Komisioni i Venecias ka publikuar opinionin për emërimet në Gjykatën Kushtetuese, ku duket se justifikon veprimet e Presidentit Meta dhe i jep të drejtë faktit që nuk pranoi betimin e Arta Vorpsit, e cila u zgjidh automatikisht nga mekanizmi zhbllokues.
Në pikë ’98’ të opinionit të Venecias shkruhet se "Presidenti vërtet e pezulloi procesin në mënyrë të njëanshme por në mungesë të boshllëkut ligjor që ndodhi me Gjykatën Kushtetuese, mekanizmi zhbllokues nuk do ishte i zbatueshëm. Është e justifikueshme të pranohet emërimi i mëvonshëm i një kandidati të dytë nga Presidenti. Prandaj duket e arsyeshme që Presidenti refuzoi të pranonte betimin e gjyqtares që pretendon se u emërua automatikisht".
“98. Presidenti, përmes Aktit të tij të 5 nëntorit 2019, pezulloi në mënyrë të njëanshme procedurën e emërimit para skadimit të afatit 30 ditor të përcaktuar në ligj. Ndërsa një pezullim i tillë nuk parashikohet në mënyrë eksplicite nga Ligji për Gjykatën Kushtetuese, ai mund të jetë në përputhje me një mekanizëm zhbllokues që ka për qëllim zhbllokimin e një situate kur ka mosveprim ose vullnet dashakeq nga njëri prej aktorëve të përfshirë. Nëse nuk ka as vullnet dashakeq dhe as mosveprim, por përkundrazi duhet të plotësohet një boshllëk ligjor, ku mekanizmi zhbllokues nuk do të ishte i zbatueshëm. Ndaj, në bazë të një interpretimi teleologjik të dispozitave ligjore, është e justifikueshme të pranohet emërimi i mëvonshëm i një kandidati të dytë nga Presidenti. Prandaj duket e arsyeshme që Presidenti refuzoi të pranonte betimin e gjyqtares që pretendon se u emërua automatikisht.”- shkruhet në raport.
Në lidhje me procedurën e betimit, Komisioni i Venecias thekson se sipas Kushtetutës së Shqipërisë, betimi para presidentit është i detyrueshëm dhe parakusht për të marrë detyrën.
"Në këtë drejtim, Komisioni i Venecias vëren se neni 129 i Kushtetutës parashikon që një gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese të fillojë detyrën e tij / saj pasi të bëjë betimin para Presidenti i Republikës. Baza përkatëse ligjore e ceremonisë së betimit mund të gjenden në nenin 8 të ligjit nr. 8577 të datës 10 shkurt 2000 për Organizatën dhe Funksionimi i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë. Një kërkesë e tillë është e përhapur në sistemet kushtetuese me qëllim që të përcaktoni qartë pikën në kohë kur fillon autoriteti i gjykatësit dhe konfirmon legjitimitetin të mandatit të tij ose të saj. Kushtetuta shqiptare e bën të qartë se betimi para Presidenti është parakusht për marrjen e detyrës", thuhet në opinionin e Venecias.
Në lidhje me rolin e KED, Venecia thekson se Dvorani shkaktoi një incident të rëndë procedurial me listat e kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese si dhe u bë shkaktar i përplasjes mes Kuvendit e Presidentit.
“Çështja më problematike e shkaktuar nga vendimet e KED-së në vitin 2019 në lidhje me emërimet në Gjykatën Kushtetuese ka të bëjë me kohën e përcjelljes së listave të renditjes së kandidatëve tek Presidenti dhe Kuvendi. KED formoi katër lista të kandidatëve (dy për Presidentin dhe dy për Kuvendin) më 21.09.2019; ai më pas i dërgoi Presidentit dy lista më 08.10.2019 dhe dy lista në Kuvend më 14.10.2019. Kjo shkaktoi një incident të rëndë procedurial”,- theksohet në draft.
Kriza kushtetuese në Shqipëri nuk është shkaktuar nga një akt specifik, por është pasojë e ndërveprimit të disa faktorëve dhe sipas Venecias do ishte më mirë që gjyqtarët të betoheshin tek Kryetari i Gjykatës Kushtetuese por duket qenë se nuk ka një të tillë momentalisht në Shqipëri, kthehet në luftë midis dy institucioneve Presidencës dhe Kuvendit.
Në përfundimet e opinionit të Venecias theksohet se "Është me rëndësi jetike për Shqipërinë që të rivendosë Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë sa më shpejt të jetë e mundur, madje edhe më shumë në një kohë në të cilën pyetje shumë komplekse që kanë të bëjnë me kushtetutshmërinë e punëve publike në Shqipëri paraqesin veten e tyre. Një numër i çështjeve në pritje të Gjykatës Kushtetuese nuk mund të gjykohet. Për të kapërcyer këtë krizë, dialogu ndërinstitucional konstruktiv dhe bashkëpunimin mund të zgjidhet kjo situatë dhe të ngrihet Gjykata Kushtetuese."
Rasti Arta Vorpsi e cila u zgjodh automatikisht nga mekanizmi zhbllokues si e para në listën e Presidentit për anëtare të Gjykatës Kushtetuese u bë precedent për konfliktin mes Kuvendit dhe Presidentit, ku Meta nuk pranoi emërimin dhe as betimin e saj.
KONKLUZIONET NGA KOMISIONI I VENECIAS
- Bllokimi i funksionalitetit të Gjykatës Kushtetuese dhe vonesat në emërimet e reja në këtë Gjykatë janë shkaktuar nga disa fakorë: Si pasojë e vetting disa nga anëtarët e Gjykatës Kushtetuese u shkarkuan nga detyra; disa të tjerë dhanë dorëheqjen apo u mbaroi mandati;
- Mosfunksionim i KED për vitin 2007 dhe 2008 për shkak se pjesa e më e madhe e anëtarëve të tyre ishin të pavetuar; Kushtetuat parashikon që anëtarët e KED të vetohen menjëherë;
-Vende vakante të krijuara në të njëjtën kohë në Gjykatën Kushtetuese;
-Numër i kufizuar i kandidatëve për Gjyqtarë Kushtetuese për shumë vende vakante;
– Barrierë në bashkëpunimin midis Kuvendit dhe Presidentit në kushtet e zhvillimit të procedurës së shkarkimit të Presidentit;
– Dispozita të paqarta në Kushtetutë;
Komisioni i Venecias Rekomandon
- Ndërsa reforma e gjyqësorit dhe procedura e vettingut mbesin prioritet dhe duhet të çohen në një përfundim të mirë, duhet të vlerësohet nëse rregullat siç zbatohen lejojnë një përfundim të shpejtë të procesit të vettingut, veçanërisht në rast se verifikimi i gjyqtarëve çon në gjykata jofunksionale, veçanërisht ato te larta.
– Radha e emërimeve në Gjykatë Kushtetuese nga Presidenti, Parlamenti dhe Gjykata e Lartë Radha për emërimet në Gjykatë Kushtetuese nga Presidenti, Parlamenti dhe Gjykata e Lartë i referohet alokimit të vendeve vakante dhe jo radhës së vendimeve aktuale të emërimit të gjyqtarëve. Tre autoritetet janë të pavarura dhe mund të veprojnë në mënyrë autonome në emërimet përkatëse. Mungesa e emërimit të anetarëve të Gjykatës Kushtetuese nga Gjykata e Lartë nuk pengon Kuvendin dhe Presidentin të zgjedhin/emërojnë anëtarët përkatës të Gjykatës Kushtetuese. Mekanizmi zhbllokues Mekanizmi zhbllokues për emërimet nga Presidenti dhe Gjykata e Lartë, i parashikuar në Ligjin e Gjykatës Kushtetuese duket se ka ndikuar në krijimin e një konflikti. Ndërsa ky mekanizëm është në fuqi dhe detyrues, rekomandohet të vihet në tekstin e Kushtetutës, sic është për Kuvendin. Pezullimi i afatit 30 ditor të mekanizmit zhbllokues Pezullimi i këtij afati nuk parashikohet në Kushtetutë e në ligj. Pezullimi mund të justifikohet nëse ka një vakum ligjor. Sipas K.Venecias bllokimet e qëllimshme dhe me vullnet të keq mund të konsiderohen si pezullime të paarsyeshme të afatit të një mekanizmi zhbllokues. Gjithsesi një parashikim i tillë nuk gjendet në ligj.
-Parashikimet që përmban draftligji për betimin, nëse çmohen të nevojshme për të evituar bllokimet e mundshme në të ardhmen dhe abuzimet me të drejtën e betimit nga ana e Presidentit, të parashikohen në Kushtetutë.
Rekomandime në lidhje me punën e KED
– ndryshim i rregullores se KED, duke mundësuar qe Avokati i Popullit te marre pjese dhe ne mbledhjet (dhome këshillimi) ku KED merr vendim per kandidatet. Kjo për hir te rritjes se transparencës se KED. Ky rekomandim per t’u adresuar kërkon ndryshime ne Ligjin n.115/2016 “Per organet e qeverisjes se sistemit te drejtësisë” dhe legjislacionit ne fuqi per organet kolegjiale.
– Të botojë sa më parë procesverbalet e mbledhjeve.
– KED duhet te kryej listimin e kandidatëve vetëm kur dosjet e te gjithe kandidatëve ne liste janë të plota dhe se Kryetari I KED duhet te dergoj listen së bashku me dosjet menjëherë te të institucionet përkatëse pa vonesë.
– Të propozojë kandidatë të vetuar.
Nevoja për bashkëpunimi institucional
-Komisioni Venecias nxit bashkëpunim midis Kuvendit dhe Parlamentit, në veçanti kur ka pak kandidatë për shumë vende vakante, me qëllim dakortësinë për zbatimin e procedurave që zhbllokojnë situata problematike.
Nevoja për ndryshime Kushtetuese
-Komisioni i Venecias rekomandon ndryshime të Kushtetutës për ta qartësuar dhe lehtësuar procedurën e emërimit të gjyqtarëve kushtetues si dhe garantimin e mandatit të plotë 9 vjecar për secilin prej tyre.
Emërimi i gjyqtarit të fundit nga Presidenti
-Mungesa e kandidatëve, fakti që lista e KED dërguar Presidentit mbeti pa kandidatë pas emërimit nga Kuvendi të dy anëtarëve të Gjykata Kushtetuese dhe paqartësitë në dispozitat ligjore kushtetuese sipas Komisioni i Venecias, mund të konsiderojnë të arsyeshme emërimin e fundit të Presidentit kryer tej afatit 30 ditor dhe jashtë listës me tre kandidatët e renditur të parët nga KED, dhe pse vetë Komisioni i Venecias pranon se pezullimi i mekanizmit zhbllokues nuk përligjet në asnjë dispozitë ligjore.
( Kliko këtu ) Dokumenti i plotë
Për opinionin e Komisionit të Venecias për emërimet në Gjykatën Kushtetuese, reagoi edhe Presidenti Ilir Meta, i cili në një postim të shkurtër në Facebook shkruan: "Kauza e 2 marsit fitoi! Kushtetuta e para", ndërsa publikoi edhe raporton e plotë.
Në 2 mars Kreu i Shtetit firmosi në mes të sheshit dekretin për kthimin në Kuvend të ligjit për betimin e gjyqtarëve. Po ashtu atë ditë ai paralajmëroi se do shpërndante Kuvendin me dekret nëse deri në 15 mars nuk do të miratonte Reformën Zgjedhore, por ajo u shty prej pandemisë dhe deri më sot ende nuk është miratuar ende.
Partia Demokratike ka reaguar për opinionin e Komisionit të Venecias për emërimet në Gjykatën Kushtetuese. Sekretari i Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi tha se Venecia konfirmoi qartë se ka zero shkelje të Kushtetutës nga Presidenti i Republikës në betejën legjitime kundër kapjes së Gjykatës Kushtetuese.
"Përshëndes vendimin e Komisionit të Venecias që vulosi sot se regjimi në ikje i Edi Ramës tentoi të kapë edhe Gjykatën Kushtetuese. Komisioni i Venecias konfirmoi qartë se ka zero shkelje të Kushtetutës nga Presidenti i Republikës në betejën legjitime kundër kapjes së Gjykatës Kushtetuese. Kjo është një tjetër provë sesi Edi Rama ka vetëm një strategji me drejtësinë: ose ta kapë, ose ta bllokojë. Bërja sa më parë funksionale e Gjykatës Kushtetuese është jo vetëm e rëndësishme për demokracinë në Shqipëri, por edhe 1 nga 15 kushtet për fillimin e negociatave me BE", shkruan Bardhi.
O pencionist në rrall të par mëso Shqip të shkruash pensjonist shkruhet Shqip jo pencionist o tyt topi. Në radh të dyt ti dhe likja i ruani hanxharin Edi Ramës e ja bëni tac o pencionisti pac. Ha ha ha ha ha.
PërgjigjuRAF Ghoni ka thene nje fjale Me ment ILIR META ESHTE BISHE POLITIKE QE DO TE THOTE QE DHE RAMA TE PERBALLET ME LIKEN ILIR META E HA TE GJALLE ED MASHTRUES RAMEN
PërgjigjuMeta ik largohu nuk shihesh me sy
PërgjigjuMbaheni Shqipërinë ta gëzoni racat e mutit...
PërgjigjuKy nuk ploteson as minimumin e standartit qe i duhet nje Presidentit, njeriu qe do te ishte i fundit mes Shqiptareve. Ky e ka treguar veten si percares i politikes Shqiptare n’emer te interesit te tij personal. Historia e Metes eshte historia e turpit per nje politikan.
PërgjigjuMeta HAJDUT
PërgjigjuNe radhe te pare ky opinion eshte juridik jo politik, vetem duke lexuar komentin e presidenit dhe te pd shprehet qarte niveli i ulet i ketyre njerezve. Qe marsida xhaferllari nuk mund te jete anetare e gjykates kushtetuese, nuk eshte nevoja e opinionit te komisionit te venecias, persa kohe ligji thote pa kaluar vettingun nuk behesh anetar. Qe presidenti kerkon te dergoje ushtare te tij apo pd, e qe me pas t'i perdore, kjo eshte e dukshme. Shqetesues eshte fakti qe listat permbajne te njejtet emra e kandidate, ne te kundert, njerez me te afte, me te paster, zgjidhen nga cdo autoritet dhe plotesohen vakancat. Keto jane lojra politike, fati i popullit varet nga vendimet e gjykatave dhe dosjet kane kohe qe presin dhe ne presim nga politika. Prandaj populli bashke me median(i heq kapelen), te vazhdojne luften pa kompromis, duam me te miret, duam te jemi si shtetet europiane qe kanae 100 apo 200 vjet qe i kane zgjidhur keto ceshtje elementare dhe tani mendojne si te ndihmojne popullin e biznesin ne gjendje pandemie, jo te merren me lojra politike sic bejne keta qe kemi per pjese.
PërgjigjuU bene 3 shuplaka nderkombetare sot 15 kushtet nga PE Ligji per mediat Emerimet ne GjK Bllof fare
PërgjigjuPrit, prit se dardha e ka bishtin prapa. 1. Venezia thote kandidatet te jene me Vetting. Pra iku Xhaferrllari. 2. Venezia thote se nuk ka radhe tani, radha eshte per kohen e krijimit te vakancave. 3. Venezia duket se i jep te drejte Metes per betimin por i thote PS rregulloje zhbllokimin me nderhyrje ne Kushtetute. 4. Venezia thote se edhe shume paqartesi te tjera duhen rregulluar me nderhyje ne Kushtetute, Pra, ku fitoi Meta?
PërgjigjuMeta fiton kete timin
Po krahas Xhaferllarit o Xha Beqi do hyjne ne veting Sadushi me 7 apartamente e ndertim pa leje, ish hetuesi Ilir Panda me kallamar e pa makine si dhe bachanaku i atij qe vodhi gjyshin
Ore Tru shpelare Si AI Babai i juaj shpellare Bjeshket...Ho Derrat e mbi Derra...USA dhe Evropa edhe Venecia ja ka bere Listen gati te gjithve ..Ore TI zedhendes kokepalare,,mos e mere ne qafe Familien tende..dhe veten se do te beshtyjne edhe Femijet rrugeve se te Riturit Po e Po.... Atyre plehrave te Korruotiar Politikane te kujdo qofshin te majte apo te djathte..do perfundojne ne Burg Si legena....ka Mare rruge kjo Pune,,dhe Ska Burre None tjua ktheje AMERIKANEVE dhe Evropianeve mendjen...edhe plehra e dine shume mire,,vetem perpekiten me shpresen,,se mos jua hedhin DHE kesaj rradhe..
PërgjigjuOre zoterinj, u bene vite qe fshihemi pas presjeve e pikeve ne ligjin x qe bie ndesh me pikat e presjet e ligjit y. Kete palo president e kemi pare me ze e figure duke bere korrupsion. Te dy kandidaturat qe zgjidhi ai ose ishin me problem ose ushtare politike. Reforma gjoja u be qe pilitikane te korruptuar mos te kene force te prekin drejtesine. Boll se nuk mban uje pilafi
PërgjigjuBjerini L... ju komunisto rilindas. Per ata qe juk propozohen prej jush jane ushtare politike, ndersa keta tuajet jane te pavarur ahahahhah