Për katër netë mbahet në Borsh ‘South Outdoor’! Turistët e huaj në Shqipëri për festivalin: E duam këtë vend! Këngëtarët: Eksperiencë unike

26 Maj 2023, 15:34| Përditesimi: 26 Maj 2023, 15:53

  • Share

South Outdoor Festival startoi mbrëmjen e së enjtes në fshatin turistik të Borshit. Emra të njohur të muzikës shqiptare dhe DJ të huaj performuan në skenën e improvizuar në natyrë. Festivali do të zhvillohet përgjatë 4 netëve, deri të dielën, ku do të ngjiten në skenë të tjerë këngëtarë të njohur.

“Këto lloj aktivitetesh janë jeta jonë. E pritëm me shumë kënaqësi ftesën. Për mua është hera e parë që jam në këtë lloj koncerti dhe ka një superorganizim”, tha Redon Makashi.

“Për artistin është gjithnjë kënaqësi për të qenë në skena të mëdha. Dhe në çfarëdolloj mundësie që kemi e shfrytëzojmë dhe kjo është një mundësitë e pakta dhe sigurisht që do jetë shumë bukur ”, shprehet Elton Deda.

Interesi është i lartë me spektatorë nga gjithë bota.

“Unë vij nga Tirana për South Outdoor dhe do të qëndroj për tre netë bashkë me shoqërinë ”, thotë një vizitor vendas.

“Është hera e parë që vijmë. Shpresojmë që të kalojmë bukur dhe besoj se do kalojmë bukur” ,shprehet një turiste e ardhur nga Tirana.

“E dua këtë vend. Ky është vendi më i mirë që mund të gjenim. Kjo është hera ime e dytë që vij në Shqipëri është dita ime e tretë këtu dhe e dua vendin tuaj. Kam ardhur për pushime për të shijuar peizazhin e natyrës dhe gjithçka këtu”, u shpreh një turiste e huaj.

South Outdoor festival vjen kështu për të gjashtin vit radhazi në Borsh, edhe është promotor i zhvillimit të turizmit në jug të vendit.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?