Artan Tafani, anëtar i bandës së Laert Haxhiut, është bërë bashkëpunëtor me drejtësinë dhe ka zbardhur disa ngjarje të rënda kriminale.
Konkretisht Artan Tafani ka zbardhur; 6 vrasje, 5 eksploziv; 3 vjedhje me dhunë; 3 tentativë raste për kryerje vrasje; 1 rast kanosje polici. Janë lëshuar 15 urdhër arreste, 12 të ekzekutuara, 3 në kërkim.
"Gjatë këtij megaoperacioni u zhvilluan hetime me profesionalizëm dhe në ruajtje të plotë të sekretit hetimor, ndërthurur me rritje të forcës reaguese për lokalizimn dhe kapjen e shtetasve të kërkuar, me rrezikshmëri shoqërore, si dhe u bashkëpunua me agjencitë e tjera ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, punë e cila solli si rezultat zbardhjen e 6 vrasjeve, 5 rasteve të shkatërrimit të pronës me eksploziv, 2 rasteve të vjedhjes me dhunë, 3 rasteve të sigurimit të kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje, 1 rasti të kanosjes së punonjësve të Policisë (ngjarje këto të ndodhura në disa qytete të vendit), si dhe zbardhjen e 2 vrasjeve të kryera në Greqi" deklaroi drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Muhamet Rrumbullaku.
Lajmi kryesor:
‘Kurrë mos harro’, zbërthehet Artan Tafani, goditet banda e Laert Haxhisë! Zbardhen 6 vrasje, arrestohen 12 persona, 4 tjerë në kërkim
M.Q.//ReportTv.al