Parlamenti Europian ka miratuar rezolutën për përparimin e Ballkanit Perëndimor me 44 vota pro, 5 kundër dhe 5 abstenim.
Sa i përket Shqipërisë, deputetët e Parlamentit mirëpresin përparimin e vazhdueshëm të Shqipërisë lidhur me reformat e BE dhe hapat e mëtejshëm të ndërmarrë për të rritur pavarësinë dhe profesionalizmin e gjyqësorit të vendit.
Duke përgëzuar përmirësimet e ndjeshme të bëra nga Shqipëria për të forcuar kornizën e saj ligjore dhe institucionale, si dhe progresin e arritur në luftën kundër krimit të organizuar, deputetët gjithashtu mbeten të shqetësuar për nivelin e lartë të korrupsionit, ritmin e ngadaltë dhe joefikasitetin e sistemit të drejtësisë dhe fakti që mangësitë e sundimit të ligjit dhe procedurat e vështira rregullatore vazhdojnë të pengojnë investimet në vend.
Megjithatë, rezoluta e miraton rrugën e përcaktuar nga Këshilli për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë në qershor 2019, me kusht që vendi të përmbushë të gjitha kushtet e nevojshme.
Komente
