Për herë të parë, Çekia hap konsullatë në Sarandë, për jugun e Shqipërisë

17 Dhjetor 2021, 16:40| Përditesimi: 17 Dhjetor 2021, 16:45

  • Share

Republika e Çekisë ka hapur Konsullatë për qarqet e Vlorës dhe të Gjirokastër në qytetin e Sarandës. Konsulle e Republikës Çeke për Qarqet Vlorë dhe Gjirokastër në Sarandë do të jetë Lolita Poda Jorkieëitz.

Interesi i qytetarëve të Çekisë për të vizituar Shqipërinë dhe veçanërisht Sarandën, ka qenë vit pas viti i lartë, çka reflektohet edhe në hapjen e Konsullatës, e cila ndryshe nga vendet e tjera të cilat konsullatat i kanë kryesisht në Gjirokastër apo Vlorë, Republika Çeke ka përzgjedhur të caktojë si kryeqendër të Jugut të Shqipërisë pikërisht Sarandën.

Vitin e kaluar rreth 15 mijë shtetas çekë vizituan Shqipërinë dhe në pjesë e madhe prej tyre edhe Sarandë.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?