytetarë që gjer tani kanë hedhur votën e tyre, kanë votuar duke kryer kështu një detyrim madhor të çdo shqiptari mbi moshën 18-vjeçare. Detyrim madhor ndaj vetes, familjes, shoqërisë, Shqipërisë dhe kombit. Një falënderim i veçantë dhe mirënjohje e pakufishme për ata mijëra e mijëra shqiptare dhe shqiptarë që nuk u regjistruan dot për shkak të burokracirave dhe frikës së qeverisë ndaj votës së tyre, por kanë vërshuar nga ajri, nga toka dhe nga deti dhe janë dyndur sot dhe po votojnë në Shqipëri.

Mirënjohja ime është e pakufishme ndaj tyre. Ata me votën e tyre i gjenden vendit dhe kombit në një moment, në të cilin kanë nevojë shumë të madhe. Së fundmi, edhe njëherë thirrja ime është për çdo shqiptar: voto, voto, voto për veten tënde, për fëmijët e tu, për vendin tënd, për të ardhmen tënde, të fëmijëve të tu, për biznesin, për rrogat, për pensionet, për fermën.

Pra, është një votim më shumë se kurrë për interesat më të rëndësishme të çdo qytetari. Tani, çdo gjë ka një vëzhgim ndërkombëtar shumë serioz dhe vëzhgim kombëtar po kaq serioz. Dhe secili që merr përsipër të shkelë ligjin në këtë proces, do bëhet përgjegjës në mënyrë absolute. Një gjë mund t’u them se sot sovrani jep një verdikt historik. Unë them sot sovrani do japë një verdikt historik dhe kjo është e vërteta. Po cili është ai që nuk i bindet historisë? Pra, kështu është kjo.


Lajmi kryesor:

Voton opozita/ Berisha: Dita e dytë e verës! Salianji nga burgu i Fierit: Dënimi im politik! Meta nga qelia: Nuk lejuan gazetarët të më filmojnë! Basha thirrje të rinjve për votim


S.B/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria votoi për Kuvendin e ri, si ju duk procesi i votimit?