Manipulimet e Dukës, Gjykata pezullon garën në FSHF: Nuk ka zgjedhje në 2 mars pa u shqyrtuar paditë! Shpallen nul të gjitha vendimet e marra deri më tani

17 Shkurt 2022, 15:12| Përditesimi: 17 Shkurt 2022, 20:43

  • Share

TIRANË- Në 2 mars nuk do të ketë zgjedhje për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit. Pas vendimit për Tiranës, Gjykata ka pezulluar garën e 2 marsit deri në shqyrtimin e padive të Shoqatave Rajonale për manipulim të procesit, e më konkretisht të shoqatës së Durrësit, Gjirokastrës dhe Shkodrës, ndërsa edhe Fieri e Korça kanë patur kundërshti të forta, por nuk ngritën padi. Gjithashtu, Gjykata e Tiranës, janë pezulluar të gjitha vendimet e marra deri më tani në funksion të procesit zgjedhor për garën e FSHF. Një gjë e tillë u paralajmërua dhe dje në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv nga Eduard Prodani, kryetari i Shoqatës Rajonale të Tiranës i njohur nga Gjykata e Tiranës.

“Ju informoj se kërkesa me nr. 274 Aki, e cila u gjykua nga gjyqtare znj. Fida Osmani me kërkues: Akademia Luftëtari dhe person të tretë: Federata Shqiptare e Futbollit, me objekt: Marrjen e masës së sigurimit të padisë ka vendosur: Pranimin e kërkesës së palës kërkuese. Marrjen e masës së sigurimit të padisë duke vendosur:

1. Pezullimin e efekteve juridike të Vendimit nr. 1, date 10.1.2022, të Komisionit të Verifikimit të FSHF-se, si dhe çdo veprimi apo akti tjetër të dale në zbatim të këtij vendimi, për realizimin e mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme Zgjedhore të FSHF-së të datës 02.03.2022, deri në zgjidhjen e konfliktit me një vendim të formës së prerë.

2. Pezullimin e efekteve juridike të Vendimit të datës 21.01.2022, të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, si dhe të  çdo veprimi apo akti tjetër të dalë në zbatim të këtij vendimi, për realizimin e mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme Zgjedhore të FSHF-së të datës 02.03.2022, deri në zgjidhjen e konfliktit me një vendim të formës së prerë.

3. Pezullimin e veprimtarisë së Komisionit të Verifikimit të FSHF-së, në ushtrimin e kompetencave të tij statutore, për organizimin, mbikëqyrjen dhe drejtimin e Asamblesë së Përgjithshme të FSHF-së të datës 02.03.2022, deri në zgjidhjen e konfliktit me një vendim të formës së prerë”, thuhet në vendim.

Anulimi i zgjedhjeve për president vjen pak ditë pasi gjykata e Tiranës vendosi të mos njohë zgjedhjet në shoqatën rajonale të futbollit të kryera nga federata, ndërsa më pas shpalli të ligjshme asamblenë e thirrur nga Erion Veliaj, ku kryetar u zgjodh Eduard Prodani. Nga ana tjetër FSHF thotë se nuk i njeh vendimet e gjykatës së Tiranës, duke këmbëngulur se zgjedhjet e 2 marsit për president, por edhe asambleja e shoqatës së Tiranës ku kryetar u zgjodh Krenar Alimehmeti janë të vlefshme.

Një tjetër vendim në disfavor të Armand Dukës është marrë nga Gjykata e Tiranës, e cila e ka dënuar me një gjobë prej 700 mijë lekësh. Në argumentin e tyre, togat e zeza thonë se FSHF me në krye Armand Dukën, kanë zvarritur hetimet, duke kërkuar përjashtimin e gjyqtares Fida Osmani.

Ora 16:13
Penguan procesin gjyqësor, Gjykata e Tiranës gjobit me 700 mijë lekë FSHF

Gjykata e Tiranës nuk është mjaftuar vetëm me pezullimin e zgjedhjeve të FSHF në të gjithë vendin.

Ajo ka dënuar Presidentin e FSHF Armand Dukën me gjobë për pengim të procesit gjyqësor, pasi kërkonte përjashtimin e gjyqtares Fida Osmani. 

Në vendimin e saj, Gjykata ka dënuar me 700 000 lekë gjobë FSHF dhe drejtuesit e saj për pengimin e gjykimit lidhur me procesin e hapur për manipulimet me shoqatat rajonale me qëllim paracaktimin e rezultatit të zgjedhjeve të 2 marsit duke favorizuar Dukën.

Kjo është humbja e tretë e Armand Dukës në përballjen me drejtësinë shqiptare.

Ora 15:40
Armando Duka sfidon drejtësinë: Zgjedhjet për kreun e FSHF-në do i bëjmë me 2 mars

Pas vendimit të Gjykatës për të pezulluar garën e FSHF-së në të gjithë vendin, kjo e fundit, pavarësisht vendimit, sërish ka vendosur që zgjedhjet të bëhen me datë 2 mars 2022.

Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së, në një mbledhje të organizuar ditën e sotme, ka miratuar materialet e Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme Zgjedhore që zgjedhjet të zhvillohen me 2 mars.

Ky vendim i FSHF-së bie ndesh me vendimin e marrë nga Gjykata e Tiranës, ku u vendos që Federata e Futbollit nuk mund të zhvillojë dot zgjedhjet pa u shqyrtuar ankesat e bëra, duke pezulluar në këtë mënyrë Komitetin Ekzekutiv të FSHF-së për mbajtjen e zgjedhjeve të 2 marsit.

Ky vendim nga FSHF është publikuar disa minuta pas vendimit të marrë nga Gjykata.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gripi: 17/02/2022 18:13

    Mezi po e pritnim kete lajm te madh hahsha cfare popull gallate qe jemi. Lajmi kryesor Duka dhe jo Gjykata Kushtetuese qe komandohet si guret e shahut nga politika kriminale. Sot per here te dyte Like Floriri i shpetoi drejtesise edhe pse i kapur me bllok ne dore.

    Përgjigju
  • TA RRAS LALA: 17/02/2022 17:10

    O Öoni prej kapartoni üo Armando Duka është shëmbëlltyra e hajdutit e e njeriut më maskara. A i ke par fëmit e Armando Dukën djali 8bez me Mercedes 120.000 euro Bmw 95 mij euro Armando Duka me auto 200 mij euro e bija del në tribunën e vipave në Angli në fotografi. A e di ti sa kushton bileta në atë tribun ? ? ? Pra kto qindra mijra euro ku i gjen Duka kjo shum e llatarshme është e vështir për një bisesmen Gjerman që ti disponoj e Don Armando si ka problem. Prandaj o loni brek salepi thiri mëndjes tënde të mykur. Erjon Velija mund të jet i 500 të zezave por në ktë rast kundra Armando injorant Dukës ka plotësisht të drejt. E sa për Erjon Veliajn ka një ilaç kur votoni mos e votoni por Don Armando nuk bën zgjedhje. Prandaj duhet shporrur 1 or e më par nga federata o tu bëft tata o lon pata.

    Përgjigju
  • Loni: 17/02/2022 16:58

    Kerkesa per sigurim padie eshte nga nje pale qe quhet Akademia Luftetari (qe i bie diku nga Gjr.) Lajmin se ca vendos gjykata e jep nje individ se fundmi zgjedhur ne krye te nje shoqate futbolli. Media e quan kete fitore te radhes se kreut te bashkise Tirane, Veliaj, kunder FSHF dhe kreut te saj Duka. UEFA ben thirrje per mos ndikim politik. Ne dukje te gjithe keto elemente supozohet se jane "pa lidhje me njeri tjetrin". Nese do kishte lidhje...do te quhej konspiracion per te intimiduar dhe shperdoruar gjykaten per te ndikuar zgjedhjet ne FSHF. Dhe nuk ka rendesi nese Duka eshte i mire apo jo. Cka eshte e frikshme eshte ne mes te dites ndodhin te tilla gjera dhe le qe nuk shqetesohet njeri dhe e quajne normale por as prokuroria nuk nis ndonje hetim. Shyqyr qe i jane sulur Dukes dhe ai ka leke e pushtet dhe nuk do e gjeje gje. Por cfare behet per ne te thjeshtet? Sikur te na leshohen Veliajt e pushtetit per te na marre shpine, token, dyqanin??? Ashtu si ne Rusi qe eshte simbol i transformimit te klases komuniste ne kapitaliste por pa ndryshuar apo me keq shtuar represionin qe te jep pushteti pa pytur per ligje, ne Shqiperi ne kemi nje avantazh: SHBA nuk na kritikojne, perkundrazi na dekorojne!!!

    Përgjigju
  • gjykata: 17/02/2022 15:44

    ha haaaaaaaaaaaaaa edhe nja 10 vjet duka i krimit deri sa vendimi te mare frm.te prere...kena shtet plako !!!

    Përgjigju
    • prokuroria: 17/02/2022 15:52

      ca ka per te qeshur ketu?

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?