Me qëllim rritjen e konsumit dhe mbrojtjes së mjedisit ujor, në Orikum të Vlorës prej 4 vjetësh festohet dita e Gaforres Blu. Më këtë festë kërkohet promovimi i saj në gastronomi
Një ditë në vit, vlonjatët ia kanë kushtuar Gaforres Blu. Pavarësisht se kohët e fundit ajo është shtuar shumë, edhe ka sjellë dëme për peshkatarët e peshqit, festa i bëhet për shijen e zaj në kuzhinë. Ky është vit i 4 i festës së Gaforres Blu.
Nexhip Hysolakoj nga zonat e mbrojtura, e konsideron konsumin e gaforres, një mbrojtje të mjedisit ujor
“Është nëj festë që sjell 3 mesazhe. Ndryshime klimatike kanë bërë që gaforrja blu të zhvillohet, dhe speciet autoktone të humbasin territorin. Kjo specie popullon detin, tregon që ka një intensitet shumë të lartë. Peshkatarët duhet ta promovojnë në gastronomi” tha Nexhip Hysolakoj.
Gaforrja blu është kthyer , një specie pushtuese që po shtohet vrullshëm në ujërat e Mesdheut dhe në ujërat tona bregdetare, si pasojë e transportit detar. Kjo specie arrin të gjej ushqim kryesisht në laguna dhe brigjet afër saj.