Pedagogët kanë vijuar sërish sot bojkotin kombëtar, ku kanë protestuar pranë ambienteve të Korpusit Universitare në Tiranë dhe kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre.
Kryetari i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi, i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili u shpreh se ai është një shiks i kohës së zezë të ’97, i maskuar si sindikalist për të importuar zullumin e ‘non gratave’ e të rublave në hapësirën universitare. Kovaçi u shpreh se Rama nuk ka të bëjë me disa injorantë, por me profesorë të cilët kanë mbaruar studimet me rezultatet të larta.
'Kryeministri e ka mundësin pasi ai vendos mbi të gjitha. Mos i merr personale gjëra. Sot gjendja e arsimit të lartë është në pikiatë. Një hemorragji studentësh sepse universitete publike nuk kanë kushte. Hidhi sytë nga universitete mos u merr me biografi. Jam shumë i kënaqur që më ka përmendur më bëri të famshëm dhe më thënë SHIK i ’97. Së pari një herë jam i zgjedhur nga këshilli drejtues. Deri në 2023 do i përfaqësoj ato që kam mbledhur. Sandër Kovaçin e njohin të gjithë, e kam pasur shkollën 1 orë e 30 minuta larg, e kam nxjerr shkollën me 10 nga klasa e 1 deri në 8. Gjithmonë i kam nxjerrë me të gjitha 10. Nuk vij nga rruga. Nuk duhet të tregohem modest se mendon se ka të bëjë me injorantë këtu. Ai do të nxjerrë injorante dhe profesoratin. Kërkova inxhineri, por më thanë të shkoj në matematikë. Kam mbaruar Matematike 5 vjeçare, mos të shqetësohet se nuk ka të bëjë me një injorant. Asnjë pedagog nuk mund të shntazhohet me vetting.’- u shpreh ai.
Mes turmës para Universitetit Politeknik, është edhe profesor Sofokli Garo, pedagog matematike prej 50 vitesh. Tani në pension, por jep leksione në privat, thotë se kolegët e tij janë të keqpaguar. Padagogët i kujtuan kryeministrit Rama kohën kur ai i mbështetit në grevën e vitit 2004.
Ndryshe nga ditët e tjera, disa studentë dolën krah kërkesave të pedagogëve, edhe pse të paktë në numër. Në protestën e pedagogëve nuk munguan edhe qytetarë të thjeshtë që duan arsim më të shëndetshëm. Nëse rektorati nuk do të mblidhet për të marrë një vendim mbi protesta, pedagogët që kërkojnë rritje rreth 50 përqind në pagës brenda dy viteve, do të thërrasin vetë Asamblenë Akademike.
Kryeministri Edi Rama në një reagim në rrjetet sociale tha se protesta për rritje të pagës në masën 50% brenda 2 viteve, përfaqëson një pakicë pedagogësh. Rama u shpreh se nuk ka për t’u bërë asnjë veting ndaj pedagogëve dhe kjo gjë as nuk është menduar.
Prej disa ditësh pedagogët janë ngritur në protestë, ku ndër të tjera kërkojnë rritje të pagave. Bojkoti pjesërisht vijon dhe në rrethe.
Kërkesat e pedagogëve
- -Rritja e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës
- -Rritja e financimit për kërkimin shkencor
- -Rivendosja e shtesave mbi pagë për ‘Dëshmëri shëndeti në punë’
- -Rritja e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë
- -Rritja e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare
- -Rivlerësimi i orës mësimore pasi ka zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si rezultat i mosfierencimit të orës mësimore të leksionit.
- -Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare
- -Të pezullohet deri më 2026 zbatimi i pikës c) të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr.112, datë 23.2.2018 për kriteret e marrjes së titullit “Profesor”.
- -Të bëhet transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universitetet publike.
Nuk i thuhet nivel kombetar,aty, as ne Shqiperine matan Drini, nuk eshte krejt kombi shqiptar,Bile nuk jane as 1/10 e pedagogeve te Shqiperise londineze.
PërgjigjuNë fakt qeveria po e ndjen presionin nga intellettualet do ti mashtroje me siguri pasi duket qe sapo nisi protesta nisi edhe levizja qeverise me takime dhe dizinformim! Sot paga ne Universitet per stafin mbeshtetes (laborante etj ) është shume pagese tallëse ! Minimumi nje pedagogu duhet 150,000 lek te reja ose 1500€ pak a Shume !
PërgjigjuTi paguajë jot ëmë paratë meqë qënke kaq bujar. Po pse more derdimen po profesionet e tjera nuk i kanë këto kërkesa. Apo e ndritën pedagogët duke dhënë diploma me para e duke e katandisur arsimin e lartë në këtë derexhe.
Ndihet frika sot mes nesh patronazhisteve te vegjel qe na kane dale emrat online dhe frika nga ndryshime! Neve patronazhistave po na vjen frika afer menderes se zezë, nuk duam ndryshim pasi jemi mesuar ne kete rrumpalle ! Do zoti nuk dalin ne sheshe njerezit se na doli e verteta qe ketu vetëm cdo vit behet me keq , te fundit ne evrope per paga , laboratore, abonete rriten , bileta pritet te behet 100 lek pra nje rritje shume e madhe e jetës ndersa paga shume e ulet!
PërgjigjuShume e drejtë protesta! Pedagoget qe nuk marrin pjese ne bojkot dhe proteste duhet te hetohen, pse ? Si ka mundesi qe nuk dashkërkan rritje rroge? Pra ata pedagoge që nuk kane mbeshtet protesten jane te korruptuar ose nuk jane te aftë te kuptojne sesa e nevojshme eshte kjo reforme! Duhet qe keto pedagoge që nuk kane mbeshtetur protesten tju dalin emrat online ! Po ashtu studentet te mbeshtesin pedagoget dhe të ardhmen e tyre , laboratore dhe investime! Ata pedagog që po bejne presion studenteve dhe duke marrë mungesa kur ka proteste duhet te ju dalin emrat online qe te kuptojne njerëzit kush jane keto që nuk “duan” rritje rroge? Si ka mundesi! Bojkot patjeter ! Kush nuk mbeshtet pedagog dhe student ne keto ditë te veshtira te arsimit duhet te paguaje moralisht! Pedagoget dhe studentet jane e ardhmja!
PërgjigjuMos u dorezoni se jeni ne te drejten tuaj.Te gjithe sufllaqexhinjte e qeverise le te flsasin e komentojne.Po buxhet ska arsim cilesor.Sot nuk dilni vetem per vehten tuaj por per femijet e familjeve me te varfra shqiptare.Te gjithe politikanet e te gjitha kraheve i cojne jashte per studime femijet e tyre.Pse ku e con ne shkolle Zahon Edi Rama? Ne nje shkolle fillore qe kushton 20 000 euro viti.Le te bej veting per pedagoget dhe pastaj per politikanet
PërgjigjuIngjoranca është më e vogla nga cenet e këtij tipi,më skandaloze është fakti që ka "edukuar" me injorancën e tij breza të rinjsh. Sot korrim doktorë sharlatanë e shkencëtarë që morrën provimet me lekë falë pseudopedagogëve që kanë mbytur universitetet.
PërgjigjuIk mos fol brockulla ! Sot pedagoget po bejne atë që duhet ta kishin berë student dhe shoqëria civile proteste për keto dite shume të veshtira që solli ky keqmenaxhim dhe 11 vite te qeverise RAMA ku arsimi nuk ka as laborator dhe pagat jane mizerie
Je nje bytheq… qe se ke shokun kund. Permend 10 qe ke mbaruar, por je shpirtkatran me studentët. Edhe nga universitetet private ku jep mesim u kerkon studenteve te vijne tek kurset e sat shoqeje. Plehre burre.
PërgjigjuVazhdon shikasi i kriminelit Gazidede... Vazhdojne shpellaret e non grates.... Hajduteria ne universitete eshte ne maksimum, nuk kalon asnje studente po nuk pagove.
PërgjigjuIk o kovac se ke bere shume krime ne shikun e gazidedes dhe do te mbulohesh me petkun e petagogut.
Përgjigju