Pas deklaratës për media të Jorida Tabakut, ku tha se dëshmitë në komisioni n hetimor treguan një skemë të mirëfilltë të pastrimit të parave dhe pagesave që kanë shkuar në duart e zyrtarëve shtetërorë, deputeti i PS, anëtar i komisionit, Arben pëllumbi tha se së ky komision nuk duhet të dalë në përfundime të parakohshme dhe të mos bëjë prokurorinë. Sipas Pëllumbit inceneratori i Fierit është në procesin e kolaudimit, ndërsa Tirana ka shpëtuar nga një gangrenë me impiantin e përpunimit të mbetjeve.
"Edhe pse kemi theksuar që komisioni duhet të përfundojë punën dhe të dalë me raport, e anëtarët e komisionit hetimor duhet të jemi të kujdesshëm dhe të mos dalim në përfundime të parakohshme dhe të mos japim pretenca. Që të gjitha palët, jemi për të njëjtin qëllim, për të bërë transparencë në lidhje me këtë çështje. Emergjenca mjedisore që kishim në këto zona nuk ekziston më. Për çdo gjë tjetër që ka çështje penale janë investuar institucione përkatëse. Ne si deputet duhet t’i qëndrojmë strikt detyrës që na është përcaktuar dhe mos bëjmë deklarata dhe konkluzione të parakohshme. Inceneratori është përfunduar dhe është në kalim të pronësisë së shtetit. Inceneratori i Fierit është në procesin e kolaudimit. Tirana ka shpëtuar nga një gangrenë jo vetëm për Kombinatin por për të gjithë Tiranën. Nga një vend i ndotur gjetëm një vend të lulëzuar dhe të pyllëzuar. Se çfarë është zhvilluar brenda kompanive private dhe në raportet e një kompanie me një tjetër nuk janë objekt i komisionit por Prokurorisë së Posaçme", tha Pëllumbi.
Lajmi kryesor: