PD: Venecia konfirmoi se ka zero shkelje të Kushtetutës nga Presidenti

19 Qershor 2020, 20:21
  • Share

Partia Demokratike ka reaguar për opinionin e Komisionit të Venecias për emërimet në Gjykatën Kushtetuese. Sekretari i Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi tha se Venecia konfirmoi qartë se ka zero shkelje të Kushtetutës nga Presidenti i Republikës në betejën legjitime kundër kapjes së Gjykatës Kushtetuese.

"Përshëndes vendimin e Komisionit të Venecias që vulosi sot se regjimi në ikje i Edi Ramës tentoi të kapë edhe Gjykatën Kushtetuese. Komisioni i Venecias konfirmoi qartë se ka zero shkelje të Kushtetutës nga Presidenti i Republikës në betejën legjitime kundër kapjes së Gjykatës Kushtetuese. Kjo është një tjetër provë sesi Edi Rama ka vetëm një strategji me drejtësinë: ose ta kapë, ose ta bllokojë. Bërja sa më parë funksionale e Gjykatës Kushtetuese është jo vetëm e rëndësishme për demokracinë në Shqipëri, por edhe 1 nga 15 kushtet për fillimin e negociatave me BE", shkruan Bardhi.


Lajmi kryesor:

'Venecia' i jep fund debatit Kuvend-Presidencë, i jep të drejtë Ilir Metës për emërimet në Kushtetuese


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?