Politikë

Aksioni te Bankers/ Malaj: Hetimet do tregojnë kush bëri evazion dhe pastrim parash! Braçe: Ka 20 vite që i imponohet shtetit për taksat

3 Korrik, 16:09| Përditesimi: 3 Korrik, 16:50

  • Share

 

Ministri i Financave Petrit Malaj nuk ka bërë asnjë koment mbi çështjen Bankers, ndërsa interesit të opozitës ju përgjigj duke thënë se është çështje në hetim. Ndërsa socialisti Erion Braçe tha se kompania ka 20 vite që i imponohet shtetin për regjimin fiskal.

“Kontrata me BANKERS është firmosur në vitin 2004, dhe është rishikuar në vitin 2009, nga ju me terma në disfavor të shtetit shqiptar. Çështja e Bankers është hetim i iniciuar nga hetimi, dhe hetimi do nxjerrë kush janë figurat e përfshira qoftë në evazion fiskal, qoftë edhe në pastrimin e parave”, tha Malaj.

“Kjo kompani ka 20 vite në vend. Me atë kompani është luajtur shumë. Çdo qeveri në këtë vend ka qenë afër, ngjitur, në krah me të. Edhe brenda qeverive vetë ka pasur kontestime të mëdha midis ministrave. Ka pasur ministra që kanë mbrojtur regjimin fiskal të imponuar nga kompania Bankers. Ka prevaluar gjithmonë favori fiskal që Bankersit i është legjitimuar kohë pas kohe. Ajo që ka ndodhur dje është qëndrim i tatimeve për kundrejt regjimit fiskal që Bankers i ka imponuar Shqipërisë”, tha Braçe.


Lajmi kryesor:

Mbyllet pa ‘paqe’ seanca e fundit e Kuvendit, mungojnë Rama e Berisha! Tabaku: Integrimi, vetëm në letra! Gogu: Jemi afër 'agimit' të 2030


A.Q/r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e gjykoni etiketimin në Kuvend të Flamur Nokës 'media vari Kar-lo'?