Gjykata e Tiranës nuk është mjaftuar vetëm me pezullimin e zgjedhjeve të FSHF në të gjithë vendin.
Ajo ka dënuar Presidentin e FSHF Armand Dukën me gjobë për pengim të procesit gjyqësor, pasi kërkonte përjashtimin e gjyqtares Fida Osmani.
Në vendimin e saj, Gjykata ka dënuar me 700 000 lekë gjobë FSHF dhe drejtuesit e saj për pengimin e gjykimit lidhur me procesin e hapur për manipulimet me shoqatat rajonale me qëllim paracaktimin e rezultatit të zgjedhjeve të 2 marsit duke favorizuar Dukën.
Kjo është humbja e tretë e Armand Dukës në përballjen me drejtësinë shqiptare.
Lajmi kryesor:
Manipulimet e Dukës, Gjykata pezullon garën në FSHF: Nuk ka zgjedhje në 2 mars pa u shqyrtuar paditë! Shpallen nul të gjitha vendimet e marra deri më tani
B.K./ReportTv.al