Inspektorati kombëtar i mbrojtjes së territorit vijoi gjatë kësaj të shtune ndërhyrje në zonën e Radhimës dhe Orikumit në Vlorë, duke shembur një objekt që pengon vijimin e projektit të lungomares.
Pak ditë më parë IKMT ndërhyri për shembjen e disa objekteve edhe në zonën e Dhërmiut dhe Jalës.Çfarë i bën anormale këto operacione të IKMT, është koha në të cilën po zhvillohen.
Ndërkohë në Vlorë ka nisur një tjetër aksion për lirimin e hapësirave publike. Në shëtitoren Lungomare prej mbrëmjes së së premtes po largohen tavolina dhe karrige të bizneseve të vendosura aty këtë sezon veror. Ju është bërë thirrje me anë të një njoftimi të gjitha subjekteve t’i largojnë nga shëtitorja.
Mëngjesin e kësaj të shtune ka vepruar dhe policia bashkiake. Vlen të theksohet se bizneset operojnë të gjitha me lejen e ushtrimit të aktivitetit, si dhe kanë vendosur me leje objektet në shëtitore, por kjo leje është anuluar duke ju kërkuar që të largojnë objektet nga shëtitorja.
Komente

Ore kaq maskarenj të jenë këta të IKMT. Nuk e bënin dot që në shkurt, ose ta shtynin për në Tetor pas sezonit! Kjo mban erë anti shqipëri? Dikukt i ntereson të prodhojë lajme që prishin imazhin e turizmit. Kjo duhet dënuar.
PërgjigjuVlora, Vlora. "Nga t'ja nisesh dhe nga t'ja bitisish!!". Une do e filloj nga biznesi i Klub Med dhe partneret e tyre. Superioriteti i "races se bardhe" qe e ruan ngjyren e lekures edhe ne ditet me diell ndaj inferioritetit te "races se zeze", qe pavaresisht se pudroset dite e nate d4ita e diellit i nxjerr te palarat, por nuk ben laundry. Te mos flasim serish per "embelsirat" e konflikteve midis ....
PërgjigjuSi gjithmonë me fillimin e sezonit fillojnë shkatërrimet....kjo është e turpshme dhe vetëm idjotët veprojnë kështu,nuk ju doli periudha e dimrit ti bëni këto punë,kjo ndodh në gjith bregdetin e Shqipërisë mirë këta të IKMTëmës që janë gomerë po qeveria përse nuk ndërhyn apo është në XHUM...
PërgjigjuPse para zgjedhjeve t'i benin?!
Përgjigju