Politikë

‘Për ata që kanë merakun e gabuar!’ Rama ndan pamje nga shembjet e ndërtimeve pa leje: Pako me masa për ata që shkelin ligjin dhe për ata që mbyllin sytë para shkelësve (VIDEO)

9 Gusht, 18:35| Përditesimi: 9 Gusht, 18:41

  • Share

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se nuk po ndëshkohen vetëm pronarët e vegjël të subjekteve apo godinave pa leje, por edhe shkelësit e mëdhenj.

Në kuadër të aksionit për lirimin e hapësirave publike dhe shembjes së ndërtimeve pa leje, kreu i qeverisë ndau sot në Facebook pamje nga operacioni i IKMT në Vlorë për shembjen e ndërtimeve pa leje, ku e shoqëron edhe me një sqarim “për ata që kanë merakun e gabuar se s’po ndëshkoheshin shkelësit e mëdhenj”.

Ai sqaron se ngrenina në pamje nuk ishte as e para dhe nuk do jetë as e fundit që rrafshohet për paligjshmëri, teksa procese sekuestrimi e shembjesh po bëhen jo vetëm në Vlorë, por gjithandej.

Ai paralajmëron se pakoja e re e masave prek jo vetëm ata që bëjnë shkeljet, por edhe ata që “mbyllin sytë përpara shkelësve”.

Postimi i plotë i kryeministrit Edi Rama:

“Kjo video është për ata që kanë merakun e gabuar se s’po ndëshkohen shkelësit e mëdhenj, si edhe për të ritheksuar faktin që kjo ngrehinë këtu nuk është as e pari e as e fundit që rrafshohet për paligjshmëri, ndërkohë që të tjera procese sekuestrimesh po bëhen në Vlorë e jo vetëm, për shkelje brutale të lejeve të ndërtimit.

Njëkohësisht pakoja e re e masave që do të miratojmë së shpejti do të jetë një mesazh i qartë për të gjithë, ata që shkelin ligjin duke lënduar mjedisin e përbashkët po edhe ata që mbyllin sytë përpara shkelësve”.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Emigranti: 09/08/2025 22:17

    Po pallati i Mulit ne Skele kur do prishet? Eshte bere gangrena e lagjes ...

    Përgjigju
  • Refat: 09/08/2025 22:17

    Po e dini just qe karburanti qe po punon ajo makineria paguhet nga populli fukara dhe I vjedhur ktu e 80 vjet. Mjer ne dore te kujt kemi rene, kush na drejton. Hajdutet dhe qelbesirat, ky plehra mburret se po shemb. Ku ishte ky plehra kur u ndertua!

    Përgjigju
  • viron: 09/08/2025 20:41

    Ok prishin por si i ndërtuan sepse këto objekte nuk u bënë brënda natës kjo tregon se shteti dhe pushteti lokal nuk ka funksionuar ka qenë komplet i degjeneruar .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po i liron hapësirat publike aksioni i qeverisë?