Kryeinspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, përgjysmon për tre muaj pagën e tij në shenjë solidariteti me qytetarët dhe bizneset e prekura nga masat ndaluese të koronavirusit.
"Një vendim ky i marrë si kontribut për lehtësimin e përballimit të nevojave për parandalimin e përhapjes së këtij virusi", shkruan Metani në përgjigje të thirrjes së kryeparlamentarit Gramoz Ruçi që institucionet e drejtësisë të japin në mënyrë vullnetare pagat e tyre.
Lajmi kryesor:
Banka e Shqipërisë pezullon shpërndarjen e fitimit bankar! Ul 50% edhe pagat e drejtorëve dhe administratorëve të saj
G.M./ReportTv.al