Peleshi në Parlament flet si kryetar i Grupit PS, shtrin dorën e bashkëpunimit opozitës, paralajmëron ambicien për reformë të re për transparencën

2 Shtator, 19:03| Përditesimi: 3 Shtator, 17:31

  • Share

Në seancën e sotme parlamentare, e para për këtë sesion parlamentar, Niko Peleshi, i cili deri në fund të korrikut kishte detyrën e ministrit të Mbrojtjes, mbajti fjalimin e parë si kryetari i grupit të PS-së.

Peleshi shtriu dorën opozitës për bashkëpunim në sallën e Kuvendit, për të përmbushuar detyrimet e integrimit europian.

Ky vullneti i Partisë Socialiste nuk vjen si një përpjekje aritmetike për te shtuar numrat e mazhorancës, por është një përpjekje e sinqertë për t’u dhënë qytetarëve të këtij vendi ligje më të mira, debate të vërteta mbi problemet që i prekin dhe mbi te gjitha vjen si nje domosdoshmeri per te arritur me sukses objektivat madhore te procesit te integrimit europian, tha Peleshi.

Në këtë frymë, ai ftoi deputetët e opozitës t’i bashkohen aktivisht punës së sapofilluar në dy komisionet e posaçme parlamentare, - Komisioni i Posaçëm për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin, dhe Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Dezinformimin

PS e ka lene te hapur ftesen per te bashkuar forcat ne keto dy komisione te posacme parlamentare dhe une jam shpreseplote qe do te gjejme gjuhen e bashkepunimit per te miren e perbashket.

Peleshi foli dhe për ambicien e qeverisë për të pasur një qeverisje transparente dhe kjo do  të nisë nga skandali i mbetjeve toksike me origjinë nga KURUM

"Qeveria shqiptare po punon për të formuluar një ambicje te re sa i perket TRANSPARENCES. Per me teper do te degjoni ne vijim. Kete hap duhet ta hedhim me guxim ne kete sesion parlamentar, pavaresisht temperatures politike qe do te vije duke u rritur, sa me shume qe iu afrohemi zgjedhjeve.

Rasti i fundit i eksportit te mbetjeve te dyshuara si mbetje te rrezikshme eshte nje ilustrim i mire per kete. Nxjerrja e konkluzioneve dhe shpallja e fajtoreve pa pritur te thone fjalen e tyre institucionet qe po merren me investigimin nderkombetar si OLAF dhe ate te brendshem, pra prokuroria shqiptare, eshte rast tipik i politikes pa fakte, por me aludime spekulative. Nuk i vlen askujt kjo lloj politike" tha Peleshi.

 Fjalimi i plote

E nderuar Kryetare e Kuvendit

I nderuar Kryeminister

Te nderuar kolege deputete

Te dashur qytetare

Se pari deshiroj te falenderoj grupin parlamentar te PS dhe kryeministrin Rama qe me besoi drejtimit e grupit dhe t’i uroj te gjithe deputeteve te Kuvendit nje sesion parlamentar te sukseseshem.

Ne emer te grupit të PS i uroj edhe nje here nje pune te mbare ne drejtimin e veprimtarise se Kuvendit te Shqiperise, Kryetares se re  Elisa Spiropali, besimplote se e ka gjithe deshiren dhe pasionin per te vendosur nje standart te ri dhe per te ndertuar mbi nje shtrat qe nga nje legjislature te tjetra, ne tre mandatet e PS e ka forcuar Rolin dhe kulturen e drejtimit te Kuvendit te Republikes se Shqiperise.

Qe ne fillim te kesaj fjale te pare per kete sezon qe po fillon sot dua te rikonfirmoj edhe një herë frymën tonë të kahershme të dialogut dhe bashkëpunimit, këtu në sallën e Kuvendit, si dhe në të gjitha komisionet dhe grupet e punës të këtij institucioni.

Ky vullneti i Partisë Socialiste nuk vjen si një përpjekje aritmetike për te shtuar numrat e mazhorancës, por është një përpjekje e sinqertë për t’u dhënë qytetarëve të këtij vendi ligje më të mira, debate të vërteta mbi problemet që i prekin dhe mbi te gjitha vjen si nje domosdoshmeri per te arritur me sukses objektivat madhore te procesit te integrimit europian.

Ka disa sfida  te ketij parlamenti qe nuk jane partiake e qe nuk i perkasin nje mandati qeverises. 

Ato kerkojne angazhim afatgjate sepse kane te bejne me te ardhmen afatgjate te Shqiperise.

Te tilla jane nismat per te permbushuar detyrimet e integrimit europian.

Ne BE nuk do te integrohet qeveria shqiptare por shteti shqiptar dhe shoqeria shqiptare.

Dhe shteti nuk eshte i partive por i shqiptareve ndaj ne kete proces, ketu ne parlament duhet te perfshihen perfaqesuesit e te gjithe popullit.

Ngritja e Grupit të Dialogut brenda Komisionit të Ligjeve si një filtrues politik paraprak për të gjitha nismat që kërkojnë jo vetëm mazhorancë të kualifikuar, por edhe një konsensus politik më të gjerë, është një arritje që jam i sigurt se Partia Socialiste dhe grupi ynë parlamentar do ta mbështesin dhe fuqizojnë më tej me vullnet të qartë politik.

Në këtë frymë, ju ftoj që t’i bashkoheni aktivisht punës së sapofilluar nga dy komisionet e posacme parlamentare shumë të rëndësishëm për stadin ku ndodhet vendi ynë, në rrugën drejt konsolidimit të një shteti demokratik europian.

Në keto momente historike , qytetarët presin nga ne të tregojmë lidership, jo të përhumbemi në konflikte të kota; është koha të veprojmë me mençuri dhe largpamësi.

Komisioni i Posaçëm për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin, dhe Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Dezinformimin, janë dy instrumente të cilat Partia Socialiste beson dhe shpreson se do të angazhojnë maksimalisht Parlamentin për të finalizuar një paketë reformash për të cilat Partia Socialiste ka dhënë gjithçka gjatë qeverisjes së saj.

Përfundimi i procesit të screening nga Bashkimi Europian ka lënë shumë detyra dhe masa për institucionet e ndryshme të vendit, për të çuar përpara rrugëtimin tonë drejt Bashkimit Europian.

Duke qenë se shumica e detyrave, masave dhe institucioneve të përfshira në këtë proces janë përtej qeverisë, ne kemi marrë përsipër si Parlament të monitorojmë drejtpërdrejt, si dhe të marrim pjesë aktive në ndryshimet e nevojshme ligjore për të plotësuar këto detyra, masa dhe rekomandime të lëna nga Bashkimi Europian.

I gjithë ky proces ka nevojë për bashkëpunimin dhe konstruktivitetin tonë në vijim.

Ngritja dhe funksionimi efektiv I Komisionit te Posaçëm parlamentar për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin do te shenoje nje kapercim te rendesishem ne qasjen tone ndaj te ardhmes europiane sepse keshtu ne do te tregojme se REFORMAT PERAFRUESE DHE INTEGRUESE EUROPIANE PER NE SHQIPTARET NUK JANE THJESHT DETYRA SHTEPIE, POR JANE NJE VOKACION QE ZE FILL NGA RILINDJA JONE KOMBETARE.

Ne Shqiperi dielli lind nga perendimi, thane rilindasit tane, duke percaktuar ata detyren tone historike kombetare.

Sot mbas me shume se nje shekulli ne jemi me prane se kurre endrres europiane.

Vizioni i kryeministrit Rama per anetaresimin e Shqiperise ne BE brenda vitit 2030, eshte perkthyer ne nje plan pune per qeverine, me detyra, pergjegjesi e afate per cdo institucion.

Kuvendi i Shqiperise duhet te beje pjesen e vet te pazevendesueshme ne kete ambicje historike.

Më lejoni të sjell në vëmendje sfidat që na ka lënë Komisioni Europian për vendin tonë, për të kuptuar volumin e detyrave që Parlamenti dhe institucionet e tjera kanë në këtë proces: janë 761 rekomandime nga Komisioni Europian, ku nga këto 390, pra më shumë se 50%, janë për shtetin e së drejtës.

Po të vijmë te masat, janë 548, dhe këtu 77 prej tyre lidhen drejtpërdrejt me luftën kundër korrupsionit, duke iu adresuar 32 institucioneve të pavarura, pa përfshirë qeverinë dhe agjencitë ligjzbatuese brenda qeverisë.

Pra, janë 32 institucione të pavarura që duhet të zbatojnë të gjitha këto masa.

Po  aq e rendesishme eshte edhe puna e Komisionit të Posaçëm për Dezinformimin. Ky komision është një mekanizëm i nevojshëm për të koordinuar përpjekjet e vendit tone kundër çdo tentative për dezinformim që vjen nga jashtë, me synim minimin e vlerave tona demokratike.

PS e ka lene te hapur ftesen per te bashkuar forcat ne keto dy komisione te posacme parlamentare dhe une jam shpreseplote qe do te gjejme gjuhen e bashkepunimit per te miren e perbashket.

Duhet pranuar se dezinformimi dhe lajmi I rreme per fat te keq eshte i pranishem edhe ne sjelljen politike dhe mjedisin mediatik shqiptar.

Zhvillimi teknologjik, sidomos Inteligjenca artificiale krahas te mires se madhe sjell edhe kercenimet e veta per demokracine dhe vullnetin e lire te qytetareve.

Eshte ne doren tone te ndertojme me konsenus mure per keto mjete tunduese.

Tundimi per ta mbeshtetur politiken (sidomos opoziten) ne mundesite qe te ofron sot teknologjia digjitale per te dobesuar kundershtarin me lajme te rreme qe ecin shume me shpejt se e verteta, eshte I madh, por ne duhet te kuptojme se kjo eshte nje loje pa fitues.

Ne fakt jemi te gjithe humbes.

OPOZITA e bazuar tek faktet eshte rruga qe te ben fitues, ashtu sikunder qeverisja e bazuar te transparenca e fakteve te mban ne detyre.

Me kete rast une dua te ndaj me ju dhe opinionin publik, mbase per here te pare, nje informacion qe i intereson sa parlamentit e sidomos opozites aq edhe opinionit te gjere, se qeveria shqiptare po punon per te formuluar nje ambicje te re sa i perket TRANSPARENCES. Per me teper do te degjoni ne vijim…

Kete hap duhet ta hedhim me guxim ne kete sesion parlamentar, pavaresisht temperatures politike qe do te vije duke u rritur, sa me shume qe iu afrohemi zgjedhjeve.

Rasti i fundit i eksportit te mbetjeve te dyshuara si mbetje te rrezikshme eshte nje ilustrim i mire per kete.

Nxjerrja e konkluzioneve dhe shpallja e fajtoreve pa pritur te thone fjalen e tyre institucionet qe po merren me investigimin nderkombetar si OLAF dhe ate te brendshem, pra prokuroria shqiptare, eshte rast tipik i politikes pa fakte, por me aludime spekulative.

Nuk i vlen askujt kjo lloj politike.


Lajmi kryesor:

Nis sesioni i ri parlamentar/ Spiropali kërkon bashkim: Reflektimi të jetë i përbashkët! PD gris mesazhin e Begajt! PS shtrin dorën e bashkëpunimit


S.B//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?