Politikë

‘Për Dhërmi nga Tuneli i Llogarasë’, Rama publikon pamjet, pritet të hapet me 5 korrik

28 Qershor 2024, 12:37| Përditesimi: 28 Qershor 2024, 16:31

  • Share

Pas një javë rruga drejt jugut të Shqipërisë dhe disa prej zonave më të lakmuara turistike do të jetë më e shkurtër. Kjo pasi me 5 korrik pritet që të hapet tuneli i Llogarasë, ndërsa kryeministri Edi Rama ka publikuar disa pamje nga tuneli në rrejtet sociale të cilin e përshkuan teksa udhëton drejt Dhërmiut në jug.

“Për Dhërmi nga tuneli spektakolar i Llogorasë. Edhe pak ditë hapja për qarkullimin e lirë”, shkruan Rama.

Pak ditë më parë Rama bëri me dije se tuneli do të përurohet në 5 korrik 2024, duke shkurtuar distancën nga Dukati në Palasë nga 30 minuta në vetëm 7 minuta.

Me një gjatësi prej afro 6 kilometrash, tuneli kryesor është i veshur me beton dhe i pajisur me sistemet komplekse të drenazhimit, ventilimit, mbrojtjes kundër zjarrit dhe tymrave, ndriçimit, thirrjeve të emergjencës dhe sinjalistikës.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?