Për herë të parë, komedia ‘Vrasje në Paris’ shfaqet në skenën e teatrit të Vlorës! Regjisori: Emocion i papërsëritshëm

22 Prill 2023, 17:17| Përditesimi: 22 Prill 2023, 17:25

  • Share

"Vrasje në Paris" është komedia muzikore e dramaturgut francez Eugène Marin Labiche (uzhen maho Lebizh) që u shfaq për herë të parë në Shqipëri në skenën e teatrit “Petro Marko” në Vlorë.

Një miksim i zhanrit të parodisë, satirës dhe Vaudeville-t, premiera erdhi nën regjinë e Laert Vasilit. Publiku vlonjat shijoi interpretimin e shkëlqyer të aktorëve Afrim Agalliu, Artan Islami, Margent Caushi dhe Eva Pango.

“Ka qenë për herë të parë pasi Vaudeville s’para bëhen në Shqipëri. Kësaj radhe besoj ia kemi dalë. Është pëlqyer dhe shumë pasi dhe nga ana jonë pjesa e kërcimit, pjesa e këngës kërkon një impenjim më të madh sesa një komedi, dramë apo çfarëdo lloj shfaqje që të jetë”, tha aktori Margent Caushi.

Për regjisorin, njëkohësisht protagonist në shfaqje, Laert Vasili, emocioni para publikut vlonjat mbetet i papërsëritshëm, ndërsa lidhja e qytetit me parodinë është ajo që e shtyu ta sillte këtë shfaqje.

 “Arritje shumë e madhe të luash në këtë gjini shumë të vështirë përkrah një maestro mjeshtër siç është Afrim Agalliu. Arsyeja për të ardhur në Vlorë ishin pikërisht ata të dy për të krijuar një Vaudville, parodi, komedimuzikore në mënyrë që të tentonim ne aktorët dramatikë të krijonim një teatër brenda teatrit, në këtë gjini”, tha ai.

Komedia “Vrasje në Paris” do të shfaqet përgjatë fundjavës në teatrin “Petro Marko”, për t’u rikthyer sërish fundjavën e ardhshme.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?