Mes akuzash për përgjigje të orientuara, Komisioni për Inceneratorët thirri dëshmitaren e parë në hetimin parlamentar. Administratorja e Inceneratorit të Tiranës Ariola Kodra sqaroi se koncesionari merr tarifën prej 29 eurosh për ton, për të kryer procedurat e përpunimit të mbetjeve nga momenti që depozitohen në landfill deri në fazën e fundit, atë të incenerimit që aktualisht nuk kryhet. Gjatë fjlaës së saj, Ariola Kodra tha se kompania është brenda afateve të kontratës për punimet. Sipas saj sot zona është më e pastër dhe katastrofa e mëparshme nuk ekziston më.
"Sot qytetarët e Tiranës kanë një hapësirë moderne të trajtimit të mbetjeve, sot ajo situatë katastrofë nuk ekziston më. Ne jemi brenda afateve të vendosura nga kontrata për mbarimin e punimeve. Kontrata paraprake përfshin rehabilitim, rregullim të infrastrukturës së zonës, gjelbërim etj", tha Kodra.
Kryetarja e Komisionit Hetimor, deputetja demokrate Jorida Tabaku ka thënë se kontrata koncesionare nuk është zbatuar saktë.
"Sot duhet të kishte filluar ioncenerimi. Ju i keni marrë të gjitha lekët për ta zbatuar grafikun e punimeve", tha Tabaku.
"Është propozuar një grafik i ri, i cili ka të përcaktuar të gjitha afatet e periudhës së punimeve. Pra, është rishikuar pas zbardhjes së lejes së ndërtimit, dhe dokumenti është depozituar pranë kontraktuesit". iu përgjigj administratorja Kodra.
Pyetjes se si është siguruar fondi për impiantin e inceneratorin e Tiranës, zonja Kodra tha se financimi është tërësisht privat duke theksuar se është marrë kredi në bankat e nivelit të dytë. Ariola Kodra është pyetur në lidhje me njohjet me Klodian Zoton, Stela Gugalljan dhe Mirel Mërtirin.
“Nuk jam e detyruar të kontaktoj me nënkotraktorë sepse kam një staf që kontaktoj. Unë kontaktet nuk i kam të drejta me nënkotraktorët, komunikoj nëpërmjet stafit tim. Unë s’e kam memorizuar këtë pjesën e takimit”, tha ajo.
Pyetur nga Tabaku nëse ka pasur njohje me kryeministrin Edi Rama apo ministrin Damian Gjiknuri, Kodra tha se i njeh vetëm si politikanë dhe nuk ka pasur asnjëherë kontakt me ta, as ajo as familjarët e saj.
Tabaku ka insistuar për të mësuar për periudhën e punësimit dhe pagën që ka marrë nga Inceneratori i Tiranës babai i deputetit Alqi Bllako. Për këtë ka reaguar ashpër deputeti socialist, Arben Pëllumbi, i cili tha se "nuk është tagër i këtij komisioni marrëdhënia private e kompanisë me punonjësit e saj".
Seanca është shoqëruar me debate në lidhje me mënyrën se si bëhen pyetjet. Deputeti socialist Arben Pëllumbi ka akuzuar deputetët e PD se po intimidojnë dëshmitarët.
"Ju nuk e kuptoni se çfarë është menaxhimi i integruar i mbetjeve është të mos kesh plehra dhe ajër të pastër. Si bëhet kjo është çështje tjetër. Qytetarit i intereson ajri i pastër dhe ambienti i pastër", tha Pëllumbi.
Dëshmia e dytë u dha nga ish-administratori i Inceneratorit të Fierit, Arenc Myrtezani, i cili deklaroi se kontaktet me Klodian Zoton, Mirel Mërtirin dhe Stela Gugalljan, kontraktorë të koncesionarëve të Tiranës e Fierit janë ndërprerë prej gati një viti, ndërsa nuk munguan batutat. Lidhur me pagesat që ka bërë shteti për shmangien e tymit të djegies së plehrave në Fier, Myrtezani tha se nuk mund të bëhej gjithçka për një vit pasi nuk ishin Zoti të zhduknin një tym 30 vjeçar.
Kryetarja e komisionit Jorida Tabaku tha në përfundim të mbledhjes më shumë se 4 orëshe se u vërtetuan një sërë shkeljesh që tregojnë hapur një skemë pastrimi të parave.
"Sot shkeljet janë mjaft të rënda. Sot bëhet fjalë për një skemë të pastrimit të parave dhe të pagesave që kanë shkuar në duart e zyrtarëve shtetërorë. Të tre kompani që marrin fonde publike nga kjo kontratë publike', tha Tabaku.
Komisioni do të vijojë marrjen në pyetje edhe me të tjerë përfaqësues të 3 inceneratorëve, ndërsa në listën e dëshmitarëve janë edhe kryeministri Rama, disa ministra e 3 kryebashkiakë.
Pas deklaratës për media të Jorida Tabakut, ku tha se dëshmitë në komisioni n hetimor treguan një skemë të mirëfilltë të pastrimit të parave dhe pagesave që kanë shkuar në duart e zyrtarëve shtetërorë, deputeti i PS, anëtar i komisionit, Arben pëllumbi tha se së ky komision nuk duhet të dalë në përfundime të parakohshme dhe të mos bëjë prokurorinë. Sipas Pëllumbit inceneratori i Fierit është në procesin e kolaudimit, ndërsa Tirana ka shpëtuar nga një gangrenë me impiantin e përpunimit të mbetjeve.
"Edhe pse kemi theksuar që komisioni duhet të përfundojë punën dhe të dalë me raport, e anëtarët e komisionit hetimor duhet të jemi të kujdesshëm dhe të mos dalim në përfundime të parakohshme dhe të mos japim pretenca. Që të gjitha palët, jemi për të njëjtin qëllim, për të bërë transparencë në lidhje me këtë çështje. Emergjenca mjedisore që kishim në këto zona nuk ekziston më. Për çdo gjë tjetër që ka çështje penale janë investuar institucione përkatëse. Ne si deputet duhet t’i qëndrojmë strikt detyrës që na është përcaktuar dhe mos bëjmë deklarata dhe konkluzione të parakohshme. Inceneratori është përfunduar dhe është në kalim të pronësisë së shtetit. Inceneratori i Fierit është në procesin e kolaudimit. Tirana ka shpëtuar nga një gangrenë jo vetëm për Kombinatin por për të gjithë Tiranën. Nga një vend i ndotur gjetëm një vend të lulëzuar dhe të pyllëzuar. Se çfarë është zhvilluar brenda kompanive private dhe në raportet e një kompanie me një tjetër nuk janë objekt i komisionit por Prokurorisë së Posaçme", tha Pëllumbi.
Pas dëshmisë së sotme në Komisionin Hetimor të Ariola Kodra administratore e inceneratorit të Tiranës dhe Arenc Myrtezani, ish-administratori i inceneratorit të Fieri, kryetarja e këtij komisionit, Jorida Tabaku tha se dëshmitë treguan një skemë të mirëfilltë të pastrimit të parave dhe pagesave që kanë shkuar në duart e zyrtarëve shtetërorë. Në një deklaratë për mediat, Tabaku u shpreh se sot në komisionin hetimor, koleget e mazhorancës i bënë avokatin dy administratorëve.
“Si ka mundësi që me fonde publik kompania të ketë një normë kaq të lartë fitimi. Si ka mundësi që një skemë piramidale janë marrë pagesa nga fondet publike. Sot shkeljet janë mjaft të rënda. Sot bëhet fjalë për një skemë të pastrimit të parave dhe të pagesave që kanë shkuar në duart e zyrtarëve shtetërorë. Të tre kompani që marrin fonde publike nga kjo kontratë publike. Ajo që më çuditi ishte avokatia politike e kolegëve të PS. Unë i kuptoj ata kur mbrojnë kryeministrin, por të mbrosh një kompani është në shkelje të ligjit”, u shpreh Tabaku.
Arenc Myrtezani, ish-administratori i inceneratorit të Fierit
Arenc Myrtezani, ish-administratori i inceneratorit të Fierit u është përgjigjur pyetjeve të Komisionit Hetimor dhe njohjet që ka pasur me Klodian Zoton, të cilët thotë se ka njohja të vjetra që datojnë vite më para, para se të niste punën e tij te inceneratorit i Fierit, ku ka qenë për 1 vit administrator i saj. I pyetur se përse pagesat kishin nisur të jepeshin direkt në momentin që është lidhur kontrata, apo pse ndryshuan aksionet për ndërtimin nga një komani italiane te ndërmarrja e ndërtim zbatimit Patos, Myrtezani tha se nuk kishte asnjë dijeni. Ndërsa lidhur me pagesat që ka bërë shteti për shmangien e tymit të djegies së plehrave në Fier, Myrtezani tha se nuk mund të bëhej gjithçka për një vit pasi nuk ishin zoti të zhduknin një tym 30 vjeçar.
Jorida Tabaku: Në cilën periudhe keni qenë në inceneratorin e Fierit
Arenc Myrtezani: Nga viti 216 deri në shtator të 2017
Jorida Tabaku: Cilët janë pronarët
Arenc Myrtezani: Klodian Zoto, kam punuar për të, kjo ishte dhe rrjedhoja që më bashkon me Fierin.
Jorida Tabaku: E njihni besoj zotin Zoto, po Stela Gugallin dhe Mirel Mërtirin?
Arenc Myrtezani: Janë njohje të vjetra, me babain e Stelës kam punuar.
Jorida Tabaku: Në momentin qe ka marrë kontratën për zbatim e ka bërë edhe ndryshim të kuotave të aksioneve ku ka lakuar nga aksioner italian dhe i kaloi ndërtim montim Patosit. Keni dijeni pse ndodhi ky transferim aksionesh me vlerën 20 mijë lekë të reja, një kontratë që kushtonte mbi 20 milionë euro?
Arenc Myrtezani: Nuk kam dijeni nuk bëja pjesë në këtë marrëveshje
Jorida Tabaku: Keni informacione kontakte për pagesat, pasi fillon 7 muaj pas firmosjes së kontratës, ndërkohë që u filluan menjëherë. Keni dijeni?
Arenc Myrtezani: Jo, s’kam dijeni, kjo erdhi si rrjedhojë e një kontrate të lidhur mes dy kompanive. Kemi filluar më parë se të bëheshin këto me sistemimet e këto, shkuam si top futbolli, s’kuptohej gjë se çfarë bëhej.
Helidon Bushati: Keni marrë pagesa për largimin e tymit dhe gjate kohës që keni qene ju është shuar tymi?
Arenc Myrtezani: Pyetja më duket pak humor shkodran, por e mirëpres. Por kjo pyetje e ka përgjigjen vete se për një vit çfarë mund të bëjë për tymin e krijuar për 30 vite të shuhet për një vit, nuk jemi zoti.
Helidon Bushati: Pra kompania edhe pse ka marrë disa milionë euro nuk ka mundur të largojë tymin.
Debate të ashpra kanë ndodhur në Komisionin hetimor për inceneratorët, ku kryetarja e këtij komisioni, Jorida Tabaku është përplasur me socialistët. Teksa Tabaku e ka cilësuar skenë krimi inceneratorin e Tiranës, deputetët socialistë e kritikuan. madje deputeti Fadil Nasufi tha se skenë krimi është vendi ku kryhet një vrasje dhe përmendi Gërdecin, 21 Janarin dhe vrasjen e Azem Hajdarit e Remzi Hoxhës
Tabaku: Mos u bëni pengesë e këtij hetimi, do të riskedulojmë takimet e radhës me administratorët e tjerë sepse është një skenë krimi. Presim në orën 4 zotin Myrtezani, po s’pati gjë tjetër, 30 minuta pushim.
Pëllumbi: Thashë që s’do bëjmë komente dhe më duhet të ndërhyj. Të gjitha palët këtu jemi për një qëllim. Nuk keni tagër ju dhe të mos harrojmë që në radhë të parë qytetarët na kanë besuar ne për të drejtuar këtë vend. Nuk dua që në mbledhjet e ardhshme të vazhdojmë me retorikat që ne jemi të pandershmit e ju të ndershmit, kemi rregullore dhe plan hetimi.
Tabaku: Po s’pati gjë tjetër bëjmë 30 minuta pushim
Nasufi: Ne këtu jemi komisioni i hetimit për çështjen e inceneratorëve dhe jo skena e krimit siç artikuloni ju, skenë krimi është vendi ku vrasësi ka zgjedhur të vrasë viktimë, skenë krimi unë quaj Gërdecin, Azem Hajdarin, Remzi Hoxhën dhe 21 janarin, këto janë skena krimi.
Tabaku: Unë këtë retorikën politikë përmendin x dhe y pas kaq viteve në pushtet, ngrini komision hetimor dhe çoji të gjithë para drejtësisë, këtë retorikë nuk e toleroj, vijmë dhe ne këtu nëse doni. Pushim, rikthehemi në orën 16:00.
Gjatë mbledhjes së Komisionit Hetimor për Inceneratorët, deputeti Belind Këlliçi e ka pyetur administratoren e kompanisë “Integrated Energy”, se si ka mundësi që sipas tij janë paguar 80.4 mln lekë për udhëtime në një kohë pandemie.
Administratorja Kodra i është përgjigjur se shifrën e saktë s’e ka parasysh por punonjësit kanë bërë udhëtime nëpër shtete të ndryshme për të takuar kontraktorë.
"Po janë bërë për të takuar kontraktorë… Kanë udhëtuar për takuar kontraktorë që do marrin pjesë për ndërtimin e impianteve. Të gjitha pajisjet e impianteve të trajtimit të mbetjeve, prodhohen jashtë vendit", tha ajo.
O Gerti Gerti po Shqipria ka gjykata o Gerti palla. Po a e pe që ai manjaku gjykatësi i pd me 7 klas shkoll e dēnoi Saimir Tahirin pa fakte e Sajmiri është në burg. Pra dhe Pëllumbi tha lëria gjykatës përfundimet pra dhe ti o Gerti mos bëj rolin e fillozofit le tē flas gjykata apo kshu nuk do ti do vetëm llafe në ajër se ke shkruar një gazet. Në ktë Bot njifen vetëm faktet jo llafet. Falemnderit për mirkuptimin o Gerti ky imi.
PërgjigjuTë drejtë kishte Pjetër Arbnori kur thoshte: 'Këta nuk janë socialistë, por specialistë'. Këto tetë-nëntë vjet, ngaqë hajdutët i kanë të gjitha pushtet (u pret kordha nga të dyja anët), jo vetëm vidhet me sistem dhe hierarki (si në këtë rast) nga maja e pushtetit vendor dhe qendror deri poshtë, tek elementët e thirrur si 'dëshmitarë', por edhe merren kërcënime të hapura nga deputetët socialistë, anëtarë të komisionit, si Arben Pëllumbi, zonja Dhima, Fadil Nasufi e gjithë të tjerët. Kështu, Arben Pëllumbi hakërrehet duke thënë se komisionerët e djathtë 'nuk kanë tagrin të mbrojnë interesin publik dhe financat e shtetit më shumë se komisionerët e majtë'. Gjithashtu, kërcënon se do të bëjnë ndërhyrje kurdoherë; dhe, me arsyetimin se kanë shumicën e votave ('shtetasit u paskëshin besuar këtyre birbove qeverisjen!'), ata marrin me dhunë frerët e procesit hetimor. Po kështu, u heq edhe 'tagrin dhe të drejtën [komisionerëve] për të gjykuar' çështjen për të cilën ndodhen aty. Zonja Dhima, me ton kërcënues, për të penguar dhe vonuar procesin hetimor (sipas porosive që i vijnë me sms), pretendon që kërkesat dëshmitarëve dhe të hetuarve t'u paraqiten me shkrim, duke u hequr kështu kompetencat anëtarëve komisionerë. Gjithshtu, nga koka tek këmbët, ka tridhjetë vjet që tarafi i majtë përdor dy teknika: 1) të bëjnë tjetrin me faj; 2) të anashkalojnë përgjigjen. Kështu, për të anashkaluar përgjigjen, zonja Kodra, nuk i përgjigjet 'jo' pyetjes në janë djegur plehrat, por zgjatet duke thënë se pagesa përfshinte edhe mbledhjen edhe transportin. Po kështu, nuk përgjigjet nëse janë shpenzuar 804 milionë për udhëtimet (thjesht 'po' ose 'jo'), por kufizohet duke pohuar se janë kryer këto udhëtime. Anashkalimin e pason Arben Pëllumbi: shmanget duke thënë se qenkësh në interes të pushtetarëve të zbulohet korrupsioni (qenkësh në interes të hajdutit të dorëzojë plaçkën e vjedhur?!), pa u shprehur rreth përmbajtjes së pyetje-përgjigjeve të procesit hetimor. Për sa i përket të veshurit me faj të tjetrit, Fadil Nasufi thotë se skenë krimi qenkësh Gerdeci dhe vrasja e Azem Hajdarit. Kështu, hiqet vëmendja nga procesi hetimor dhe vihet në çështje të tjera që nuk kanë lidhje me këtë proces hetimor. Këtë teknikë e kanë mësuar edhe masat popullore që i përkasin të njëjtit grup interesi (apo pjesëtarë të tarafit të tepsisë që maskohen me petkun e vulgut?) që komentojnë se i ati i kryetares së komisionit qenkësh hajdut. Ky komision nuk po heton as Gerdecin, as vrasjen e Azem Hajdarit, as hajninë e të atit të Joridës. Kur të jetë jetë gjyqi a komisioni i këtyre, le të flitet për to. Komisioni po heton vjedhjen e shekullit: aferën e furrave djegëse: korrupsion, vjedhje, klientelizëm, fshehje dhe ngatërrim provash etj. Të tjera diskutime nuk e zgjidhin dot këtë. Tani edhe një fjalë të fundit, për të treguar se e kemi kuptuar drejt çështjen. Krime kaq të rënda, kur vihen në qendër të vëmendjes, ngrihen komisione hetimore si ky këtu; dërgohen në gjyq njerëz të rëndësisë së mesme, si Lefter Koka, si dhe të rëndësisë së ulët; apo dalin në kërkim disa si Klodian Zoto, Stela Gugallja dhe Mirel Mërtiri. Por e gjitha kjo bëhet që të shpëtojnë kokat e peshqve të mëdhenj si Edi Rama dhe Erion Veliaj. Kështu, pasi kryhet hetimi dhe përfundojnë gjyqet, në rastin më të keq marrin dënime të ulëta peshqit e vegjël (por kryejnë pak ose hiç dënim), ia hedhin paq peshqit e mesëm (si Lefter Koka në këtë rast) dhe dalin pa përlyer peshqit e mëdhenj si Rama dhe Veliaj. Afera heshtet si me magji: majtas dhe djathas të gjithë mbyllin gojën.
PërgjigjuPo kjo balona Tabake pse nuk prononcohet kjo për babain e saj super hajdut ? ? ? Apo babai i saj nuk quhet me një fjal bëni si them un e mos bëni si bëj un. Pty rac e pisët.
Përgjigju