Debate të ashpra kanë ndodhur në Komisionin hetimor për inceneratorët, ku kryetarja e këtij komisioni, Jorida Tabaku është përplasur me socialistët. Teksa Tabaku e ka cilësuar skenë krimi inceneratorin e Tiranës, deputetët socialistë e kritikuan. madje deputeti Fadil Nasufi tha se skenë krimi është vendi ku kryhet një vrasje dhe përmendi Gërdecin, 21 Janarin dhe vrasjen e Azem Hajdarit e Remzi Hoxhës
Tabaku: Mos u bëni pengesë e këtij hetimi, do të riskedulojmë takimet e radhës me administratorët e tjerë sepse është një skenë krimi. Presim në orën 4 zotin Myrtezani, po s’pati gjë tjetër, 30 minuta pushim.
Pëllumbi: Thashë që s’do bëjmë komente dhe më duhet të ndërhyj. Të gjitha palët këtu jemi për një qëllim. Nuk keni tagër ju dhe të mos harrojmë që në radhë të parë qytetarët na kanë besuar ne për të drejtuar këtë vend. Nuk dua që në mbledhjet e ardhshme të vazhdojmë me retorikat që ne jemi të pandershmit e ju të ndershmit, kemi rregullore dhe plan hetimi.
Tabaku: Po s’pati gjë tjetër bëjmë 30 minuta pushim
Nasufi: Ne këtu jemi komisioni i hetimit për çështjen e inceneratorëve dhe jo skena e krimit siç artikuloni ju, skenë krimi është vendi ku vrasësi ka zgjedhur të vrasë viktimë, skenë krimi unë quaj Gërdecin, Azem Hajdarin, Remzi Hoxhën dhe 21 janarin, këto janë skena krimi.
Tabaku: Unë këtë retorikën politikë përmendin x dhe y pas kaq viteve në pushtet, ngrini komision hetimor dhe çoji të gjithë para drejtësisë, këtë retorikë nuk e toleroj, vijmë dhe ne këtu nëse doni. Pushim, rikthehemi në orën 16:00.
Lajmi kryesor:
Inceneratorët/ Komisioni pyeti 2 administratorët e kompanive! Kodra: Jemi brenda afateve për Inceneratorin e Tiranës! Tabaku: Incenerimi duhet të kishte nisur
//ReportTv.al