Pas kaosit që shoqëroi seancën e fundit në Parlament, kryeparlamentari Niko Peleshi ka caktuar datën e seancës së radhës.
Ditën e mërkurë në 10:00 do të mbahet seanca e radhës plenare në Parlamentin e Shqipërisë.
Ndërsa është bërë publik edhe rendi i ditës, ku parashikohet që të votohen edhe emrat e drejtuese dhe nënkryetarëve të komisioneve parlamentare. PD edhe pse i ka caktuar 4 drejtuesit e komisioneve parlamentare dhe 7 nënkryetarët, nuk i ka dorëzuar ende zyrtarisht në Kuvend, pasi kërkon shkarkimin e kryeparlamentarit Niko Peleshi.
Njoftimi i Kuvendit:
Ju njoftojmë se seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë do të zhvillohet ditën e mërkurë, datë 24 shtator, ora 10:00. (Urdhër nr. 9, datë 22.9.2025, i Kryetarit të Kuvendit, z. Niko Peleshi).
Procedurat e transmetimit do të jenë të njëjta me ato të seancave plenare të mëparshme: makinat sinjalin do ta marrin nga RTSH dhe seanca do të transmetohet LIVE në RTSH Kuvend dhe faqen zyrtare FB të Kuvendit.
Faleminderit!
Lajmi kryesor:
Komisionet Parlamentare ende ‘pezull’, PD pa propozime për anëtarët! PS: Sillni emrat, ose nisim punën pa ju
A.D/ReportTv.al